• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

“E dua Ilirin, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje”/ Kryemadhi: Braçe politikani më i mirë, do e votoja për kryebashkiak

07/05/2026
in Jetë, Kryesore
“E dua Ilirin, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje”/ Kryemadhi: Braçe politikani më i mirë, do e votoja për kryebashkiak

Monika Kryemadhi ka folur gjatë për jetën e saj, kohën në politikë, familjen dhe tashmë kohën jashtë kostumit të politikës.

E ftuar në “Shqipëria Live”, Kryemadhi ka treguar sesi është ndjerë dhe çfarë ka menduar kur ka parë Ilir Metën pas kafazit të xhamit në seancën e fundit të gjyqit të tyre. Kryemadhi thekson se pavarsisht çdo gjëje, ajo ka rrespekt për Metën.

“Nuk ishte hera e parë që e shikoja Ilirin… për mua është Iliri i para 10 viteve nga ana mendore, shumë i qartë, shumë i kthjellët politikisht, snajper. Unë që e njoh prej 33 vitesh, rrathët e syve i vijnë nga leximi i gjatë. Për mua ka një posturë të jashtëzakonshme. Ka një posturë sikur është 30 vjeç, i bie që ka bërë shumë ushtrime barku dhe shpine, ka ngrënë shëndetshëm. Kostumin ia kanë çuar numër më të madh… Unë me të kam zero komunikim dhe nuk pranon asgjë prej meje. Ka mbaruar ndoshta dashuria. Mendoj se marrëdhënia jonë ka qenë në një moment vulnerabiliteti, edhe unë nuk kam qenë shumë e përgatitur. Atij i thanë që ajo ka të dashur, dhe doli që në fakt ishte Ilir Meta. Shikoje si i shkëlqejnë sytë aty… Ai është babai i fëmijëve të mi. Respekti im për të është i palimtuar, sepse në fund të fundit unë jam kjo që jam për shkak të mundësisë që ai më dha, ai është strateg i diplomacisë shqiptare”, tha ajo.

E pyetur se cili është politikani që vlerëson më shumë, ajo ka përmendur Erion Braçen.

“Politikani më i aftë për mua sot është Erion Braçe. Do e votoja për kryetar bashkie”, u shpreh Kryemadhi.

Një koment ka dhënë edhe për ‘kolegët’ me të cilët ndau rrugëtimin si opinioniste në Big Brother.

“Arbër Hajdari ka qenë një surprizë, sjellja e tij me mua ka qenë surprizë. I pata thënë Arbrit mendoje seriozisht politikë, por është skeptik dhe nuk ka faj. Ledioni për mua është energji pozitive, i jashtëzakonshëm. Ai nxjerr një energji jashtëzakonisht pozitive, ka një solaritet të jashtëzakonshëm. Arbri dhe Ledioni kanë qenë me efekt antidepresion me nivele më të larta në këtë Big Brother,” tha Monika.

Në fund, Kryemadhi tha se flaje do u kërkonte vetëm fëmijëve të saj që nuk ka investuar shumë në kohë fizike dhe emocionale me ta dhe Ilir Metës që kur kishte nevojë nuk ishte pranë.

“Më fal do t’u thoja fëmijëve të mi që nuk kam investuar shumë në kohë fizike dhe emocionale me ta, patjetër dhe Ilir Metës që kur kishte nevojë nuk isha për të, e lashë në shoqëri  të gabuar, kjo është kostoja që unë duhet ta paguaj për gjithë jetën”, u shpreh ajo.

Më të lexuarat

  • Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani po shkojnë drejt një marrëveshjeje afatshkurtër për t’i dhënë fund luftimeve

    Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani po shkojnë drejt një marrëveshjeje afatshkurtër për t’i dhënë fund luftimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do kishte kushtuar shumë më shumë”/ Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse që i kushtoi dasma

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, policia nis që sot planin e masave, rrugët ku nuk do lejohet kalimi dhe parkimi i makinave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Fund varfërisë ekstreme”, Berisha me pensionistët: Do vendosim minimumin jetik 200 $

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mbrojti nderin”/ Adioni i “Ferma VIP” reagon sërish në rrjete sociale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sarkozy nuk do të mbajë më “byzylykun elektronik”, gjykata i zbut masën e dënimit ish-presidentit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për “gjoba” dhe pagesa false

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E dua Ilirin, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje”/ Kryemadhi: Braçe politikani më i mirë, do e votoja për kryebashkiak

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!