• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Trump refuzon propozimin e Iranit: Është budallallëk, nuk do e pranonte askush

11/05/2026
in Botë, Kryesore
Trump refuzon propozimin e Iranit: Është budallallëk, nuk do e pranonte askush

Presidenti amerikan shpërfilli kundërpropozimet e Iranit, për dialogun për fundin e luftës. Donald Trump tha se SHBA-të nuk do të lejojë kurrë Teheranin të zhvillojë armë bërthamore dhe nuk përjashtoi mundësinë e ridërgimit të anijeve ushtarake për të mbrojtur nga Irani, mjetet lundruese tregtare në Gjirin Persik.

Donald Trump përdori fjalë shpërfillëse ndaj kundërpropozimit, me të cilin Teherani refuzoi memorandumin me 14 pika për fundin e konfliktin me SHBA-të.

“Na japin një propozim budalla. Është propozim budalla, që askush s’do e pranonte”, tha Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë mendon se me qasjen e tyre, iranianët po përpiqen të lodhin amerikanët  dhe t’i detyrojnë të tërhiqen.

“Irani nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë armë bërthamore. Nuk duhej të kishte shkuar kaq larg. Për 47 vite, liderë të tjerë vendesh duhet ta kishin penguar, por nuk e bënë. Kaq budallenj janë sa mendojnë se unë do lodhem?”, u shpreh Trump.

Donald Trump nuk përjashtoi mundësinë e rinisjes së operacionit “Liria” për të mbrojtur me ushtri, anijet tregtare nga vendet e Gjirit që duan të dalin nga ngushtica e Hormuzit. Presidenti amerikan tha se një grup i madh gjeneralësh po presin të diskutojnë me të çështjen e Iranit.

Mes frikës se konflikti do të vazhdojë gjatë, nafta e papërpunuar në bursën e Londrës u rrit me rreth 4 dollarë duke arritur në 104 dollarë për fuçi. Në një intervistë për mediat amerikane, Trump tha se po shqyrton mundësinë e heqjes së taksës për benzinën me qëllim, frenimin e rritjes së ndjeshme të çmimit për amerikanët në pikat e karburantit.

Kundërpropozimi i Teheranit përfshinte ndër të tjera një kërkesë për kompensim për dëmet e luftës dhe theks mbi sovranitetin iranian mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa nuk përmendte fare fundin e programit bërthamor siç kërkon Uashingtoni dhe Tel Avivi.

Më të lexuarat

  • Zhaku dhe Kostana trondisin “themelet”, fermerët: Duan të marrin dritë nga Moza, s’kanë personalitet!

    Zhaku dhe Kostana trondisin “themelet”, fermerët: Duan të marrin dritë nga Moza, s’kanë personalitet!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “S’na lë të vëmë një tullë”, sherri mes kunatave përfundon në zyrat e shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shtëpia e tmerrit” në Spanjë/ Çifti mbajti të izoluar 3 fëmijët për 4 vite nga frika e Covidit, dënohen me burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave: Jo të gjithë duan martesë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas seancës në GJKKO, Meta reagon nga qelia: Durim! Akuzat do të çmontohen njëra pas tjetrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump refuzon propozimin e Iranit: Është budallallëk, nuk do e pranonte askush

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk ka rrezik nga Hantavirusi”, ISHP: Virusi i zbuluar në anije kalon shumë rrallë nga njeriu te njeriu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në Vlorë! 32-vjeçarja gjendet e mbytur në Plazhin e Vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për të bashkëpandehurit e Metës dhe Kryemadhit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!