Një operacion i zhvilluar nga strukturat e Krimit Kibernetik ka goditur aktivitetin e paligjshëm të disa call center-ave në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dy call center janë vënë në shënjestër të aksionit, përkatësisht në zonën e Liqeni i Thatë dhe në Rruga e Kavajës, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.
Bëhet me dije se janë sekuestruar shuma parash, kompjutera dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin. Brenda call center-ave janë gjetur dhe operatorë gjatë punës
Hetimet kanë nisur nga autoritetet gjermane dhe austriake përpara dy vitesh.
Gjatë operacionit janë kryer disa arrestime, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetet e personave të ndaluar apo detaje të plota mbi aktivitetin e dyshuar kriminal.

