• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

03/07/2026
in Kryesore, Politikë
Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe deputetë të tjerë të opozitës kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë kundër vendimeve të Kuvendit që rrëzuan ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare: një për investimet në infrastrukturën rrugore dhe një tjetër për funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Kërkesa është firmosur nga 46 deputetë dhe është depozituar në Gjykatën Kushtetuese më 3 korrik 2026. Në dokument, opozita kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë, duke pretenduar se shumica parlamentare ka cenuar të drejtën kushtetuese të pakicës për ngritjen e komisioneve hetimore.

Sipas kërkesës, Kuvendi ka refuzuar ngritjen e komisioneve përmes vendimeve nr. 57/2026 dhe nr. 58/2026, të miratuara në seancën plenare të datës 9 prill 2026. Opozita pretendon se këto vendime janë marrë pa argumentim kushtetues të mjaftueshëm dhe pa ofruar formulime alternative për objektin e hetimit.

Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në

Në dokumentin e depozituar në Kushtetuese, deputetët kërkues argumentojnë se neni 77 i Kushtetutës e detyron Kuvendin të caktojë një komision hetimor kur këtë e kërkon jo më pak se një e katërta e deputetëve. Sipas tyre, kjo e drejtë nuk mund të varet nga vullneti politik i shumicës parlamentare.

Komisioni i parë i kërkuar nga opozita lidhet me kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore. Në kërkesë thuhet se hetimi do të përfshinte verifikimin e disa akseve rrugore dhe periudhën 2014–2025, me qëllim kontrollin e përdorimit të fondeve publike, zbatimin e standardeve ligjore dhe nxjerrjen e rekomandimeve për të parandaluar përsëritjen e problematikave në të ardhmen.

Komisioni i dytë lidhet me AKSHI-n dhe synon kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e këtij institucioni, vlerësimin e sigurisë kibernetike, mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve, si dhe analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s. Deputetët kërkues pretendojnë se çështja ka rëndësi të veçantë publike për shkak të rolit që infrastruktura digjitale shtetërore ka në shërbimet publike dhe në sigurinë e të dhënave.

Në kërkesë, opozita kundërshton argumentin e shumicës se komisionet hetimore mund të ndërhyjnë në kompetencat e organeve të tjera, si prokuroria apo Kontrolli i Lartë i Shtetit. Deputetët kërkues i referohen jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se ekzistenca e hetimeve nga organe të tjera nuk përbën pengesë automatike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për sa kohë komisioni respekton kufijtë e objektit të tij dhe nuk zëvendëson organet e drejtësisë.

Sipas opozitës, hetimi parlamentar ka qëllim të ndryshëm nga hetimi penal. Në dokument argumentohet se komisionet hetimore nuk përcaktojnë përgjegjësi penale individuale, por shërbejnë për të verifikuar veprimtarinë e institucioneve, për të identifikuar problematika në zbatimin e ligjit dhe për të propozuar masa ligjore ose institucionale.

Një tjetër argument i kundërshtuar nga kërkuesit është pretendimi se komisioni hetimor duhet të jetë mekanizmi i fundit i kontrollit parlamentar, pas pyetjeve, interpelancave apo mocioneve me debat. Opozita thotë se Kushtetuta dhe ligji nuk parashikojnë një rend të detyrueshëm të përdorimit të këtyre instrumenteve dhe se zgjedhja e mekanizmit të kontrollit i takon deputetëve kërkues.

Deputetët firmëtarë pretendojnë gjithashtu se kërkesat për ngritjen e dy komisioneve kishin objekt të përcaktuar qartë dhe lidhje të drejtpërdrejtë me funksionin kontrollues të Kuvendit. Sipas tyre, objektet e propozuara nuk cenojnë parimin e ndarjes së pushteteve dhe nuk përbëjnë marrje kompetencash nga prokuroria, gjykatat apo institucionet e auditimit.

Në kërkesë thuhet se vendimmarrja e Kuvendit krijon një konflikt kompetencash, pasi shumica parlamentare ka pamundësuar ushtrimin e një të drejte që Kushtetuta ia njeh pakicës parlamentare. Për këtë arsye, opozita kërkon nga Gjykata Kushtetuese të përcaktojë detyrimin e Kuvendit për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Deputetët kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të shpallë si të papajtueshme me Kushtetutën vendimet e Kuvendit për mosmiratimin e komisionit hetimor për investimet në infrastrukturën rrugore dhe komisionit hetimor për AKSHI-n. Ata kërkojnë gjithashtu shqyrtimin me përparësi të çështjes, duke argumentuar se vonesat mund të dëmtojnë efektivitetin e hetimit parlamentar.

Dokumenti është nënshkruar nga deputetë të opozitës, ndërsa përfaqësimi në këtë çështje është autorizuar për drejtuesit e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit ligjorë të përcaktuar në kërkesë.

Çështja tashmë do të shqyrtohet procedurialisht nga Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të vendosë fillimisht mbi pranueshmërinë e kërkesës dhe më pas, nëse e kalon çështjen për shqyrtim në themel.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!