• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

03/07/2026
in Kryesore, Politikë
Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

Në tetor të vitit 2024, Bashkia Gramsh ka shpallur kompaninë Meteo shpk fituese të tenderit me vlerë 800 mijë euro për ndërtimin e disa pritave në bregun e lumit Devoll, në kuadër të mbrojtjes së tokave bujqësore. Oferta fituese e kompanisë Meteo rezulton gati sa fondi limit duke e bërë të dyshimtë këtë tender, për të cilin ka pasur edhe ankesa.

Tenderi është firmosur nga nënkryetari i Bashkisë Gramsh, Tajar Bici, me autorizim të kryetarit Besion Ajazi. Pronar i kompanisë së ndërtimit Meteo është biznesmeni kontrovers Eral Myftaraj, i cili qëndron edhe pas disa kompanive të tjera, me të cilat shfaros pyje, zhvat para publike me tendera korruptivë si dhe pastron para, duke u mburrur se është ‘xhepi’ i Bledi Çuçit dhe lidhje e grupeve kriminale në Elbasan. Administrimin e kompanisë Myftaraj ia ka besuar shtetasit Erind Bengu.

Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të veprimtarisë së Bashkisë së Gramshit gjatë periudhës 2023-2024, përpos të tjerave, ka konstatuar se Eral Myftaraj, pasi ka fituar tenderin, ka vjedhur paratë publike përmes mashtrimit me zbatimin e kontratës me Bashkinë Gramsh, siç dyshohet se ka operuar edhe me tenderat e tjerë. Sipas KLSH-së, Bashkia Gramsh e ka paguar Eral Myftarajn për punë që nuk i ka kryer, pra që nuk ekzistojnë.

KLSH ka ngritur dyshime se Myftaraj ka mashtruar edhe me cilësinë e hekurit, ku i kërkon Bashkisë së Gramshit të ngrejë një grup pune për të verifikuar nëse pritat janë ndërtuar sipas kontratës.

“Bashkia Gramsh të ngrejë një grup pune për verifikimin e objektit Ndërtim i pritave në bregun e lumit Devoll, në kuadër të mbrojtjes së tokave bujqësorë, mbi kontrollin e
vendosjes së hekurit Ø6 në të gjitha brinjët për secilin gabion me përmasa 1x1x1, 1x1x1.5, 1x1x2 dhe 1x1x2.5 përgjatë gjithë mbrojtjes lumore, në të 4 rreshtat e tij përgjatë gjatësisë së mbrojtjes lumore dhe të mbajë dokumentacionin verifikues. Në rast se gjatë verifikimit në terren nga grupi i ngritur nga Bashkia, verifikohet që kjo sasi hekuri
nuk është vendosur nga sipërmarrësi i punimeve, Bashkia Gramsh të marrë masa për arkëtimin e vlerës prej 1,315,579 pa TVSH, si pagesë e punimeve të pakryera nga subjekti “M.” SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve në kontratën me nr. 4631 prot., datë 23.10.2024, me objekt ndërtim i pritave në bregun e lumit Devoll, në kuadër të mbrojtjes së tokave bujqësorë
“, thuhet në raportin e KLSH-së.

Kemi të bëjmë vetëm me një shembull se si Eral Myftaraj, duke korruptuar funksionarët publikë, përvetëson paratë publike me kartelin e kompanive të tij. Gjatë 5 viteve të fundit, me anë të kompanisë Meteo, Eral Myftaraj ka marrë rreth 33 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Tenderat i ka fituar kryesisht nga Bashkitë e Qarkut të Elbasanit, me flamur të kuq korrupsioni, por edhe nga Bashkitë Durrës, Tiranë, Shijak, Gjirokastër, Himarë, nga OSSH etj., me ndërhyrjen e dyshuar të Bledi Çuçit, ndonëse Myftaraj pretendon se tenderat i fiton për llogari të grupeve kriminale.

Përmes kompanisë Meteo, Eral Myftaraj kontrollon pjesërisht edhe kompaninë e energjisë elektrike Aga Solar Park Holding’s. Kjo e fundit kontrollon dy kompani të tjera AGA SOLAR dhe AGA- SOLAR 2.Ndërkaq, Aga Solar është aksionere në kompaninë Aga Solar I RF. Karteli i kompanive ka fituar licenca dhe para publike, duke qarkulluar miliona euro.

Eral Myftaraj është pronar edhe i kompanisë famëkeqe të shfarosjes së pyjeve në Qarkun e Elbasanit, AL-MEXWOOD. Përmes kësaj kompanie, gjatë 5 viteve të fundit, Eral Myftaraj ka marrë rreth 7 milionë euro në buxhetin e shtetit, me tendera kryesisht të paracaktuar me pazar në tavolinë.

Përmes kompanisë AL-MEXWOOD, Eral Myftaraj kontrollon edhe kompaninë ALMEX GREENWOOD shpk, me të cilën ka përfituar koncensionin nga Ministria e Mjedisit për Menaxhimin dhe zhvillimin teknologjik te prodhimit te fidaneve pyjor/arror ne fidanishten shteterore, Cerrik, Elbasan.

Eral Myftaraj rezulton aksioner edhe në kompaninë e falimentuar Albanian Archives, e cila ka përfituar gjithashtu para publike. Myftaraj kontrollon edhe kompaninë e riciklimit HXH shpk, pezulluar vitin e kaluar. Gjatë 9 viteve, kompania nuk ka dorëzuar bilance.

Ka dyshime të forta se ky kartel kompanish, përveçse është përdorur për të përlarë dhjetëra milionë euro para publike, ka shërbyer edhe për kamuflimin e devijimit të parave publike përmes transaksioneve në xhepat e zyrtarëve publikë dhe figurave të krimit.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!