AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

by Alb Times
21/06/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej tre javësh, Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash kundër projekteve për ndërtimin e resorteve turistike në Lagunën e Nartës dhe në ishullin e Sazanit, të dyja të lidhura me biznesmenin amerikan Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Protestat popullore, të cilat shpërthyen pas dhunës së ushtruar nga rojet private të sigurisë ndaj protestuesve në kantierin e resortit në Zvërnec në 30 maj, janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër establishmentit politik në Shqipëri, e vetëquajtur “Revolucioni i Flamingove”.

Mijëra qytetarë kanë zbritur çdo ditë në shesh në Tiranë, ndërsa dhjetëra tubime më të vogla janë zhvilluar në qytete të tjera të vendit dhe në diasporë.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projekteve të mbështetura nga qeveria si investime strategjike në zona të mbrojtura mjedisore, si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për një qeverisje të korruptuar, të shoqëruar nga një sërë skandalesh. Në mënyrë të ngjashme, ata mbajnë përgjegjës edhe kreun e opozitës, Sali Berisha, i cili po gjykohet nga SPAK për akuza korrupsioni dhe pastrimi parash. “Rama n’burg, Berisha n’burg” është kthyer në sloganin kryesor të protestës.

Kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë kërkesat e protestuesve, duke deklaruar se, për sa kohë ai do të jetë në detyrë, projekti i resortit të Kushner do të vazhdojë. Ai dhe përfaqësues të Partisë Socialiste kanë argumentuar se lëvizja është manipuluar nga aktorë të jashtëm, përfshirë Greqinë dhe Iranin.

Për të mbështetur këto pretendime, qeveria ka qarkulluar në qarqet diplomatike një raport të kompanisë amerikane Blackbird AI, i cili analizon përhapjen në rrjetet sociale të narrativave kundër projektit të Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre të mundshëm nga aktorë të koordinuar.

Ndryshe nga sa ka deklaruar publikisht qeveria, raporti pranon se pakënaqësitë që ushqejnë protestën janë “legjitime” dhe nuk pretendon se vala e tubimeve është e nxitur nga aktorë të huaj, por thekson se jehona e tyre është amplifikuar në platformat sociale nga rrjete amerikane që kundërshtojnë qeverisjen e Trumpit dhe nga ato të lidhura me qeverinë ruse.

“Pjesa më e madhe e aktivitetit negativ të lidhur me zhvillimin e resortit Kushner–Trump ndodhi në platformën X, e nxitur kryesisht nga aktorë me bazë në SHBA, të lidhur me kampin anti-Trump dhe Partinë Demokratike, të cilët e shfrytëzuan këtë çështje për të avancuar narrativat e tyre politike dhe për ta zgjeruar jehonën e saj përtej audiencës vendase”, shkruan raporti.

“Më pas, aktorë të lidhur me shtetin rus i amplifikuan këto narrativa, me gjasë për të thelluar ndarjet ekzistuese dhe për të forcuar kundërshtimin ndaj projektit”, shton raporti.

Amplifikimi nga aktorët anti-Trump

Një grup investitorësh të lidhur me Jared Kushner kanë propozuar ndërtimin e një resorti masiv në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, një projekt që, sipas qeverisë shqiptare, kap vlerën e 4 miliardë dollarëve.

Projekti është kundërshtuar nga aktivistët mjedisorë, të cilët argumentojnë se ndërtimi në Lagunën e Nartës përbën një kërcënim për monumentet natyrore dhe për specie të ndryshme kafshësh e shpendësh, përfshirë flamingot, të cilat janë kthyer në simbol të protestës.

Kundër projektit janë shprehur edhe banorët e Zvërnecit, të cilët pretendojnë se resorti është planifikuar të ndërtohet mbi toka që u përkasin atyre dhe që, sipas tyre, janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme nga individë të lidhur me krimin e organizuar, të cilët po hetohen nga SPAK për pastrim parash dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Blackbird AI është një platformë që analizon narrativat që qarkullojnë në rrjetet sociale, duke përdorur inteligjencën artificiale për të identifikuar kërcënime dhe mundësi për klientë qeveritarë dhe kompani private.

Sipas kompanisë, raporti i përpiluar prej saj synon të ofrojë një pasqyrë të narrativave kundërshtuese që lidhen me projektin e propozuar prej 4 miliardë dollarësh të Jared Kushner në Zvërnec gjatë periudhës 22 maj – 9 qershor, në platformat X, Telegram, TikTok, Reddit dhe në mediat online.

Raporti i Blackbird AI argumenton se polemikat rreth resortit Kushner–Trump u transformuan nga një debat lokal, i lidhur me shqetësimet për qeverisjen dhe mjedisin, në një çështje me profil të lartë politik ndërkombëtar, e nxitur kryesisht nga aktorë amerikanë anti-Trump dhe e amplifikuar më pas nga rrjete të lidhura me shtetin rus.

Sipas raportit, toni dominues i diskutimit ishte armiqësor ndaj projektit, ndërsa narrativat kryesore shënjestronin fillimisht Kushnerin përmes retorikës konspirative, denigruese dhe antisemite, përpara se ta zhvendosnin fokusin te qeveria shqiptare.

“Angazhimi në rrjetet sociale u rrit në mënyrë dramatike kur aktorë me ndikim anti-Trump e amplifikuan debatin”, shkruan Blackbird AI. “Përfshirja e tyre e zgjeroi çështjen përtej Shqipërisë dhe e transformoi atë në një përplasje më të gjerë politike rreth Trumpit, akuzave për korrupsion, Izraelit dhe ndikimit të elitave”, shton raporti.

Sipas Blackbird AI, volumi i postimeve në rrjetet sociale u rrit ndjeshëm më 2–3 qershor dhe sërish më 6 qershor, si rezultat i amplifikimit të debatit nga figura amerikane anti-Trump, përfshirë Hunter Biden, djalin e ish-presidentit amerikan Joe Biden, si dhe nga përmbajtje të publikuara në gjuhën shqipe në TikTok.

Influenca malinje e huaj

Raporti i Blackbird AI bazohet në analizën e 879,067 postimeve në rrjetet sociale nga 222,854 autorë të ndryshëm, të cilat kanë gjeneruar rreth 3,2 milionë ndërveprime në katër platforma – Reddit, X, Telegram dhe TikTok – si dhe në media të ndryshme online.

Nga kjo masë prej qindra mijëra postimesh, Blackbird AI thotë se ka identifikuar shtatë postime ose diskutime të amplifikuara nga ekosistemi informativ i lidhur me qeverinë ruse, përfshirë llogari anonime që shfaqin shenja koordinimi.

Kompania sjell si shembull një postim të publikuar më 2 qershor nga llogaria në X me emrin @Iranwarupdate, i cili, sipas raportit, u amplifikua brenda 20 minutash nga një rrjet llogarish që promovojnë narrativa në përputhje me interesat e shtetit rus. Sipas kompanisë amerikane, megjithëse mesazhi ishte formuluar në gjuhë neutrale, ai synonte të nxiste dyshime dhe të inkurajonte audiencën të vinte në pikëpyetje motivet që qëndronin pas projektit. Postimi u pasua nga një valë ripostimesh pothuajse identike, të cilat krijuan përshtypjen e një shqetësimi të gjerë publik, ndonëse buronin nga një rrjet i përqendruar llogarish. Ky proces amplifikimi, sipas Blackbird AI, vazhdoi në disa valë të njëpasnjëshme, duke e mbajtur narrativën të dukshme deri më 4 qershor.

Megjithatë, raporti jep pak detaje mbi ndikimin real që kanë pasur këto diskutime të amplifikuara ose mbi shkallën e ndikimit të aktorëve që, sipas kompanisë, shpërndanin narrativa të lidhura me Rusinë.

Ndërhyrja greke?

Një nga pretendimet e qeverisë shqiptare për protestat popullore kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec ka qenë se ato janë nxitur nga Greqia, për shkak të konkurrencës në sektorin e turizmit mes dy vendeve.

Raporti i Blackbird AI analizon postimet në gjuhën greke që përmendin projektin, por nuk vendos asnjë lidhje mes tyre dhe protestuesve në rrugët e Shqipërisë.

Sipas raportit, postimet në gjuhën greke përbëjnë më pak se 1 për qind të përmbajtjeve të identifikuara si pjesë e narrativave kundër resortit. Nga këto, kompania pretendon se rreth 20 për qind shpërndahen nga llogari që publikojnë shpesh qëndrime ose narrativa të lidhura me shtetin rus.

“Aktiviteti u përqendrua në një periudhë prej rreth 10 ditësh, çka përputhet më shumë me amplifikimin e zhvillimeve konkrete (bllokimin e llogarive bankare nga SPAK, deklaratat e Ramës dhe vetë protestat) sesa me një fushatë të planifikuar dhe të ushqyer gradualisht nga aktorë të caktuar”, shkruan raporti.

“Baza e autorëve ishte ideologjikisht e larmishme, ku grupe që zakonisht qëndrojnë në kampe të kundërta – nga e djathta ekstreme dhe nacionalistët te e majta dhe aktivistët mjedisorë – u bashkuan vetëm në kundërshtimin e projektit”, përfundoi raporti. /BIRN

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Jemi në Tiranë apo në Teheran?!

13/10/2026

VIDEO/ Protestuesit shkatërrojnë gjithçka në biznese, i vënë zjarrin materialeve në rrugë! Policia në gatishmëri (FOTO)

13/10/2026

“Airbus” drejt një fabrike të tretë në Marok, rritje e pranisë me 30% dhe 1300 të punësuar!

13/10/2026

“Projekti do realizohet”- Çështjet “Kushner” dhe “SHISH”, Rama flet nga Luksemburgu: Sistemi po funksionon, po luftojmë korrupsionin!

13/10/2026

“Shqipëria kryeson progresin e integrimit”- Marta Kos: Ka ambicien të mbyllë kapitujt deri në fund të 2027-s!

13/10/2026

Protesta del jashtë kontrollit, nis sulmi edhe ndaj bizneseve private te “Rruga e Durrësit”! Persona me maska shkatërrojnë disa prej tyre (FOTO)

13/10/2026

“E ardhmja juaj është në BE”- Konferenca e 10-të Ndërqeveritare me BE, ministri irlandez Byrne: Shqipëria të vijojë me ritmin e reformave!

13/10/2026

“Le ta tundim këtë shtëpi dhe ta bëjmë realitet”- Rama në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE: Një hap tjetër vendimtar

13/10/2026

“Ka qenë nderi i jetës sime t’i shërbej…”, Kimberly Guilfoyle jep dorëheqjen nga posti i ambasadores së SHBA-së në Greqi!

13/10/2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, digjen kosha plastikë dhe policia përdor gaz lotsjellës

13/10/2026

Flamingot deshën të rinonin protestën, por ‘plakën’ studentët

13/10/2026

Manuali me 4 hapa: Si të “shpëtosh” arsimin dhe demokracinë pa shkruar asnjë rresht

13/10/2026

Detajet/ SPAK goditi grupin kriminal të trafikimit të emigrantëve, ekzekutohen 7 masa sigurimi! Mes të arrestuarve dhe 2 punonjës policie

13/10/2026

“Dhuna nuk justifikohet”, Demo: Goditja ndaj efektivëve nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar

13/10/2026

Mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Jemi në Tiranë apo në Teheran?!
  • VIDEO/ Protestuesit shkatërrojnë gjithçka në biznese, i vënë zjarrin materialeve në rrugë! Policia në gatishmëri (FOTO)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.