• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

13/05/2026
in Kryesore, Politikë
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

Në ambientet e Bankës së Shqipërisë u nënshkrua partneriteti i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për bizneset e vogla dhe të mesme në vend.

Rama u shpreh se gjatë takimeve me sipërmarrës të ndryshëm ka parë histori suksesi të ndërtuara mbi eksperiencën e shqiptarëve të kthyer nga emigracioni, shpirtin inovativ dhe dëshirën për të krijuar diçka me vlerë për komunitetin dhe familjet e tyre.

Sipas tij, sfida kryesore që është evidentuar në shumicën e bisedave me sipërmarrësit ka qenë mungesa e financimit.

Kryeministri tha se nisma fillimisht nisi si një projekt i dedikuar për bujqësinë, por më pas u zgjerua dhe u kthye në një program të gjerë mbështetjeje për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri.

Rama: Kam parë një sërë ndërmarrjesh të vogla, të cilat bazuar në eksperiencën e shqiptarëve dhe shqiptareve të kthyer nga emigracioni, bazuar në shpirtin inovativ, bazuar në vullnetin për të bërë diçka domethënëse në komunitet dhe për të punësuar familjen dhe njerëzit përreth kanë qenë eksperienca të jashtëzakonshme, prekëse dhe eksperienca që më kanë treguar se me një mbështetje financiare ato ndërmarrje mund të rriten. Nuk është vetëm eksperienca e atyre që janë kthyer, por edhe eksperienca e atyre që kanë punuar këtu dhe sot janë gati të hedhin një hap tjetër. Në fund të çdo bisede problemi ka qenë financimi. Kështu ka lindur edhe ky projekt i cili fillimisht ishte një projekt i dedikuar për bujqësinë, nga i cili ne nxorrëm mësimet tona dhe sot është një projekt që është kthyer në një program shumë serioz mbështetjete të qeverisë shqiptare për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Brenda një kohe shumë të shkurtër do të futet në zbatim një program që j’u hap një derë për të dyfishuar sipërmarrjen tuaj.

Kryeministri deklaroi se ekonomia shqiptare po shfaq shenja të forta rritjeje dhe stabiliteti, duke theksuar se volumi i kredisë në vend është dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit. Gjatë prezantimit të Programit Kombëtar të Financimit për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, Rama u shpreh se rritja e kreditimit dhe ulja e kredive të këqija në nivele minimale janë tregues të qartë të një ekonomie të shëndetshme dhe të potencialit për zgjerim të mëtejshëm të biznesit.

Rama: Pesë vjet më parë kredia në Shqipëri ka qenë rreth 5 mld euro. Sot, pas 5 vjetësh kredia është 10 mld euro. Jemi në një dyfishim të kapacitete financues të ekonomisë nga bankat e nivelit të dytë. Kjo tregon se ekonomia është në gjendje të shëndetshme dhe me potencial të madh rritjeje të mëtejshme. Kreditë e këqija kanë rënë në nivele të papërfillshme. Një dekadë më parë ishin thuajse 25%. Vetëm në dy vitet e fundit kredia e re ka prekur pothuajse tavanin e 5 mld. Është një arsye më shumë për të hedhur një hap kurajoz falë bashkëpunimit dhe falë disponimit total të Bankës së Shqipërisë për ta mbështetur rritjen ekonomike përmes rritjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Më të lexuarat

  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Plani i luftës” i Putinit? Pamjet satelitore zbulojnë zgjerimin ushtarak të Rusisë pranë NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta, sulmohen partitë e vogla: Mos ta përdorin për fushata dhe qëllime personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!