• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

03/07/2026
in Kryesore, Politikë
“E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalsorja”, ka ndarë një intervistë të dhënë për gazetën britanike Financial Times, ku flet për protestat e fundit në Shqipëri, emigracionin dhe vendimin e saj për t’u angazhuar në politikë.

Koçeku shkruan se në intervistë ka shprehur një bindje që, sipas saj, e ka ndjerë dhe përjetuar prej kohësh.

“Në këtë artikull, në Financial Times, kam shpreh atë që e kam ndje prej kohësh dhe që e kam përjetu edhe si histori personale: lufta e brezit tonë nuk asht me kërku nji vend tjetër ma të mirë për me jetu, por me e shndërru në ma të jetueshëm vendin të cilit i përkasim”, shprehet ajo.

Deklarata është interpretuar si një kritikë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe kushteve të jetesës në vend.

Çfarë shkruan “Financial Times”:

Artikulli i Financial Times ndalet te protestat që kanë shpërthyer pas kundërshtimeve ndaj projektit të zhvillimit në Zvërnec, duke vënë në dukje se punimet në zonë duket se janë pezulluar përkohësisht.

Gazeta kujton gjithashtu se Parlamenti Evropian, në mesin e qershorit, bëri thirrje për një moratorium mbi të gjitha punimet dhe lejet e reja të ndërtimit në zonat e mbrojtura të Shqipërisë, si dhe kërkoi shfuqizimin e amendamentit të njohur si “me pesë yje”.

Sipas artikullit, Koçeku e sheh valën e protestave si një shenjë të ndryshimit të mentalitetit të të rinjve shqiptarë.

“Prindërit tanë na rritën me idenë se lumturia qëndron përtej kufijve, por protestat po tregojnë se shqiptarët po e shohin tokën e tyre si një vend për të jetuar, në vend të një vendi për t’u larguar”, citohet ajo nga Financial Times.

Artikulli përshkruan edhe rrugëtimin personal të deputetes, e cila është rritur në një fshat të izoluar në veri të Shqipërisë, ku, sipas gazetës, mund të shkohet vetëm me varkë. Ajo studioi në Itali, por më pas u kthye në Shqipëri për të zhvilluar një projekt të turizmit të qëndrueshëm në shtëpinë e familjes së saj, përpara se të hynte në politikë.

Financial Times thekson se muajin e kaluar Koçeku u largua nga Partia Socialiste për shkak të qëndrimit të saj kundër projektit të vijës bregdetare në Zvërnec, duke u bërë deputetja e vetme e pavarur në Kuvend. Sipas artikullit, ajo ka deklaruar se pas këtij vendimi ka marrë kërcënime.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!