AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Arrestohet autori i vrasjes në Nikël, ja momentet kur shoqërohet me pranga në duar

by SHT Media
11/04/2026
in Kronikë
6
0
Arrestohet autori i vrasjes në Nikël, ja momentet kur shoqërohet me pranga në duar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka arrestuar këtë të shtunë autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur një ditë më parë në fshatin Verjon të Krujës.

33-vjeçari Eduart Afmataj është vënë në pranga në fshatin Bruzë-Mal, pas një ndjekje të vazhdueshme dhe kontrolleve intensive të efektivëve të policisë.

Afmataj dyshohet se qëlloi për vdekje me armë zjarri fqinjin e tij, Artur Çangu, në orët e mbrëmjes së djeshme.

Burime bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes, i dyshuari ka kontaktuar vetë policinë për të njoftuar mbi krimin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet paraprake tregojnë se mes autorit dhe viktimës kishte pasur një konflikt disa ditë më parë, i lidhur me çështje pronësie. Përplasja mes tyre ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit, duke përfunduar tragjikisht.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se vrau me armë 48-vjeçarin, dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një ndjekje të vazhdueshme, të pandërprerë dhe kontrolleve intensive me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Verjon, Krujë, kanë kapur në vendin e quajtur “Bruz-Mal” dhe kanë vënë në pranga shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Verjon. Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme, ka vrarë me armë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, për motive të dobëta, dhe pas kryerjes së krimit u largua nga vendi i ngjarjes“.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dita e pestë e protestës, rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë

17/10/2026

VIDEO/ Protesta e sotme te Ministria e Arsimit, zbulohen pamjet, ja sa është pjesëmarrja në shesh!

17/10/2026

Kaq thjesht: Kthejuni qytetin qytetarëve!

17/10/2026

Gruaja me hixhab ndihmon protestuesit të shkulin pllakat, Balla publikon pamjet: Zemërimi s’e justifikon dhunën, asnjë kauzë s’e kthen shkatërrimin në drejtësi (VIDEO)

17/10/2026

Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

17/10/2026

Protesta, 16-vjeçari heq maskën dhe flet për dorëheqjen e Ramës: Rrezikoj jetën për t’u rrahur nga policët, shokët janë arrestuar!

17/10/2026

A mundet Evropa ta mbështesë e vetme Ukrainën?

17/10/2026

Protestë edhe në Korçë, pjesëmarrja e ulët, grupi marshon te Bashkia!

17/10/2026

Efektivi e përplasi me forcë në tokë dhe e dhunoi, motra e të riut protestues: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore! Mjeku: S’ka rrezik jete

17/10/2026

Vijon seanca në Gjykatë për masat ndaj 63 protestuesve, deri më tani 5 prej tyre janë lënë në qeli, 3 u liruan! Prokuroria kërkon burg për të gjithë

17/10/2026

Macron i pakënaqur: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën dërgon mesazh negativ

17/10/2026

Protestë para Bashkisë së Durrësit! Të rinjtë sulmojnë e shkatërrojnë Postën, Policia i ndjek dhe shoqëron shumë prej tyre

17/10/2026

U arrestuan në protestë, vijon seanca për masat ndaj 63 personave! Deri më tani 5 prej tyre janë lënë në burg dhe 3 të tjerë detyrim paraqitjeje

17/10/2026

Meta dyshohet se favorizoi Bolsonaron në Brazil, gjykata urdhëron trajtim të barabartë për kandidatët

17/10/2026

Dita e pestë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës, bëhen gati edhe autobotet

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dita e pestë e protestës, rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë
  • VIDEO/ Protesta e sotme te Ministria e Arsimit, zbulohen pamjet, ja sa është pjesëmarrja në shesh!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.