• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

22/06/2026
in Kryesore, Politikë
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur mbi deputeten Marjana Koçeku dhe largimin e saj nga PS, duke theksuar se hapja e partisë ndaj figurave të reja ka sjellë energji dhe përfaqësim të ri nga njëra anë.

Blendi Klosi tha se strategjia e PS-së në zgjedhjet e fundit ishte të promovonte sa më shumë kandidatë të rinj, me synimin për të sjellë një frymë të re në Kuvend.

“Ne jemi 83 deputetë të Partisë Socialiste dhe me vetëdije, në garën e fundit elektorale, ne bëmë atë formulë që në garë në zonë të mbyllur, pra në zonën e sigurt, të ishin shumë të rinj, të ishin vetëm drejtuesit politikë në zonë të mbyllur. Dhe të gjithë ata që kishin një mandat, të ishin në zonën e hapur për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Kjo bëri natyrisht që të kishim një prurje shumë të re në parlamentin shqiptar, të kishim deputetë të rinj, të cilët vinin për të sjellë atë frymën e re. Pra, që kërkojnë sot protestuesit? Me zonjën Mariana kam pasur afrimitet dhe e vlerësoja për sensin e asaj çfarë përfaqësonte. Vinte nga kjo politika jonë e zhvillimit të zonave të largëta, vinte nga politika jonë për të zhvilluar këta, për t’i afruar dhe për t’u dhënë simbole të njerëzve që vijnë nga puna, nga një agroturizëm që ajo kishte ndërtuar me familjen e saj. Pra, e shkolluar. Por kur hapesh kaq shumë dhe kur kërkon që të pranosh kaq shumë të rinj, padyshim ka kostot e veta. Pra, hapja padyshim ka pasoja”, tha Klosi në “Euronews Albania”.

Klosi kundërshtoi edhe kërkesat për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, duke argumentuar se ky ligj garanton mbrojtjen e një pjese të konsiderueshme të territorit të vendit dhe përbën një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

“Të thuash që politika e tyre thotë “refuzohet ligji për zonat e mbrojtura”, tani kjo është komplet të dalësh jashtë gjithë kësaj që diskuton. Pra, padyshim që mbase s’kanë ekspertizën e nevojshme, por ligji i zonave të mbrojtura mbron, ka një mbrojtje speciale për 25% të territorit të Shqipërisë. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për Nartën, për Vjosën, për Zvërnecin, për Alpet”, shtoi ai.

Duke u ndalur te çështja e Zvërnecit, sipas Klosit tashmë është kuptuar rëndësia e investimeve të tilla për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

“Meqenëse Zvërneci ka dalë fare, se me sa duket Zvërneci ishte loja, nuk ka më njeri që të dalë dhe kundra Zvërnecit. Ati as ata që e formulojnë nuk e formulojnë dot më që janë kundër një investimi të tillë në Shqipëri, pasi realisht besoj që e kanë kuptuar që ishte momenti, e përfituan nga momenti, por nuk mund ta mbajnë tezën e refuzimit të Zvërnecit. Pra, po them, të thuash që të shfuqizohet ligji i zonave të mbrojtura, të heqësh mbrojtjen mbi një pasuri natyrore që ne kemi, se Shqipëria këtë mbase ka nga vlerat e saj më të mëdha në turizëm”, tha ai.

Më të lexuarat

  • Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

    Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbi 20 ditë protestë, Balla tregon emrat e organizatorëve: Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë së re” (Video)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi në Post Ferma VIP (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vetëpastrimi i partisë duhet të nisë nga ty”/ Kryesocialistja e Shkodrës i kthehet Elisa Spiropalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani kundërshton deklaratat e SHBA-së: Bashkëpunimi me ‘IAEA’-n vazhdon sipas procedurave aktuale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çunat e Londrës me blogeret në Dhërmi, ja pse kishte pak protestues mbrëmë para Kryeministrisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skadon ultimatumi i dorëheqjes / Avokati i Berishës: Nga sot s’ka më paqe. Çim Peka: Gati për përballje fizike, këtë mund t’a bëjmë vetëm ne që kemi 15 vite që lutojmë me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vajza e Fatos Lubonjës u pagua nga dhëndri i Berishës, firmosi grabitjen e ish Klubit Partizani, si gënjeu sot para GJKKO duke mbrojtur aferën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!