• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK dërgon për gjykim 24 persona

12/05/2026
in Kronikë, Kryesore
Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK dërgon për gjykim 24 persona

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës.

Mbi 24 personat në fjalë rëndojnë akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale, në kuadër të procedimit penal nr.36 të vitit 2019. Dosja është dërguar në Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Të pandehurit janë:

Elvis Doçi, Olgert Shqevi dhe Indrit Tafili, të akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’’, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 287/1/a, b dhe ç 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Artan Sulejmani, Nexhmedin Danaj, Orges Molla, Sueld Elezi, Genti Nderjaku alias Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Emri Hysenaj, Artur Shkoza, Sokol Isteri alias Tatani, Ervin Zeqiri, Gëzim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi, të akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”,  kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Erind Lasku, Musa Korça, Alfred Hysa, Ligor Çombashi, Rando Aliu, Altin Pjetri dhe Edmond Çupi , të akuzuar për veprat penale:

“Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287/1 a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Hetimi

Procedimi penal nr.36/2019 është hetuar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Bari, Itali. Hetimet e përbashkëta zbuluan veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe italianë me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Grupi kriminal operonte nga territori shqiptar me degëzime në Itali, duke organizuar importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike që vinin nga Amerika e Jugut me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Të ardhurat e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike transportoheshin me shofera të autobusave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo për ta bërë të vështirë gjumimin e tyre si edhe për të shmangur detyrimet ligjore apo shlyerjen e taksave që janë detyrim i deklarimit të burimit të tyre.

Nga aktet e administruara në kuadër të procedimit penal nr.36 të vitit 2019 dhe të dhënat hetimore të tyre, rezulton se te pandehurit kanë komunikuar në platformën SkyECC për një periudhe të shkurtër kohe.

Sasitë e lëndës narkotike të sekuestruar:

  • Sekuestrimi i 2 (dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në zonën e Gravinës, Itali, në datën 26.10.2020;
  • Sekuestrimi i 23 (njëzetë e tre)kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në zonën e Veneto, Itali, në datën 18.2.2021;
  • Sekuestrimi i 932 (nëntëqind e tridhjetë e dy)kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në zonën e Reggio Calabria, Itali, në datën 5.11.2021;
  • Sekuestrimi i 2 (dy)kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Bari, Itali, në datën 07.09.2020;
  • Sekuestrimi i 400 (katërqind)kg lëndë narkotike e llojit hashash, në Bari, Itali;
  • Sekuestrimi i 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë)kg lëndë narkotike (160 kg e llojit hashash dhe 115 e llojit marijuanë) në Rimini, Itali, në datën 4.12.2020;
  • Sekuestrimi i 2 (dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Perugia, Itali, në datën 25.6.2020;
  • Sekuestrimi i 5 (pesë)kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Perugia, Itali, në datën 24.5.2020;
  • Sekuestrimi i 8 (tetë) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Bari, Itali, datë 2-5.08.2020;
  • Sekuestrimi i 2020 (dymijë e njëzet)kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Rotterdam, Holandë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar mbi 4 milionë euro në cash.

Gjatë hetimeve paraprake u kryen veprime të mëtejshme hetimore me qëllim verifikimin e pasurive në zotërim të personave nën hetim, burimin e ligjshëm të tyre, si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive, që mund të përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale.

Në bazë të akteve të  administruara gjatë hetimit të këtij procedimi penal është regjistruar procedimi pasuror nr. 10/2025 me qëllim verifikimin e pasurive të 52 subjekteve të procedimit penal dhe personave të lidhur me ta, të cilëve më parë u është caktuar masa e sigurimit personal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit E.Z dhe K. J:

Pasuria nr. 29/167, zona kadastrale 8512, volumi 47, faqe 75, truall 282.5 m2 dhe ndërtesë 248 m2 (aktualisht ushtron aktivitet mbi këtë pasuri shoqëria “Marquess”).

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit N.Sh dhe shoqërisë “Majestic Konstruksion sh.p.k.”:

Pasuria nr. 58/383/ND, volum 139, faqe 226, zk 8518, ndërtesë, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N1, volum 139, faqe 227, zk 8518, njësi, 291 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N2, volum 139, faqe 228, zk 8518, njësi, 205 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N3, volum 139, faqe 229, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N4, volum 139, faqe 230, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N5, volum 139, faqe 231, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N6, volum 139, faqe 232, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N7, volum 139, faqe 233, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N8, volum 139, faqe 234, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/ 664 volum 140, faqe 115, zk. 8518 lloji i pasurisë ndërtesë, ndodhur në Plazh/13, Durrës.

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit E. D dhe H. D:

Pasuria nr. 24/179-N1, zona kadastrale 8512, volumi 13, faqe 239, sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë njësi, e ndodhur në Durrës.

Pasuria nr. 24/179-N6, zona kadastrale 8512, volumi 35, faqe 143, sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë njësi, e ndodhur në Durrës.

Pasuria nr. 24/179-B3, zona kadastrale 8512, volumi 40, faqe 124, me sipërfaqe 20 m2.

Pasuria nr. 24/634NA/N1, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 1, me sipërfaqe 70 m2.

Pasuria nr. 24/635NA/N1, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 2, me sipërfaqe 34 m2.

Pasuria nr. 24/625ND, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 97, me sipërfaqe 29 m2.

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit B. D dhe D. D:

Pasuria nr. 29/225, zona kadastrale 8512, volumi 55, faqe 70, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/255, zona kadastrale 8512, volumi 62, faqe 212, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/294, zona kadastrale 8512, volumi 71, faqe 82, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/295, zona kadastrale 8512, volumi 71, faqe 167, e ndodhur në Durrës, Currila me siperfaqe 867.13 m2 truall dhe ndertesë 300 m2.

Pasuritë e sekuestruara vlerësohen përafërsisht në 12 milionë euro.

Më të lexuarat

  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E papritur në Ferma VIP! Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar vendimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E turpshme”, Kreshnik Spahiu: Berisha shkon në BE për të sharë Shqipërinë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • NATO dhe Serbia stërvitje të përbashkët, 600 ushtarë nisin manovrat në Bujanoc, qëllimi ruajtja e paqes në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!