AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

by Alb Times
03/05/2026
in Botë
0
0
Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për reduktimin e pranisë ushtarake në Gjermani, duke e cilësuar situatën si “pak të ekzagjeruar, por jo diçka të re”.

Sipas tij, njoftimi për tërheqjen e rreth 5 mijë ushtarëve amerikanë nga bazat në Gjermani nuk është i lidhur me kritikat e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump, veçanërisht në lidhje me politikën e SHBA-së ndaj krizave ndërkombëtare.

Merz theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë në NATO dhe se bashkëpunimi strategjik me Uashingtonin do të vazhdojë pavarësisht dallimeve politike.

Ai konfirmoi gjithashtu se për momentin nuk do të vendosen raketa amerikane Tomahawk në territorin gjerman, duke përmendur mungesë të disponueshmërisë së tyre nga ana e SHBA-së.

Në të njëjtën kohë, kancelari hodhi poshtë çdo lidhje mes kritikave të tij dhe vendimeve të Pentagonit, duke theksuar se nuk ka asnjë ndryshim në angazhimin amerikan për mbrojtjen e NATO-s dhe mbrojtjen bërthamore në Evropë.

Merz u ndal edhe te situata e brendshme politike në Gjermani, duke përjashtuar bashkëpunimin me të djathtën ekstreme dhe duke refuzuar idenë e një votëbesimi, pavarësisht presioneve politike dhe rënies së mbështetjes në sondazhe.

Ai theksoi se prioritet mbetet stabiliteti i qeverisë dhe forcimi i marrëdhënieve transatlantike.

ShareTweetPin

Latest Briefing

Ky është personi që mund të të ndryshojë jetën, sipas datës kur ke lindur

29/08/2026

Pas ndarjes Roza Lati gjen dashurinë? Moderatorja surprizohet me 500 trëndafila të kuq

29/08/2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!

29/08/2026

Çfarë do të ndodhë me Tiranën? Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetët

29/08/2026

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

29/08/2026

Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë

29/08/2026
Facebook Twitter LinkedIn Instagram RSS
AlbTimes

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Mos e humbisni
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

Recent Posts

  • Ky është personi që mund të të ndryshojë jetën, sipas datës kur ke lindur
  • Pas ndarjes Roza Lati gjen dashurinë? Moderatorja surprizohet me 500 trëndafila të kuq
  • Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Mos e humbisni
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.