AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

by Alb Times
02/07/2026
in Botë, Kryesore
6
0
OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi se shpërthimi i Hantavirusit konsiderohet zyrtarisht i përfunduar, pasi kontakti i fundit i një personi të ekspozuar rezultoi negativ dhe përfundoi periudhën e karantinës.

“Kontakti i fundit i një personi të ekspozuar ndaj Hantavirusit në anijen turistike MV Hondius ka përfunduar periudhën e karantinës, ka rezultuar negativ në testim dhe është kthyer në shtëpi. Që nga 25 maji nuk janë raportuar raste të tjera. Prandaj, kemi kënaqësinë të njoftojmë se OBSH e konsideron të përfunduar shpërthimin e Hantavirusit”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas OBSH-së, numri i përgjithshëm i rasteve gjatë këtij shpërthimi mbetet 13, ndërsa tre persona humbën jetën. Autoritetet shëndetësore identifikuan dhe monitoruan më shumë se 650 kontakte në 33 vende.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se puna nuk përfundon me mbylljen e shpërthimit. Tedros bëri të ditur se OBSH do të vijojë bashkëpunimin me qeveritë dhe partnerët ndërkombëtarë për të studiuar më tej Hantavirusin dhe për të përmirësuar njohuritë mbi zhvillimin e sëmundjes.

Po ashtu, organizata po koordinon një studim ku marrin pjesë 21 shtete, me synim zhvillimin e metodave më të avancuara diagnostikuese, trajtimeve dhe vaksinave që mund të përdoren në raste të ngjashme në të ardhmen.

Në përfundim të deklaratës së tij, kreu i OBSH-së falenderoi Argjentinën, Kepin e Gjelbër, Kilin, Holandën, Afrikën e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar dhe veçanërisht Spanjën për solidaritetin e treguar në mundësimin e zbarkimit dhe riatdhesimit të sigurt të pasagjerëve dhe ekuipazhit të anijes në Tenerife.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues në shesh, persona të tjerë e shpëtojnë! Policia u hedh gaz lotsjellës

28/11/2026

Ben Andoni komenton protestën: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja zgjidhje!

28/11/2026

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, nis aksioni për shoqërimin e protestuesve

28/11/2026

Policia përdor gaz lotsjellës, protestuesit kërkojnë strehim në bizneset pranë sheshit!

28/11/2026

Protestuesit shkatërrojnë dronin që Policia po përdorte për monitorimin e protestës

28/11/2026

“O shok, ka të sëmurë brenda”, protestuesit e maskuar dhe me shkopinj në duar ndalojnë sërish autoambulancën, e kontrollojnë për civilë dhe gaz lotsjellës

28/11/2026

Policia tjetër aksion për largimin e protestuesve nga Sheshi Skënderbej, ndërhyn me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës

28/11/2026

Protestuesit e maskuar thyejnë me shkopinj druri dritaret e Bashkisë

28/11/2026

Balla publikon pamjet e sulmit ndaj institucioneve: Janë vetëm mercenarë të paguar dhe nxitur nga Berisha, deputetët dhe llapa-partiçkat e tij

28/11/2026

Protesta e dhunshme! Lëndohet një protestueses, shtrihet pa ndjenja në Sheshin Skënderbej

28/11/2026

Tensionet në protestë/ Qytetari përplaset me Arlind Qorrin, i kërkon llogari për Sorosin

28/11/2026

Vijon e tensionuar protesta, hidhen molotovë drejt Bashkisë së Tiranës

28/11/2026

Dhunë dhe për festën kombëtare? Nuk u ngopëm me dhunë?

28/11/2026

Protestuesit rikthehen në Sheshin Skënderbej, rinisin sulmet me molotovë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

28/11/2026

Protestuesit e dhunshëm ndalojnë autoambulancën, dyshonin se ishte e mbushur me civilë dhe gaz lotsjellës

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues në shesh, persona të tjerë e shpëtojnë! Policia u hedh gaz lotsjellës
  • Ben Andoni komenton protestën: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja zgjidhje!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.