Seanca plenare në Parlamentin e Gjeorgjisë është përfshirë nga kaosi, pasi një debat politik degradoi në përleshje fizike mes deputetëve të shumicës dhe opozitës.
Incidenti ndodhi të premten, 26 qershor, gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve, ku kryeministri Irakli Kobakhidze po prezantonte raportin vjetor të qeverisë.
Përplasja nisi pasi deputeti i opozitës, Giorgi Sharashidze, kritikoi kryeministrin për rolin e tij gjatë vizitës së fundit të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Pamjet e publikuara tregojnë deputetët duke u shtyrë dhe goditur me grushte në sallën e Kuvendit, ndërsa efektivët e sigurisë ndërhynë për të ndarë palët dhe larguan nga salla disa deputetë të opozitës.
Një situatë e ngjashme nuk është e re për politikën gjeorgjiane. Edhe në të kaluarën, debatet në Parlament kanë degjeneruar në përleshje fizike mes ligjvënësve, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme mes shumicës qeverisëse “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe opozitës.
A fistfight erupted in Georgia’s parliament during the final plenary sitting of the spring session. The confrontation started during the question-and-answer session after the annual report of the government delivered by Prime Minister Irakli Kobakhidze pic.twitter.com/fXhD1tBvEW
— Reuters (@Reuters) June 26, 2026

