Flakët që përpinë pallatin brenda pak minutash përballë spitalit “Nënë Tereza” kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve.
Në videot e siguruara nga Vizion Plus shihet nëna me foshnje duke dalë nga pallati, si dhe të moshuar, që për shkak të moshës kanë probleme me lëvizjen.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.
Deri në këto momente, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

