AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Jetë

Nis magjia e Eurovision 2026, Shqipëria zbret në skenë të enjten, si të votoni për “Nan”

by Alb Times
12/05/2026
in Jetë, Kryesore
6
0
Nis magjia e Eurovision 2026, Shqipëria zbret në skenë të enjten, si të votoni për “Nan”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti i Vjenës është veshur me ngjyrat dhe moton “Të Bashkuar nga Muzika” për të mirëpritur edicionin e 70-të të Eurovision Song Contest.

Nën dritat e sallës ikonike Wiener Stadthalle, 35 shtete do të garojnë për kurorën e kontinentit, në një vit që sjell rregulla të reja dhe emocione të forta.

Plot 11 vjet pas organizimit të fundit, Austria është sërish mikpritëse e eventit më të madh muzikor evropian, pas fitores së këngëtarit JJ në vitin 2025.

Alis dhe mesazhi i këngës “Nan”

Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit nga këngëtari Alis me këngën “Nan”, e cila mbart një mesazh të fuqishëm dhe universal mbi figurën e nënës në familjen shqiptare. Performanca e tij në skenë është cilësuar si një ndërthurje e thjeshtësisë së tekstit me një motiv muzikor të thellë, gjë që ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë gjigantin BBC.

Gjatë një interviste për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH, Alis rrëfeu emocionet e provave dhe përgatitjet intensive për natën e dytë gjysmëfinale, ku do të ngjitet në skenë i 13-ti në radhë.

“Çfarë mund të them, është ëndërr. Në momentin e parë që kam shkuar për të bërë provat, nuk ndihesh sikur po bën provë, ndihesh sikur po të shikon e gjithë bota,” u shpreh Alis. “Kjo është pjesa më e bukur që përjetojnë artistët në Eurovizion. Fansat kanë një energji që nuk di si ta përshkruaj. Jam jashtë mase mirënjohës për gjithë mbështetjen e shqiptarëve dhe uroj t’i bëj sa më krenarë.”

Përtej garës, Alis theksoi klimën e shkëlqyer miqësore me artistët e tjerë konkurrues, duke lënë të hapur edhe mundësinë e bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare pas përfundimit të festivalit.

Rregullat e reja dhe si të votoni për Shqipërinë

Këtë vit, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka forcuar rregullat e votimit në përgjigje të akuzave për manipulime në të kaluarën. Numri maksimal i votave për person është përgjysmuar në 10, duke shtrënguar masat kundër aktiviteteve të dyshimta.

Për të çuar Shqipërinë në finalen e madhe, mbështetja e diasporës është thelbësore. Gazetarja e RTSH-së, Sonila Agostini, shpjegoi nga Vjena procedurën e detajuar të votimit:

“ Nëse janë pjesë e vendeve që janë pjesëmarrëse të Eurovizionit, mjafton numri 13 që është kënga përfaqësuese e Alis dhe gjithashtu kodet e vendeve të tyre. Ndërsa nëse janë nga vende të tjera që nuk janë pjesë e Eurovizionit, ata mund të votojnë më datë 14 për këngën e Alis gjatë gjithë ditës më datë 14. Nuk do të mund të votojnë në momentin që transmetohet drejtpërdrejt spektakli i Eurovizionit dhe do të mund të votojnë edhe pak minuta pasi kënga e Alis dhe pasi vetë spektakli të ketë përfunduar në mënyrë që votat e tyre të bashkohen si një buqetë dhe të na çojnë në finale. Kjo do të ishte një arritje e rëndësishme dhe një shpërblim i sakrificës së madhe që Alis dhe Radio Televizioni Shqiptar ka bërë gjatë këtyre gjashtë muajve,” theksoi Agostini.

Udhëzuesi i votimit, si ta mbështesim Shqipërinë?

Rregullat e Eurovision nuk lejojnë votimin nga brenda territorit të vendit përfaqësues, çka e bën diasporën faktorin kryesor për kualifikim.

Për ata që ndodhen në shtetet pjesëmarrëse (gjysmëfinalja e dytë)

Nëse ndodhesh në një nga shtetet pjesëmarrëse në natën e dytë të gjysmë finales, me 14 maj, voto me kodin 13 me numrin përkatës të vendit ku ndodhesh gjatë kohës që hapet televotimi.

Për ata që ndodhen në shtetet jo pjesëmarrëse

Nëse ndodheni në një vend që nuk merr pjesë në këtë edicion të festivalit, sërish mund ta jepni kontributin tuaj. Organizatorët kanë vënë në dispozicion platformën zyrtare esc.vote, ku mund të votoni online lehtësisht.

Mbulimi i veçantë nga RTSH

Për të sjellë atmosferën e plotë të Vjenës tek publiku shqiptar, Radio Televizioni Shqiptar ka përgatitur një program të veçantë. Nën drejtimin e moderatorëve Andri Xhahu dhe Antoneta Koçi, emisioni “Prag Eurovision” do të transmetohet në datat 12 dhe 14 maj në orën 20:30.

“Është hera e parë që në prag të festivalit vijmë me një hapësirë të dedikuar. Për 30 minuta do të sjellim të gjitha emocionet që ndodhin në Vjenë, duke e pasur të gjithë fokusin tek kënga jonë,” deklaroi gazetari Andri Xhahu.

Kalendari i netëve live

Transmetimi i të tria netëve do të bëhet drejtpërdrejt në RTSH1 HD, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1. Prezantues të festivalit këtë vit do të jenë moderatorja Victoria Swarovski dhe aktori Michael Ostrowski.

•     Sonte, e martë 12 maj (Gjysmëfinalja e Parë): Garojnë 15 vende, kualifikohen 10 për në finale. Gjermania dhe Italia do të performojnë dhe do të votojnë në këtë natë.

•     E enjte, 14 maj (Gjysmëfinalja e Dytë): Kjo është nata e Shqipërisë! Garojnë 15 vende, ku kualifikohen 10. Austria, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të performojnë dhe do të votojnë në këtë mbrëmje.

•     E shtunë, 16 maj (Finalja e Madhe): 20 shtetet e kualifikuara i bashkohen 5 vendeve finaliste të përhershme për të shpallur fituesin e madh të vitit 2026.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

23/10/2026

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

23/10/2026

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

23/10/2026

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

23/10/2026

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

23/10/2026

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

23/10/2026

Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

23/10/2026

10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

23/10/2026

Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

23/10/2026

Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

23/10/2026

Terror në Francë | Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

23/10/2026

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

23/10/2026

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

23/10/2026

Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

23/10/2026

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj
  • Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.