Padia e Mereme Selës mbi kandidimin e mohuar për zgjedhjet për kreun e PD është refuzuar nga Gjykata e Tiranës me argumentin se “mungojnë dokumentet shoërues”. Vendimi mësohet të jetë marrë më 8 maj nga gjyqtarja Suela Xhani.
Mjekja pati dorëzuar aplikimin për të kandiduar për postin e kryetarit të PD për zgjedhjet që do të zhvillohen më 23 maj.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, me vendimin e datës 1 maj 2026, vendosi të mos miratojë emrin e Mereme Selas si kandidate zyrtare për drejtimin e subjektit politik.
Mjekja Sela nuk u pajtua me këtë vendim dhe kërkoi nga Gjykata e Tiranës që të shqyrtonte padinë e saj dhe në fund të shpallte të pavlefshëm vendimin për skualifikimin e saj nga gara.
Gjyqtarja e shortuar për shqyrtimin e padisë, Suela Xhani, kreu një vlerësim paraprak të dokumentacionit dhe konstatoi se mungonin një seri aktesh që të bënin të vlefshme kërkesën.
Pjesë nga vendimi:
Së pari, pala paditëse, pra aplikantja Mereme Sela, nuk ka përcaktuar qartë në kërkesë emrin, atësinë, mbiemrin dhe të dhëna të tjera që shërbejnë për identifikimin e palës paditëse. Gjithashtu, padisë nuk i është bashkëlidhur një mjet identifikimii vlefshëm, nëformën e kërkuar nga ligji;
Së dyti, gjykata thotë se, rezulton që pala e paditur është person juridik dhe, rrjedhimisht duhet përcaktuar qartë emërtimi i tij, ashtu siç figuron në regjistrat publikë, duke treguar edhe selinë ose zyrën qendrore, ku do kryhet njoftimi;
Së treti, gjykata konstaton se paditësja nuk ka paguar tarifë gjyqësore;
Së katërti, konstatohet se në kërkesë-padi nuk janë parashtruar qartë rrethanat e faktit dhe faktet që kërkohen të provohen në këtë gjykim.
Së fundmi, rezulton se aktet provuese bashkëngjitur padisë, përfshirë vendimin nr. 120 datë 01.05.2026 “Për shqyrtimin dhe miratimin e kandidaturave për kryetar të PDSH-së” I Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, janë fotokopje, jo të njëhsuara me origjinalin ose origjinale dhem rrjedhimisht jo në formën e kërkuar ngaligji.

