• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

22/04/2026
in Kryesore, Politikë
Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot, 22 prill, në Greqi. Pas takimit me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, ai foli në Forumin Ekonomik të Delphi-t, përballë kryeredaktorit të gazetës Kathimerini, Alexis Papahelas.

“Jemi anëtar të NATO-s, por nuk është se vendosim shumëçka atje. Kur NATO bën diçka të mirë, ne themi se kemi bërë diçka të shkëlqyer, kur bën diçka të keqe, ne themi është faji i tyre. Sepse të mëdhenjtë marrin fajin, të vegjlit mund të marrin edhe ndonjë meritë. Nuk mendoj se Ballkani është i harruar, jemi në kohët më të mira!”, u shpreh ai në nisje të bashkëbisedimit, referuar progresit të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk kanë qenë kurrë më parë kaq pranë BE-së.

Por teksa Shqipëria ndodhet në një pozicion mjaft të mirë për aspiratat e saj europiane, si shpjegohet se përgjatë qeverisjes së tij nga vendi janë larguar rreth 500 mijë shqiptarë?

“Nuk është shifër e saktë, por po, shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe mendoj se është normale për një vend që ka kaluar 50 vjet izolimi të plotë”, u përgjigj kryeministri. Më tej, ai foli me shifra sa i takon rritjes ekonomike, duke u ndalur te prodhimi i brendshëm bruto, investimet e huaja e deri te rritja rekord e numrit të turistëve (nga 2 në 12 milionë).

Papahelas e pyeti shkoqur se “a është krimi i organizuar faktor në Shqipëri”, ndërsa Rama e dha përgjigjen prerë duke vënë theksin te pavarësia e plotë e gjyqësorit për të vepruar kundër këtij fenomeni që ekziston kudo sipas tij.

Vlerësoi maksimalisht raportin mes Shqipërisë e Greqisë, teksa sqaroi edhe ngërçin me pronat.

“Problemi me pronën edhe në zonat ku ka qytetarë etnikë grekë nuk është aspak ndryshe nga problemet që kanë qytetarët shqiptarë në të njëjtën zona apo kudo tjetër. Është thjesht një problem shqiptar, që po e trajtojmë! Për shkak se kemi një nivel mjaft të rëndësishëm të kuptuari e respekti për pakicën greke, që është një thesar kulturor, ne ju kemi kushtuar vëmendje të posaçme. Këtu dua të përgëzoj Mitsotakis, që ka qenë vërtet këmbëngulës për këtë. Ju jeni në krye të një gazete të madhe, ata mund të vijnë dhe të marrin informacione, do të ishte me vlerë nëse bëni një raportim të saktë me fakte që do ua vëmë në dispozicion”, deklaroi Rama.

Nuk i ‘shpëtoi’ pyetjes për eurodeputetin tanimë, Fredi Beleri.

“Pse duhet t’i kthehemi? Është i lumtur, është europarlamentar, çdo gjë përfundoi në të tillë mënyrë sa çdo kryetar bashkie në paraburgim do ta kishte ëndërr! Sot kam provë, se në atë kohë dukej si rast unik dhe jam përpjekur të shpjegoj se është diçka që ka të bëjë me një model në vendin tonë pas reformës në drejtësi ku ndalimi në paraburgim po bëhet problem. Kam provë tashmë që kjo nuk është diçka që ka prekur një grek etnik, por shumë njerëz”, u përgjigj numri një i kabinetit, teksa apeloi që raste të kësaj natyre nuk duhet të ndikojnë në marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Greqi.

“Vendosëm kohë më parë që nuk duhet t’i lëmë vendet tona të përpihen nga këto lloj zënkash. Ne duhet që njëherë e mirë të zgjidhim të gjitha çështjet që ka midis nesh“, përfundoi Rama.

Më të lexuarat

  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Plani i luftës” i Putinit? Pamjet satelitore zbulojnë zgjerimin ushtarak të Rusisë pranë NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta, sulmohen partitë e vogla: Mos ta përdorin për fushata dhe qëllime personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!