AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

by Alb Times
15/06/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që Brukseli zyrtar ka vendosur si kusht thelbësor për integrimin e Shqipërinë në Bashkimi Europian rritjen e transparencës dhe luftë të vendosur kundër korrupsionit në çështjen e pronave, Agjecia Shtetërore e Kadastrës, gjatë dy viteve të fundit që drejtohet nga Lorena Goxhobelli, është shndërruar në një institucion-bunker.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, gjatë një raportimi të zhvilluar këtë të Hënë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, kërkoi ndërhyrjen urgjente të Kuvendit të Shqipërisë që të krijojë aksesin për të kryer kontroll pranë Agjencisë së Kadastrës.

Ai deklaroi se “KLSH nuk ka asnjë lloj aksesi me ASHK dhe nuk mund të shtrohet aspak për diskutim marrëdhëniet ndërinstitucionale”.

Duke rikujtuar se “regjistrimi i pronave duhet të ketë transparencë të plotë dhe çdo qytetari duhet t’i vihet në dispozicion çdo informacion i detajuar”, Shehu theksoi se “nuk kemi arritur të marrim akses as minimal në të dhënat e këtij institucioni”

Në foto: Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit kërkoi sërish ndërhyrjen e Parlamentit për të sjellë situatën në shinat e normalitetit, pasi prej gati dy vitesh Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bllokuar çdo lloj komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionin më të lartë kushtetues të Auditimit në Shqipëri.

“Problematika e pronës në Shqipëri ka një rëndësi thelbësore dhe KLSH-ja ka kryer të gjitha veprimet për procese audituese të plota, por është hasur në këtë lloj pengese prej një kohe të gjatë. Do të ishte e vlefshme qe të na mbështesni në realizimin e këtyre proceseve”, iu drejtuar Arben Shehu deputetëve të të gjithë kaheve politike në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Sipas tij, institucionet duhet të jenë të ndërgjegjshme, pasi gjithsecili ka detyrimin të bashkëpunojë me institucionet, duke mbajtur në konsideratë që qëllimi i punës është shërbimi ndaj shoqërisë dhe qytetarëve.

Kreu i KLSH-së deklaroi në seancën dëgjimore se janë bërë disa kallëzime për çështjet që lidhen me Agjencinë e Kadastrës. Megjithatë, për Shehun, zgjidhja duhet të jetë shumë e gjerë se sa rastet penale.

“E theksoj dhe njëherë rëndësinë thelbësore që ka monitorimi i punës në drejtimin e regjistrimeve,  duke filluar nga prona shtetërore, e cila nëse mbetet e paregjistruar është në një nivel risku shumë të lartë. Por edhe prona private të secilit nga qytetarët, konform detyrimeve ligjore duhet të kenë procese të rregullta të regjistrimit, dhe qytetarët të kenë akses dhe informacion se çfarë bëhet me pronat private”, deklaroi kryekontrollori shtetëror, Shehu.

Ai deklaroi gjithashtu se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka të gjithë kapacitetet për të kryer auditimet në kohën e duhun dhe për të dhënë rekomandimet apo masat e nevojshme.

Situata bllokuese, sipas asaj që u diskutua në Komisionin e Ekonomisë, po zhvillohet prej mëse dy vjetësh, periudhë kohore që përkon me drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga Lorena Goxhobelli.

Në foto: Lorena Goxhobelli drejton Agjencinë Shtetërore të Kadastrës prej Korrikut 2024

Përgjatë kësaj periudhë, janë shtuar ndjeshëm problematikat dhe akuzat publike, por jo vetëm, lidhur me çështjet e pronësisë, sidomos në zonat bregdetare.

Gjatë kësaj periudhe, vetëm në Kadastrën e Vlorës janë ndërruar të paktën 10 titullarë, të cilët jepnin dorëheqjen pasi qëndronin vetëm pak ditë apo javë në detyrë.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe as qeveria nuk dhanë asnjë arsye dhe nuk bënë asnjë transparencë për situatën absurde në Kadastrën e Vlorës. Zgjidhja e vetme që iu dha kësaj çështjeje ishte kalimi i Kadastrës së qytetit bregdetar në kontrollin e plotë të ASHK-së në Tiranë.

Aktualisht, Tiranë, por edhe qytete të tjera, janë përfshirë nga protestat qytetarë, të cilat në gjenezën e tyre kishin pikërisht dyshimet mbi tjetërsimet kriminale të pronave në bregdetin e Vlorës.

Së fundi, në rezolutën dhe raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë (të njohur si raporti IBAR), çështja e pronave adresohet me kritika dhe kërkesa për ndërhyrje të menjëhershme. Dokumenti kërkon adresimin e abuzimeve në zonat bregdetare dhe ato me minoritete, duke theksuar nevojën për një kompensim të drejtë në rastet e shpronësimeve.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.