• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

24/06/2026
in Kryesore, Politikë
“Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

Seanca gjyqësore e së mërkurës ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, kulmoi me një përplasje të fortë verbale mes tyre.

Teksa kanë pohuar më herët publikisht se nuk kanë pasur asnjë komunikim, të paktën prej divorcit të tyre më prill 2025, dy ish-bashkëshortët iu drejtuan njëri-tjetrit me tone të larta, shkruan A2.

Situata u ndez pasi i pandehuri Meta, duke iu referuar pretendimeve të SPAK, tha se nuk ekzistonte asnjë lloj ndikimi politik apo i paligjshëm ndaj biznesmenit Adrian Shatku. “Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i do zonja kryemadhi”, tha Meta.

Kaq mjaftoi që Kryemadhi të reagonte. “Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash!”, tha me ton Kryemadhi. Teksa gjykata ndërhyri dhe kërkoi qetësi, Kryemadhi vijoi: “Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babi im të çohet nga varri nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj edhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh”.

Situata u qetësua nga gjykata, që i paralajmëroi me përjashtim nga salla dhe gjobë, ndërsa Meta e mbylli me: “Unë nuk impresionohem nga aktrimet”.

Gjatë seancës, Meta dhe avokati paraqitën kundërshtitë e tyre ndaj akuzave të “korrupsionit”, “pastrimit të parave” e “fshehjes së pasurisë”, duke i konsideruar të pabaza e duke kërkuar papërdorshmëri të disa prej provave.

Avokati Kujtim Cakrani tha se aktakuza e SPAK ndaj Metës ishte e motivuar politikisht. Duke iu referuar episodeve për të cilat akuzohet Meta, avokati kërkoi pyetjen e më shumë se 100 dëshmitarëve, mes të cilëve, Edi Rama, Gramoz Ruçi e Taulant Balla, si edhe ish-funksionarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga kafazi i xhamtë i sallës, Meta tha se SPAK kishte gabuar në analizën financiare të tij dhe kërkoi ekspertizë të re, me të njëjtën metodë si u verifikuar pasuria e gjyqtarëve e prokurorëve në vetting.

“Jam Ilir Meta. Emri im është fuqia ime. Dal pa bodigardë në rrugë unë. Nuk kam cenuar kurrë interes kombëtar, publik apo personal të dikujt”, tha Meta.

Në seancën e radhës, të caktuar me 9 korrik, gjykata do të njihet me kundështitë e të pandehurës Monika Kryemadhi ndaj akt-akuzës së SPAK.

Më të lexuarat

  • Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pilivesa që sheh përmes gjethes shpallet imazhi më i mirë i biodiversitetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është bjondia që ka trazuar Shtëpinë e Bardhë, udhëtime sekrete me Trump, letra dhe fundjavat e golfit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U kap në Palasë pasi dhunoi dhe kërcënoi partneren me armë, kush është “Visi i Garave”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Emrat/ Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin: Viktimat janë babë e bir!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas ‘Besës’, Rama prezanton ‘shpikjen’ e radhës: ‘Pasqyrë Albania’ do gjurmojë hallet e qytetarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!