• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama: Shqipëria 2030, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe i Ismail Qemalit

14/04/2026
in Kryesore, Politikë
Rama: Shqipëria 2030, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe i Ismail Qemalit

Në Samitin e IV të Diasporës, të zhvilluar këtë të martë, më 16 prill, kryeministri Edi Rama vazhdoi të fliste për sfidat, sakrificat dhe rolin vendimtar të shqiptarëve jashtë vendit në ndërtimin e së ardhmes.

Në deklaratën e tij, Rama u ndal te vështirësitë e rrugëtimit, duke theksuar se çdo transformim i madh kërkon sakrifica dhe përballje me sfida.

“Do ketë momente zhgënjimi, por suksesi nuk vjen…”

Ai paralajmëroi se do të ketë momente zhgënjimi dhe periudha kur progresi mund të duket i ngadaltë, por nënvizoi se suksesi nuk vjen në kushte rehatie dhe se kombet nuk ndërtohen në komoditet.

“Ju më mirë se askush e dini që kjo rrugë nuk është pa sfida, çfarë ju keni hequr në kurriz është një mësim i paharrueshëm, që vlen për të kuptuar atë që Shqipëria ka hequr dhe do të heqë në kurriz sepse asnjë transformim i madh dhe i vërtetë nuk mund të jetë pa i hequr të tëra në kurriz.

Do ketë pa diskutim zhgënjime, momente kur duket sikur asgjë nuk ia vlen, apo momente kur duket se progresi është i ngadalësuar dhe nuk po duken ndryshime, por asnjë moment suksesi nuk vjen në rehati dhe kombet nuk ndërtohen në momente rehatie.”, tha Rama.

Sipas tij, ajo që Shqipëria mund të bëhet nuk është më një ëndërr e largët, por një realitet i afërt dhe i prekshëm.

“Paketa e Maleve”, Rama ftesë shqiptarëve të diasporës

Gjatë fjalës së tij, kryeministri përmendi edhe nismën e re të Paketës së Maleve, të cilën e cilësoi simbolike, e cila synon të rikthejë vëmendjen te zonat malore dhe të inkurajojë shqiptarët që kanë emigruar të investojnë në tokat dhe pronat e tyre.

Ai theksoi se malet, dikur zona të izoluara dhe të lëna pas, mund të kthehen sot në burim mirëqenieje për familjet shqiptare.

Rama mes të tjerash shtoi se diaspora ka jo vetëm shumë për të dhënë për Shqipërinë, por tashmë edhe shumë për të përfituar duke kontribuar në zhvillimin e saj.

“E ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por edhe në Athinë, Romë, Londër, Zyrih dhe në çdo vend ku shqiptarët jetojnë, punojnë dhe ëndërrojnë”, u shpreh ai, duke ftuar shqiptarët e diasporës të investojnë në vend përmes Paketës së Maleve.

Kreu i qeverisë vlerësoi gjithashtu rolin e shqiptarëve në Kosovë, në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Në përmbyllje, Rama falënderoi të pranishmit dhe personalitetet e ftuara, ndërsa bëri thirrje për një rilidhje jo vetëm emocionale, por edhe konkrete mes diasporës dhe Shqipërisë.

Projekti ynë, më i madh se Amaneti më i madh se i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit

Ai e cilësoi këtë si një projekt kombëtar të përbashkët, duke theksuar se vendi po ecën drejt integrimit evropian dhe se ky proces kërkon angazhimin e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit.

“Dhe në mbyllje dua të them që sot nuk dola këtu për të bërë thjesht një fjalim dhe një mesazh por për të bërë ftesën e përsëritur që të vazhdojmë të rilidhemi jo vetëm emocionalisht, por në mënyrë aktive.

Jo si një vend që diaspora e la pas, por si një vend që po bëhet shtet europian që po bëhet për të gjithë, si ata brenda dhe ata jashtë. Një ftesë për të gjithë për t’u bërë pjesë e një projekti kombëtar, më i madh se amaneti i të gjithë atyre që nga Gjergj Kastrioti dhe Ismail Qemalit dhe të gjithë heronjtë e martirët nga të gjitha anët ku jetojnë shqiptarë e projektojnë të ardhmen, një amanet që e kërkon Shqipërinë në tryezën e përbashkët të asaj familjeje ku më në fund po bëhemi gati të jemi pjesë e pandarë.”, u shpreh kryeministri.

Në fund, Rama theksoi se kombi nuk përkufizohet vetëm nga qeveria, por nga trashëgimia, sakrificat dhe kontributi i të gjithë atyre që ndër breza kanë ndërtuar identitetin shqiptar.

Më të lexuarat

  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërcënuan punonjëset dhe grabitën një sasi bizhuterish, Policia zbardh detajet e ngjarjes në Paskuqan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta me Iranin zbraz Pentagonin, SHBA konsumon 80% të raketave dhe hyn në krizë rezervash ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Skeletet’ në dollapin e Elisës që frenuan entuziazmin për “Marrëveshjen e re”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk reshtin pazaret korruptive: Shtyhet sërish ankandi i pronës publike tek Fusha e Aviacionit dhe në Himarë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alban Mësonjësi, nga ‘Panama Papers’ i Parajsave Fiskale në Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Monstra i Korrupsionit, Blendi Gonxhe kërcënon protestuesit; ndërsa dosjet e tij të zeza flenë në SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nadir Çausholli dhe Spartak Zekja grup kriminal, rimbursim masiv dhe fiktiv ilaçesh të skaduara, në skenë dy gra Lorela Ballabani dhe Alba Zylfo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës në arbitrazh / Shqiptarët rrezikojnë t’i paguajnë 720 milionë euro Pacollit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!