• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

02/07/2026
in Kryesore, Politikë
Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

Pas sulmeve, linçimeve dhe shtyrjes së protestuesve drejt dhunës, duket se Edi Rama ka vënë në zbatim planin B për të shuar protestën.

Qytetarët kanë 33 ditë që protestojnë dhe sot janë dhënë sinjale se Rama pritet të nisë një furtunë spastrimesh, si manovër për të zbutur revoltën qytetare.

Ka qenë kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cili akuzoi një pjesë të protestuesve për dhunën e ushtruar gjatë tubimit, ndërsa theksoi se qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore duhet të ndahen nga ata që, sipas tij, e kanë marrë peng protestën.

“Po si kujtoni ju se populli është budalla? Po shqiptarët e njohin ujkun edhe kur maskohet si mama dhia, lëre më si flamingo. Nuk e fshehni dot egërsinë talebane nën pendët e bukura rozë. Qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove u distancua përfundimisht nga dhuna e këtyre mbeturinave politike e sociale që morën peng protestën“, shkruan Balla.

Teksa më pas shtrin dorën e dialogut, Balla deklaron se janë gati të dëgjojnë shqetësimet edhe për ata që abuzojnë me karrigen e pushtetit. Pra, me gjasë do të nisë “prerja e kokave”.

“Edhe pak dhe do të vijë natyrshëm koha e dialogut me ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetësimet për natyrën deri te zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë“, shprehet Balla.

Më pas erdhi një reagim disi i ngjashëm nga vetë kryeministri Rama, i cili pasi sulmon ‘personat e dhunshëm’ flet për reflektim.

“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit”, shkruan Rama.

Nën rrogoz flitet se Rama pritet të bëjë ndryshime në qeveri dhe në nivele të tjera të administratës, kjo për shkak të presionit të protestave. Sot sinjalet janë dhënë, teksa kjo pritet të jetë lëvizja e radhës, me shpresën se revolta do të shuhet. Ndonëse qytetarët e kanë bërë të qartë se nuk ka dialog dhe se kushti kryesor është largimi i Ramës.

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!