• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hipokrizia e Jorida Tabakut: Flet për varfëri me 2.3 mijë euro të varura në… vesh!

09/04/2026
in Kryesore
Hipokrizia e Jorida Tabakut: Flet për varfëri me 2.3 mijë euro të varura në… vesh!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, doli sot sërish në podiumin e Kuvendit për të denoncuar “varfërimin e shqiptarëve” nga qeveria, duke e lidhur këtë me ligjin për portet turistike – një ligj që sipas saj është “me porosi” dhe në shërbim të interesave të veçanta.

Deri këtu, asgjë e re. Akuza të tilla pa prova janë bërë shpesh nga opozita e Sali Berishës. Por ajo që bie më shumë në sy nuk është përmbajtja e fjalimit, por kontrasti mes fjalëve dhe stilit të jetesës së vetë zonjës Tabaku.

Teksa fliste për varfërinë e qytetarëve, në veshët e saj shkëlqenin një palë vathë që kushtojnë së paku 2.3 mijë euro.

Dhe shfaqja e kësaj hipokrizie nuk ndodhi për herë të parë. Më herët Tabaku është shfaqur edhe me aksesorë të tjerë luksi, si një byzylyk me vlerë rreth 5 mijë euro. Mesa duket, varfëria është një problem serioz për deputeten e PD…
Ironia bëhet edhe më e fortë kur zonja Tabaku flet për korrupsion. Ndërkohë, në sfond, emra të afërt familjarë lidhen me institucione shtetërore që prej kohësh janë përfolur për tendera të dyshimtë. Edhe nëse nuk ka prova të drejtpërdrejta, perceptimi publik është ai që rëndon më shumë. Sidomos kur vjen nga dikush që pretendon standarde të larta morale.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, rezulton se pranë një prej komplekseve më të diskutuar për luks dhe afera, në Hamallaj, gjendet edhe një vilë e lidhur me familjen e saj. E deklaruar për rreth 195 mijë euro, një çmim që sipas burimeve mezi mbulon mobilimin, jo më vlerën reale të një prone të tillë.

Qershia mbi tortë pastaj dihet. Akuzat brenda vetë PD ndaj Tabakut. Sidomos ajo e Adriana Kalasë dhe jo vetëm se Jorida Tabaku ka blerë vota në zgjedhjet e fundit përmes ndihmës së oligarkëve…

Në fund të ditës, problemi nuk është që politikanët të mos kenë pasuri apo të mos jetojnë mirë. Problemi lind kur ata predikojnë varfërinë nga një realitet që duket krejtësisht i shkëputur prej saj. Sepse kur fjalimet për hallet e qytetarëve shoqërohen me luks të dukshëm, mesazhi humbet… dhe ironia bëhet e pashmangshme.

Fundja kush e ndalon Joridën t’i shesë vathët që kushtojnë sa 20 pensione dhe t’ia shpërndajë paratë të varfërve?!

Më të lexuarat

  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërcënuan punonjëset dhe grabitën një sasi bizhuterish, Policia zbardh detajet e ngjarjes në Paskuqan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta me Iranin zbraz Pentagonin, SHBA konsumon 80% të raketave dhe hyn në krizë rezervash ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Skeletet’ në dollapin e Elisës që frenuan entuziazmin për “Marrëveshjen e re”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk reshtin pazaret korruptive: Shtyhet sërish ankandi i pronës publike tek Fusha e Aviacionit dhe në Himarë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alban Mësonjësi, nga ‘Panama Papers’ i Parajsave Fiskale në Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Monstra i Korrupsionit, Blendi Gonxhe kërcënon protestuesit; ndërsa dosjet e tij të zeza flenë në SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nadir Çausholli dhe Spartak Zekja grup kriminal, rimbursim masiv dhe fiktiv ilaçesh të skaduara, në skenë dy gra Lorela Ballabani dhe Alba Zylfo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës në arbitrazh / Shqiptarët rrezikojnë t’i paguajnë 720 milionë euro Pacollit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!