• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një javë në banesë, shqiptari: S’isha në gjendje të qetë mendore, i kërkoj falje fëmijëve që i ndava nga nëna

22/04/2026
in Kronikë, Kryesore
Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një javë në banesë, shqiptari: S’isha në gjendje të qetë mendore, i kërkoj falje fëmijëve që i ndava nga nëna

Këtë të mërkurë është mbajtur në Greqi seanca e radhës e gjyqit për shqiptarin, Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç bashkëshorten dhe e fshehu trupin e saj në papafingon e banesës.

Siç shkruajnë mediat greke, i pandehuri e ka mohuar akuzën, duke pretenduar se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ai gjithashtu u kërkoi falje fëmijëve të tij dhe familjes së gruas së tij.

“Unë jam ndërtues. E mohoj akuzën ashtu siç është. Isha në gjendje të tërbuar, nuk isha në një gjendje të qetë mendore siç thotë aktakuza, nuk kishte paramendim. Gjithçka ndodhi papritur. Dua t’u kërkoj falje të thellë fëmijëve të mi që i ndava nga nëna e tyre dhe një falje të thellë familjes së saj”, deklaroi ai.

Ndërkohë nëna e viktimës dëshmoi se e bija punonte shumë sepse burri i saj nuk sillte para në shtëpi, ndërsa seanca e radhës e gjyqit do të mbahet muajin tjetër.

“Ai më telefonoi dhe bëri sikur ishte i shqetësuar për vajzën time. Më tha se kishte marrë valixhen dhe ishte larguar. Pyesja veten nëse ai ishte larguar vërtet për në Shqipëri. E pyeta nipin tim “ku është nëna jote” dhe ai më tha ” Nuk e di “. Nuk duhej të kishte arritur deri këtu. Vajza ime më thoshte se ishte e trishtuar, se punonte shumë dhe se po bënte tre punë sepse ai nuk po sillte para në shtëpi. Ajo më kishte treguar se nuk po kalonte mirë në shtëpi, por jo se kishte ndërmend të braktiste burrin dhe fëmijët e saj. Nuk dua që t’i bëjnë asgjë, dua që ai të ma kthejë vajzën. A mundet?”, dëshmoi nëna e Albës.

Por, çfarë deklaroi Cenko pas vrasjes

Cenko, pas vrasjes ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai tregoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijiët ndodheshin në shkollë. Shkak mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i tij teksa ka hyrë në tualet për të folur me të. 39-vjeçari dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste. Ai u shpreh se bashkëshortja po e tradhtonte me shokun e tij më të mirë.

“Unë u verbova nga xhelozia dhe e vrava”, thuhet se pohoi ai.

Në fillim, shqiptari mendoi që të merrte një çarçaf dhe të fshihte trupin e gruas së tij në dhomën e tyre, por vendosi t’a vendoste në papafingo.

Çfarë iu tha fëmijëve

Kur dy fëmijët e tyre 9 dhe 12 vjeç u zgjuan të nesërmen në mëngjes dhe u bënë gati për shkollë, ata pyetën babanë e tyre se ku ishte nëna e tyre dhe ai u përgjigj se ajo kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij. Kur fëmijët duhej të ktheheshin në shtëpi, 39-vjeçari vendosi të telefonojë autoritetet dhe të rrëfejë krimin, duke thënë se vrau gruan e tij.

Efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje, që në momentin e parë kanë ndjerë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Në fakt, ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin me qese plastike.

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!