AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Paketa e Maleve, Rama zbardh skemën: Prona fitohet vetëm pas investimit, si do të zgjidhet ngërçi i ligjit 7501

by Alb Times
20/04/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Paketa e Maleve, Rama zbardh skemën: Prona fitohet vetëm pas investimit, si do të zgjidhet ngërçi i ligjit 7501
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar detaje teknike të “Paketës së Maleve”, një nismë që synon t’u japë zgjidhje mijëra familjeve shqiptare, kryesisht në veri të vendit, të cilat prej dekadash nuk investojnë dot në trojet e tyre për shkak të mungesës së titujve të pronësisë.

Gjatë takimit në Tiranë, Rama sqaroi se kjo paketë nuk është për kompanitë e mëdha, por për emigrantët dhe banorët që duan të kthejnë shtëpitë e vjetra në agroturizëm.

Sipas Kryeministrit, problemi kryesor ka qenë ligji 7501, të cilin shumë banorë në zonat malore nuk e kanë njohur, duke mbetur pa tituj pronësie dhe rrjedhimisht pa akses në kredi apo leje ndërtimi.

“Paketa e Maleve nuk është një paketë për kompanitë e mëdha, dhe aq më pak është një paketë për të dhënë territore, apo troje publike, për zhvillime private. Nuk është ky qëllimi dhe objekti i paketës. Paketa e Maleve ka lindur nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi shumë të madh, që e ka origjinën te ligji 7501 dhe te konfliki i shumë familjeve në zona të caktuara të vendit, kryesisht në veri dhe verilindje, që nuk e kanë njohur 7501 si një instrument të vlefshëm për tokën e tyre.

Problemi i trashëguar është që këta njerëz e kanë të pamundur të kenë akses në financa dhe të ndërtojnë në mënyrë të ligjshme, sepse nuk kanë një titull pronësie. Ne bëmë një përpjekje për ta adresuar këtë problem në një lidh të ri që quhet 20/20. Ligji për të cilin u desh shumë kohë që të formulohej dhe nuk na e dha atë efekt që do të duhet të jepte, sepse prezumon dakordësinë me shkrim të të gjithë atyre rreth e rrotull dhe për këtë arsye lindi Paketa e Maleve.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se shumë shqiptarë që janë në emigracion, apo që janë në qytet, kanë toka apo shtëpi të vjetra, të cilat duan t’i zhvillojnë, por s’kanë asnjë mundësi t’i zhvillojnë, sepse edhe sikur të kenë paratë, nuk marrin dot leje, sepse nuk kanë titullin e pronësisë. Me ‘Paketën e Maleve’ kjo bëhet e mundur duke aplikuar drejtpërdrejtë pranë bashkisë.

Bashkia e merr këtë shprehje interesi, afishon në listë për 45 ditë, dhe e bën publike që cilido që pretendon të kundërtën… Ligji u shërben atyre që janë në toka të të parëve që nuk kanë konflikte. Dhe ka shumë të tilla. Në 45 ditë duhet të vijë një kundërshti e argumentuar. Nëse nuk vjen, lista kalon në Këshillin Bashkiak. Këshilli Bashkiak e miraton dhe personi e çon aplikimin në…

Ky aplikim vlen vetëm për një gjë, vlen vetëm për të aplikuar për të marrë leje për një projekt. As nuk mund ta marrësh tokën ta shesësh, as nuk mund ta japësh me qira, as nuk merr titull pronësie. Pasi miratohet projekti, ti ndërton. Vetëm pasi ke përfunduar ndërtimin, jo përpara, ti merr titullin e pronësisë.

Nuk mund të gëzosh një titull pronësie pa e investuar atë tokë. Nëse në një kohë X, shfaqet dikush tjetër që pretendon të jetë pronari, shkon në gjyq dhe ai fiton, ti nuk merresh me atë, por merret shteti. Kjo është trajektorja që ndjek kjo paketë. Është shumë pro biznes”, përfundoi kryeministri Rama.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Deshën t’i vinin flakën biznesit të një shtetasje, dogjën pa dashje makinën e dikujt tjetër

13/10/2026

Lidhje me Rusinë dhe Lindjen e Mesme, hijet që ‘rëndojnë’ mbi ish-kreun e inteligjencës gjermane

13/10/2026

“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

13/10/2026

Kush qëndron pas Ben Gvir? Të rinjtë, armët dhe retorika e ashpër që po fiton mbështetje në Izrael

13/10/2026

Ndërtimet pa leje, shteti do të përfundojë objektet e konfiskuara dhe do t’ua dorëzojë qytetarëve që kanë paguar

13/10/2026

Përshkallëzohet protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, shkatërrojnë gjithçka! Policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë, disa të shoqëruar (FOTO)

13/10/2026

Protesta e studentëve denigron në akte dhune, shkulin pllakat e trotuarit dhe godasin me gurë godinën e Ministrisë së Arsimit! Shkulet gardhi, thyhen xhamat

13/10/2026

Bojkoti i avokatëve në GJKKO, deputeti i PD ngre alarmin: Rrezikojmë të asistojmë si spektatorë të pafuqishëm në lirimin e ‘peshqve të mëdhenj’

13/10/2026

Debate në Komision/ “Fal Zotit nuk bëni shkencë raketash se…”- Xhafaj-kryetares së KLP: Skandaloze, pas dështimit kërkuan edhe të promovoheshin

13/10/2026

Drejtësia nuk matet me numrin e njerëzve që poshtëron publikisht

13/10/2026

Pas kthimit nga Luksemburgu, Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

13/10/2026

Zelensky akuza Rusisë: Nuk respektoi thirrjen e Trump për armëpushim! Sulmuan objektet tona energjetike

13/10/2026

Balla i bën thirrje PD-së: Mos e mbani peng Reformën Zgjedhore, detyrimet ndaj BE-së janë të Kuvendit!

13/10/2026

Skandali i videove intime me kompozitorin Adi Hila, aktorja Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale, kurse Eli Fara në skenë!

13/10/2026

“Emergjencë ajrore”, pezullohen fluturimet nga aeroporti i Nurembergut, të panjohura shkaqet!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deshën t’i vinin flakën biznesit të një shtetasje, dogjën pa dashje makinën e dikujt tjetër
  • Lidhje me Rusinë dhe Lindjen e Mesme, hijet që ‘rëndojnë’ mbi ish-kreun e inteligjencës gjermane

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.