shtu siç sinjalizuam disa ditë më parë, Prapaskena sjell evidenca me natyrë penale mbi një skemë të dyshuar evazioni fiskal, faturimesh fiktive, falsifikimi dokumentacioni, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, të kryer nga Arlinda Guri Meko, në bashkëpunim me bashkëjetuesin dhe bashkëpunëtorin e saj Alfred Rushit Mezini.
Arlinda Meko ka vepruar si derivat dhe kamuflim i Bedri dhe Rogers Rryta, babë e bir, pronar i një rrjeti kompanish me aktivitet të dyshimtë, përfshirë edhe kompaninë Mega Distribution shpk. Përmes faturimeve fiktive, shpesherë jashtë objektit të veprimtarisë së kompanive, Arlinda Meko (Kola) ka mundësuar pastrimin e jo vetëm parave të korrupsionit të AKSHI-t, por edhe të aktiviteteve të tjera të paligjshme.
Nga analiza e dokumentacionit, ekstrakteve të QKR-së, pasqyrave financiare, pasqyrave analitike të blerjeve/shitjeve dhe informacioneve të administruara, rezulton ekzistenca e një mekanizmi të organizuar financiar dhe tatimor, i cili dyshohet se ka funksionuar për disa vite nëpërmjet:
-faturimeve fiktive;
-kreditimit artificial të TVSH-së;
-përdorimit të dokumentacionit të falsifikuar;
-qarkullimit të padeklaruar të parave;
-fshehjes së të ardhurave;
-si dhe përdorimit të personave dhe shoqërive të lidhura.
Rrethana faktike
Arlinda Meko (Kola) rezulton pronare e shoqërisë “Bicontal Solution” sh.p.k., NIPT: L21312016B, me adresë: Rruga Sami Frashëri, Pallati Titan Konstruksion, Zona Kadastrale Nr.8380, Kati 10, Apartamenti 34. Sipas ekstraktit të QKR-së, disa ndryshime gjatë veprimtarisë së saj janë: Depozitimi i certifikatës familjare date 15.05.2018 ku vertetohet ndryshimi i mbiemrit te ortakes dhe administratores, nga “Arlinda Kola” në “Arlinda Meko”.
Depozitimi i vendimit date 06.02.2019, ku është vendosur, ndryshimi i adresës kryesore te ushtrimit te aktivitetit te shoqërisë, nga Njësia bashkiake nr.5, Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati Moskat nr.1, Shkalla 2, Kati 2 Apartamenti 11, në rruga Sami Frashëri, Pallati Titan Konstruksion, Zonë Kadastrale Nr.8380, Kati 10, Apartamenti 34 dhe ndryshimin e adresës së e-mail-it në kola.arlinda@gmail.com
Depozitimi i vendimit të asamblesë së përgjithshme, datë 12.06.2019, ku është vendosur: ndryshimi i numrit të kontaktit. Telefon ishte (“0694263880”) u bë (“0692075194”)
Alfred Mezini, ushtron profesionin e avokatisë i regjistruar në QKR si person fizik, NIPT L62203028F dhe numër kontakti 0672174884.
Rezulton gjithashtu se znj. Arlinda Meko është pjesë e ekipit të punës së shoqërisë “Albanian Consultancy”, NIPT: L41310001P, me administrator shtetasin Gentian Barjamaj, shoqëri me aktivitet në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe konsulencës fiskale.
Nga informacionet dhe dokumentacioni i pasqyrave analitike të blerjeve/shitjeve, transfertave financiare dhe informacionit të administruar, rezulton se skema e dyshuar e evazionit fiskal dhe kreditimit artificial të TVSH-së funksiononte nëpërmjet një mekanizmi të organizuar financiar ndërmjet shoqërive “Mega Distribution”, “Alban Construzioni”, “FASTECH” sh.p.k. dhe “SOFT SOLUTION” sh.p.k.
Skema e faturimeve fiktive dhe pastrimit të parave
Konkretisht, “Mega Distribution” lëshonte fatura tatimore me TVSH ndaj subjekteve të sipërcituara për punime, shërbime apo situacione teknike të dyshuara si fiktive ose të pambështetura me dokumentacion real teknik dhe ekonomik.
Pas lëshimit të faturave:
-subjektet përfituese kryenin pagesat nëpërmjet sistemit bankar drejt llogarive të “Mega Distribution”, duke krijuar në dukje transaksione të rregullta tregtare;
-këto pagesa përdoreshin për të justifikuar kreditimin e TVSH-së dhe uljen artificiale të detyrimeve tatimore të shoqërive përfituese;
-më pas shumat e transferuara tërhiqeshin cash nga llogaritë e “Mega Distribution”;
-dhe sipas informacioneve të disponuara, pjesa kryesore e shumave u rikthehej subjekteve paguese pa komponentin e TVSH-së.
Në këtë mënyrë subjektet që merrnin faturat përfitonin kreditim artificial të TVSH-së dhe rritje fiktive të shpenzimeve, ndërsa organizatorët e skemës përfitonin vlerën e TVSH-së dhe diferenca monetare të padeklaruara.
Për ta bërë më të qartë mënyrën e funksionimit të skemës së dyshuar, po japim një shembull ilustrues:
Në rast se një subjekti i pritej një faturë fiktive në vlerën totale 10,000,000 lekë me TVSH, kjo shumë përfshinte rreth 1,666,667 lekë TVSH dhe rreth 8,333,333 lekë vlerë bazë të faturës. Subjekti që merrte faturën kryente pagesën e plotë nëpërmjet bankës drejt llogarisë së “Mega Distribution”, duke krijuar në dukje një transaksion të rregullt tregtar. Në dokumentacion rezultonte sikur kanw shitur çokollata dhe biskota, ndërkohë që ekzistojnë dyshime të forta se këto blerje nuk janë kryer realisht.
Në këtë mënyrë, subjekti përfitonte dy avantazhe financiare ulte artificialisht fitimin e tatueshëm duke e regjistruar faturën si shpenzim biznesi si dhe përfitonte kreditim të TVSH-së prej rreth 1,666,667 lekësh, duke ulur detyrimet që duhej t’i paguante shtetit.
Më pas, sipas mekanizmit të dyshuar, pasi shuma kalonte në llogaritë bankare të “Mega Distribution”, paratë tërhiqeshin cash nga Arlinda Meko dhe personat e lidhur me të. Nga informacionet e administruara rezulton se pjesa më e madhe e shumës, konkretisht rreth 8,333,333 lekë, u rikthehej në dorë subjekteve paguese jashtë sistemit bankar, ndërsa organizatorët e skemës mbanin për vete vlerën e TVSH-së dhe komisione të konsiderueshme monetare për çdo faturë të prerë.
Pra, praktikisht biznesi që merrte faturën fitonte ulje të taksave dhe justifikim artificial të shpenzimeve, ndërsa organizatorët e skemës përfitonin para cash të padeklaruara nga TVSH- ja dhe komisionet.
Ky mekanizëm dyshohet se është përdorur në mënyrë të përsëritur dhe të organizuar për të krijuar faturime fiktive, për të shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, për të fshehur qarkullimin real monetar dhe për të gjeneruar të ardhura të padeklaruara në vlera të konsiderueshme.
Nga analiza e pasqyrave analitike të blerjeve dhe shitjeve ndërmjet “Mega Distribution” dhe “Alban Construzioni”, NIPT: J61904069R, rezulton se gjatë vitit 2021 janë deklaruar fatura shitje në vlerën totale 66,901,747 lekë me TVSH.
Nga kryqëzimi i faturave rezulton një model i përsëritur dhe i organizuar faturimi, i cili ngre dyshime të forta për transaksione fiktive me qëllim kreditimin artificial të TVSH-së.
Konkretisht konstatohet se:
-faturat janë lëshuar pothuajse gjithmonë në datën 1 të muajit;
-në të njëjtën ditë janë prerë deri në shtatë (7) fatura;
-numrat serialë të faturave nuk ndjekin rendin normal kronologjik;
-mungon logjika ekonomike dhe operative e transaksioneve, ndërsa dokumentacioni teknik mbështetës rezulton i munguar ose i dyshimtë.
Nga pasqyra analitike e blerjeve për periudhën Prill 2021 Dhjetor 2021 rezultojnë ndër të tjera këto fatura:
Nr. Serie – Vlera me TVSH – Datë
98018704-3,840,000 lekë – 01.06.2021
98018654-4,560,000 lekë – 01.06.2021
98018601-3,300,000 lekë – 01.06.2021
98018602-3,000,000 lekë – 01.06.2021
84761490-3,600,000 lekë – 01.06.2021
98018705-2,719,747 lekë – 01.06.2021
98018710-7,620,000 lekë – 01.06.2021
Po kështu rezultojnë:
98018607-4,140,000 lekë – 01.11.2021
84761497-4,560,000 lekë – 01.11.2021
84761498-3,960,000 lekë – 01.11.2021
98018720-2,400,000 lekë – 01.11.2021
98018667-2,100,000 lekë – 01.11.2021
98018619-3,840,000 lekë – 01.11.2021
98018620-3,522,000 lekë – 01.11.2021
Mënyra e përsëritur e faturimit, përqendrimi i faturave në të njëjtën datë, mungesa e rendit kronologjik të serive, mungesa e dokumentacionit teknik justifikues, si dhe qarkullimi i shumave nëpërmjet transfertave bankare të ndjekura nga tërheqje cash, krijojnë dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë me transaksione fiktive dhe një skemë të organizuar evazioni fiskal.
Punime fiktive për të kamufluar faturat
Nga burime të brendshme rezulton se një pjesë e faturave janë shoqëruar me situacione punimesh të dyshuara si fiktive. Sipas informacionit të disponuar, situacionet janë vulosur me vulën e administruar nga znj. Arlinda Meko, ndërsa firmat janë falsifikuar në emër të ing. Arben Bejko, pa dijeninë dhe autorizimin e tij. (Arben Bejko me numër ID F70309103E dhe numër kontakti: 0692025955).
Nëse provohet, ky veprim përbën falsifikim dokumentesh dhe përdorim dokumentesh të falsifikuara me qëllim përfitimin financiar dhe tatimor.
Gjithashtu, nga informacionet e administruara rezulton se administratori i “Alban Construzioni” i ka kërkuar znj. Meko prerjen e faturave dhe situacioneve përkatëse për shumën 30,000,000 lekë, me qëllim justifikimin e pagesave të kryera nëpërmjet sistemit bankar, të cilat deri në mbylljen e bilancit rezultonin të pajustifikuara.
Po ashtu rezulton se largimi i znj. Meko nga subjektet “Mega Distribution” dhe “Alban Construzioni” ka ndodhur pas evidentimit të problematikave të mësipërme dhe heqjes së autorizimeve të përfaqësimit.
Theksojmë gjithashtu se gjatë viteve 2014-2021 bilancet e “Mega Distribution” janë audituar nga “Albanian Consultancy”, ku znj. Meko rezulton pjesë e ekipit të punës, duke krijuar dyshime serioze për konflikt interesi dhe mbulim të veprimtarisë së dyshuar abuzive.
E njëjta skemë rezulton edhe me subjektin “FASTECH” sh.p.k., NIPT J81609010U.
Nga analiza e dokumentacionit rezulton se gjatë vitit 2021 “Mega Distribution” ka deklaruar fatura shitje ndaj “FASTECH” në vlerën totale 274,224,000 lekë me TVSH. Edhe në këtë rast konstatohet i njëjti model:
prerje masive faturash;
data të përsëritura;
mungesë kronologjie në seritë e faturave;
mungesë dokumentacioni teknik;
si dhe dyshime për situacione fiktive punimesh.
Nga pasqyra analitike për periudhën Maj 2021 – Dhjetor 2021 rezultojnë ndër të tjera:
84761472-9,360,000 lekë – 01.05.2021
847634817,080,000 lekë – 01.05.2021
84761427-8,148,000 lekë – 01.05.2021
84763482-8,136,000 lekë – 01.05.2021
84763487-6,840,000 lekë – 01.05.2021
98018653-12,648,000 lekë – 01.05.2021
84763492-9,000,000 lekë – 01.05.2021
Po kështu rezultojnë:
84761442-9,828,000 lekë – 01.08.2021
84763498-13,104,000 lekë – 01.08.2021
84761433-14,742,000 lekë – 01.08.2021
84761489-11,466,000 lekë-01.08.2021
84761499-3,876,000 lekë-01.08.2021
98018716-3,804,000 lekë – 01.08.2021
98018717-6,240,000 lekë-01.08.2021
98018659-4,560,000 lekë-01.08.2021
Gjithashtu:
84761488-13,104,000 lekë-01.09.2021
84761444-13,104,000 lekë – 01.09.2021
Edhe në këtë rast, mënyra e organizimit të faturave krijon indicie të qarta për ekzistencën e një mekanizmi të strukturuar faturimesh fiktive dhe kreditimi artificial të TVSH-së.
Skema me SOFT SOLUTION
Rezulton se e njëjta situatë është evidentuar edhe me subjektin “SOFT SOLUTION” sh.p.k., NIPT L11328009F. Nga informacionet e disponuara rezulton se skema funksiononte në këtë mënyrë: shoqëritë kryenin pagesat drejt “Mega Distribution”. Më pas shumat tërhiqeshin cash dhe riktheheshin tek subjektet përkatëse pa vlerën e TVSH-së, ndërsa përfitimi i TVSH-së mbahej nga organizatorët e skemës.
Gjithashtu, sipas informacionit të administruar, dokumentacioni është shoqëruar me falsifikim vulash, firmash dhe kontratash.
Theksojmë gjithashtu se nga viti 2020 bilancet e shoqërisë “FASTECH” shpk janë audituar nga z. Gentian Barjamaj, pra shoqëria “Albanian Consultancy”, sipas historikut të QKR-së. Pra ku është pjesë në ekipin e punës edhe znj. Meko (Kola), duke justifikuar të gjitha veprimet abuzive të saj.
Makina dhe apartamente
Nga burime dhe informacione të tjera rezulton se gjatë viteve 2020-2021 znj. Arlinda Meko ka blerë automjete tip VOLVO XC40 me targa AB771BL dhe AA384YC në emër të shoqërisë “Bicontal Solution”.
Nga burime dhe informacione të tjera që disponojmë, znj. Meko (Kola), ka hipotekuar me vendimin nr. 1023 datë 15.06.2021, apartament në Rrugën Hamdi Sina, Farkë. Po në këtë godinë janë ipotekuar me vendimet nr. 1020/1021/1022 datë 15.06.2021, tre (3) apartamente në emër të Lumturi Ahmet Mezini, mamasë së Alfred Mezinit (bashkëjetuesi dhe bashkëpunëtori të znj. Meko Kola. Bashkëlidhur informacioni)
Pra lind pyetja me çfarë të ardhurash janë blerë 3 apartamente nga mamaja e Alfred Mezinit??? Kjo kërkon një hulumtim të pagesave të kryera për blerjen e 3 apartamenteve dhe burimin e të ardhurave nga Lumturi Ahmet Mezini.
Këto elemente krijojnë dyshime për pasuri të pajustifikuara me të ardhurat e deklaruara dhe kërkojnë hetim financiar të burimit të fondeve.
Znj. Arlinda Meko rezulton gjithashtu përfaqësuese ligjore e shoqërisë “IAQENDRO TIRANA” sh.p.k., NIPT K71708015M, me administrator shtetasin grek Nikolaos Prapas që nga data 20.03.2018. (bashkëlidhur vendimi i asamblesë së përgjithshme sipas ekstratit të QKR).
Ndërsa më datë 11.10.2018, nëpërmjet së cilës shoqëria “IAQENDRO TIRANA” sh.p.k., përfaqësuar nga Administratori Z. Nikolaos Prapas i jep kompetencë znj. Arlinda Meko që ta përfaqësojë në bazë të tagrave që i lejon kjo prokurë, znj. Arlinda Meko, përveçse është përfaqëusese ligjore e kësaj shoqërie me aktivitet “Shërbime mjekësore. Hapja e klinikave mjekësore me shume specialitete diagnostikuese, laparoskopi, insiminim in Vitro, laborator analizash gjenetike dhe te te gjitha llojeve te tjera, import- eksport dhe tregtim te materialeve dhe te aparaturave e medikamenteve mjekësore.”, mban aktivitetin ekonomiko-financiar dhe mbylljen e pasqyrave financiar që nga viti 2018.
Nga listëpagesat e punonjësve të kësaj shoqërie konstatohet se administratori dhe ortaku, z. Nikolaos Prapas, deklarohet dhe paguhet prej 30,000 lekë, pra me pagë minimale, në kundërshtim të plotë të ligjit Nr.7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Konstatojmë gjithashtu se punonjësja e kësaj shoqëria Albina Doka, me profesion infermiere, deklarohet po me pagë prej 30,000 lekë.
Nga dokumentacioni dhe informacionet e administruara rezultojnë indicie për:
-deklarime fiktive pagash minimale;
-punësim informal;
-shitje pa dokumentacion fiskal;
-të ardhura të padeklaruara;
-dhe ushtrim aktiviteti në kundërshtim me legjislacionin përkatës.
Nga informacionet e disponuara rezulton gjithashtu se Arlinda Meko dhe Alfred Mezini ushtronin aktivitet të përditshëm në klinikë pa rezultuar të deklaruar si punonjës.
Po ashtu ekzistojnë dyshime për:
-shitje medikamentesh pa pullë fiskale;
-të ardhura cash të padeklaruara;
-dhe transport ndërkufitar të shumave monetare drejt Greqisë nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë.
Pastrim masiv parash
Nga burime dhe informacione të tjera që disponojmë, konstatohet se znj. Arlinda Meko dhe Alfred Mezini (bashkëjetuesi dhe bashkëpunëtori), përgjatë viteve 2019-2022, kanë kryer veprën e “pastrimit të parave”, duke transportuar në rrugë tokësore nëpërmjet kalimit nga pika kufitare Kapshticë drejt Selanikut ku është dhe vendodhja e ortakëve te shoqërisë “IAQENDRO TIRANA” sh.p.k., (Z. Nikolaos Prapas) fitimet e padeklaruara të shoqërisë, ose kur Z. Nikolaos Prapas vjen për të kryer ekzaminimet. Kjo vërtetohet nga sistemi TIMS për të gjitha kalimet e makinës me targa AA384YC dhe AB771BL, me përdorues Alfred Mezini. Gjithashtu znj. Arlinda Meko dhe Alfred Mezini, paratë e padeklaruara i mbajnë në apartamentet e tyre respektive.
Nga pasqyrat financiare të “IAQENDRO TIRANA” konstatohet një rritje e pazakontë e fitimit neto:
viti 2019: 276,737 lekë;
viti 2020: 3,049,074 lekë;
viti 2021: 35,850,888 lekë.
Rritja shumëfish e rezultatit financiar, e kombinuar me indiciet për të ardhura të padeklaruara dhe shitje pa faturë tatimore, krijon dyshime serioze për fshehje të ardhurash, evazion fiskal dhe qarkullim informal monetar.
Në kushtet kur elementët e mësipërm krijojnë dyshime të arsyeshme për konsumimin e veprave penale dhe shkeljeve të rënda fiskale, kërkohet:
-nisja e një hetimi të plotë financiar dhe tatimor;
-kryqëzimi i faturave dhe transfertave bankare;
-verifikimi i dokumentacionit teknik dhe fiskal;
-kontrolli i pasurive dhe burimit të tyre;
-administrimi i të dhënave TIMS;
-si dhe verifikimi i deklarimeve tatimore, listëpagesave dhe lëvizjeve financiare të personave dhe subjekteve të sipërcituara.
Në skenë Xhensila Myrtezaj
Në datën 06.03.2026, rezulton se Arlinda Meko dhe Alfred Mezini (bashkëjetuesi dhe bashkëpunëtori i saj), dyshohet se kanë riinvestuar një pjesë të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, nëpërmjet blerjes së aktivitetit të një qendre dermoestetike në zonën e Liqenit të Thatë, Tiranë, konkretisht subjektit “Silabel” (sipas informacioneve të disponuara, qendër e lidhur më parë me shtetasen Xhensila Myrtezaj), duke vijuar aktivitetin me emërtimin “Areal Aesthetic Clinic”, me NIPT M61506037E dhe kapital të deklaruar 1,000 lekë.
Nga analiza paraprake dhe informacionet e administruara, krijohen dyshime të arsyeshme se ky investim mund të jetë përdorur me qëllim fshehjen ose legalizimin e origjinës së të ardhurave të dyshuara si produkte të veprimtarisë së paligjshme. Në këtë kuadër, blerja e një klinike estetike në një nga zonat me vlerat më të larta të tregut në Tiranë, ku investime të ngjashme dhe aktivitetet përkatëse vlerësohen në shuma që variojnë nga rreth 500,000 euro deri në mbi 1,000,000 euro, përbën një element me rëndësi për hetim të thelluar financiar dhe pasuror, lidhur me burimin e fondeve, mënyrën e financimit të transaksionit dhe deklarimet përkatëse tatimore e bankare.

