• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

29/06/2026
in Kryesore, Politikë
Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

Ish presidenti Ilir Meta duket se po kalon një situatë të vështirë me shëndetin mendor, gjendje e cila është rënduar pas arrestimit në tetor të vitit 2024. Para izolimit në paraburgim për korrupsion dhe pastrim parash, Meta kishte nisur të shfaqte paranoja të theksuara, ku shpalli armiq dhe të shitur bashkëpunëtorët më të ngushtë në LSI. Dyshimeve për tradhti dhe komplot nuk i shpëtoi as bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, me të cilën u divorcua.

Para se të arrestohej, Meta largoi edhe rojet e Gardës së Republikës, duke i akuzuar si tradhtarë, agjentë, të shitur dhe se kishin mision për t’a përgjuar. Psikoza e Metës se çdo bashkëpuntor mund të ishte agjent dhe se mund t’a përgjonte besohet se buron nga trauma e videopërgjimit të realizuar nga Dritan Prifti.

Në maj të vitit të kaluar, Ilir Meta largoi si avokat të tij Genc Gjokutajn, i cili është avokat i Sali Berishës, i pandehur për korrupsion. Nuk pati një shpjegim për këtë vendim, por besohet se Meta nisi të dyshonte te Gjokutaj. Pavarësisht eksperiencës së tij në fushën e jurisprudencës, Meta largoi Gjokutajn, duke i besuar përfaqësimin me drejtësinë Kujtim Cakranit.

Ditët e fundit, Meta ka larguar si avokat edhe Kujtim Cakranin, tek i cili ka nisur të dyshojë. Studioja ligjore e Cakranit ka konfirmuar se bashkëpunimi me Metën është mbyllur për shkak të humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit mes palëve.

Ndërkaq, në seancën e fundit në GJKKO, Ilir Meta hodhi dyshime se ish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe kushëriri i saj Ardian Shatku janë agjentë të UDB-së dhe të Asflaias greke. Meta akuzoi Kryemadhin dhe Shatkun për komplot. Ky pretendim i Metës u mohua nga Cakrani, çka duket se e ka nxitur Metën që t’a shohë Cakranin si pjesë e komplotit të pretenduar.

Ndërkaq, Ilir Meta dyshon tek Monika Kryemadhi se mund t’a helmojë për llogari të UDB-së dhe shërbimeve greke. Sipas burimeve, Meta refuzon të konsumojë në burg ushqimin që i sjellin familjarët e tij për shkak të dyshimeve dhe frikës se mund t’a helmojnë. Muajt e fundit, i pushtuar nga paranojat dhe mendimet jashtë realitetit, Meta sheh kudo shenja komploti dhe agjentë të kamufluar që duan t’a heqin qafet.

Aktualisht Meta ka besim vetëm tek një personazh qesharak i quajtur Tedi Blushi, të cilit i ka besuar edhe administrimin e selisë të partisë në ish Bllok. Blushi luan rolin e Sanço Panços, i cili artikulon dhe u bën jehonë marrëzirave të Metës. Në një nga konferencat e fundit për shtyp, Blushi, përpos të tjerave, tha se arrestimi i Metës është një komplot ndaj marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

Më të lexuarat

  • Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika nga lufta ‘paralizon’ Hormuzin, anijet braktisin korridorin më të rëndësishëm të naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk jam antiamerikane”, Meloni trazon Italinë: Presidenti i ri mund të mos jetë nga e majta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U largua nga PS, iu bashkua protestuesve/ Balla thirrje “Neomalsores”: Dorëzo mandatin, i përket socialistëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Spiropali “thumbon” Ramën”?! Hedh tezën e “shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e lirisë mbi nënshtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash, Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re, ‘digjet’ edhe Rizarta Hoxha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!