AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Erdogan nis luftën me Edi Ramën; xhindoset nga instalimi i kolosit ushtarak izraelit në Tiranë

by Alb Times
18/05/2026
in Kryesore, Politikë
0
0
Erdogan nis luftën me Edi Ramën; xhindoset nga instalimi i kolosit ushtarak izraelit në Tiranë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shpallja e vendimit për instalimin në Tiranë të kolosit ushtarak izraelit “Elbit Systems” duket se ka derdhur gotën e marrëdhënies së tensionuar mes Edi Ramës dhe Rexhep Tajip Erdogan.

Kompania shumëkombëshe izraelite ka vendosur të hapë në Shqipëri degën e saj europiane, çka nuk përfaqëson thjesht një zyrë shitjesh apo një prani simbolike.

Sipas gjasave, bëhet fjalë për një qendër shpërndarjeje dhe një instalim me rëndësi gjeostrategjike në rajon.

“Elbit Systems” është një nga kompanitë më të mëdha të industrisë ushtarake në botë dhe një nga furnizuesit më të rëndësishëm të teknologjisë së mbrojtjes. Ajo ka hyrë tashmë në nivelin më të lartë të eksportuesve globalë të armatimit dhe furnizon me sisteme të avancuara disa ushtri europiane, përfshirë Gjermaninë.

Ky zhvillim duket se ka irrituar fort Ankaranë, e cila prej kohësh kishte shpresuar të ishte partneri kryesor i Shqipërisë në ringritjen e industrisë ushtarake. Për një periudhë u fol hapur se rimëkëmbja e sektorit ushtarak shqiptar do të bëhej në partneritet me Turqinë. Por në fund, Edi Rama duket se ka zgjedhur izraelitët.

Dhe pikërisht këtu nis problemi. Sepse Izraeli dhe Turqia janë sot rivalë strategjikë në Lindjen e Mesme dhe në disa fronte të tjera gjeopolitike.

“Elbit Systems” nuk është një kompani e zakonshme. Ajo prodhon nga armët e këmbësorisë dhe sistemet e artilerisë, deri te dronët dhe teknologjitë më të avancuara të mbrojtjes ajrore. Kompania furnizon një pjesë të madhe të ushtrisë izraelite me armë, municione dhe sisteme inteligjente.

Ankaraja reagoi menjëherë nëpërmjet mediave të afërta me të, duke sulmuar kompaninë izraelite dhe duke e paraqitur si subjekt problematik në raport me NATO-n. Por realiteti është më kompleks.

“Elbit Systems” furnizon vende të rëndësishme të NATO-s dhe kundërshtimet ndaj saj vijnë kryesisht nga shtete europiane që kanë tensione politike me Izraelin, siç është rasti i Spanjës.

Ky hap i Edi Ramës nuk ka gjasa të kalojë pa pasoja politike. Përkundrazi, sipas të gjitha gjasave, pritet një përplasje më e fortë me Ankaranë, e cila mund të shfaqet në forma të ndryshme.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqe politike dhe mediatike, Turqia ka nisur të rrisë mbështetjen financiare për organizata dhe media në Shqipëri, me synimin për të ndërtuar një klimë më të fortë anti-izraelite në opinionin publik shqiptar.

Flitet për financime të konsiderueshme që mund të shtrihen edhe në politikën shqiptare. Objektivi i Erdoganit nuk duket të jetë thjesht dobësimi i Edi Ramës, por krijimi ose mbështetja e një lidershipi të ri politik që do të rreshtohej më qartë në anën e Ankarasë në përplasjen e saj me Izraelin.

Por kjo mbetet pjesa më e vështirë e lojës. Ndikimi i fortë amerikan në Shqipëri ka frenuar deri tani zgjerimin e plotë të influencës turke, përfshirë edhe përpjekjet për kontroll më të madh mbi Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Në këtë sfond, duket se Ankaraja po investon gjithnjë e më shumë në rrjete ndikimi ideologjik dhe mediatik. Një pjesë e kësaj strategjie mbështetet edhe te grupe të ndryshme me profil të fortë fetar, të cilët janë bërë të njohur në debate publike si mbështetës aktivë të çështjes palestineze.

Sipas zërave që qarkullojnë, disa prej tyre kanë marrë pjesë në aktivitete dhe kontakte ndërkombëtare në kryeqytete europiane ku janë zhvilluar protesta të mëdha kundër Izraelit. Në këtë linjë përmenden edhe financime që mendohet se kanë origjinë nga Katari, aleati më i afërt rajonal i Erdoganit.

Në këtë mënyrë, instalimi i “Elbit Systems” në Shqipëri nuk po shihet më vetëm si marrëveshje ekonomike apo ushtarake. Ai po lexohet si hyrje e Shqipërisë në një përplasje më të gjerë gjeopolitike mes blloqeve të influencës në Lindjen e Mesme dhe Ballkan./Pamfleti

ShareTweetPin

Lajmet e fundit

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës

30/08/2026

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?

29/08/2026

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

29/08/2026

Shpërthimi me 6 të lënduar në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Sajmiri martonte nesër vajzën e vëllait! Fillimisht kujtova se u ça ndonjë gomë kamioni

29/08/2026

Takimi special në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu dhe modelja kosovare në bashkëjetesë! Firmosën kontratën para noterit

29/08/2026

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

29/08/2026

Producentja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Olsa Muhameti zbulon detaje: Ky edicion nis në tetor

29/08/2026

Rozana Radi ndez rrjetin nga Capri, këngëtarja shqiptare pozon me bikini në jaht

29/08/2026

Plas në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin

29/08/2026

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit dhe elektricisti

29/08/2026

Bildt ngre alarmin për Ballkanin: Flitet më shumë për hakmarrje se për pajtim, historia mund të përsëritet

29/08/2026

Ky është personi që mund të të ndryshojë jetën, sipas datës kur ke lindur

29/08/2026

Pas ndarjes Roza Lati gjen dashurinë? Moderatorja surprizohet me 500 trëndafila të kuq

29/08/2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!

29/08/2026

Çfarë do të ndodhë me Tiranën? Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetët

29/08/2026
Facebook Twitter LinkedIn Instagram RSS
AlbTimes

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

Recent Posts

  • Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës
  • A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?
  • Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.