AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

by SHT Media
06/04/2026
in Opinion
6
0
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Lëvizja apo nisma e Ermal Hasimes pak më shumë se një muaj më paë, nuk ishte e ngjashme meatë të nismave të tjera, atë të Agron Shehajt, Adriatik Lapajt apo edhe zërave të tjera brenda kozmosit të djathtë opozitar.

Nisma e Hasimes ishte krejt pa kompleks për faktorin Sali Berisha. E mu për këtë ai mori mjaft kritika, pasi sipas qibarëve që kanë tentuar të hyjnë në këtë fushë, faktorët e inj, duhet të bashkohen në front jashtë keut aktual të PD-së.

Në realitet, nisma e Hasimes, pavarësisht nxitjes e mbështetjes, përfaqëson një aktor që tenton të bëhet faktor në një skenë që prej kohësh është kthyer në një teatër “amator”.

Të gjithë aktorët që kanë tentuar të bëhen faktorë në Partinë Demokratike në këto 34 vjet kanë dështuar jo se nuk kanë pasur objektiva të mira, jo se nuk kanë pasur ide serioze dhe të logjikshme, jo se kanë qenë të paformuar e antipatikë me “populline së djathtës”.

Ata kanë dështuar vetëm sepse nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje me faktorin kryesor që luan në këtë territor; përkatësisht Sali Berishën.

Lëvizja e Hasimes dukej hapur se nuk ishte thjesht për të mbushur presidiumet e foltoreve apo protestave, së paku parë nga kënvështrimi i tij, i shpalosur në hapësirën e gjerë mediatike të televizioneve më të mëdha që ju hap pas zbritjes në fushë.

Kjo lëvizje u pa si një lëvizje që synon një hyrje të tij dhe jo vetëm të tij në shtabin e madh të opozitës si aktorë e faktorë kryesorë. Madje këtë publikisht Ermal Hasimja e tha në një prej paneleve ku ftohej shpesh në atë kohë. Kemi premtimin, tha ai, se do të pëfshihemi në ekipet e opozitës së zgjeruar e cila do të hapet më tej.

Një deklaratë e guximshme, pasi shpesh, sidomos në politikën zyrtare, premtime të tilla nuk bëhen publike, përveç në raste të jashtëzakonshme e në krah të liderëve të mëdhenj, për t’i shërbyer atyre.

Ajo deklaratë, sa e rrezikshme për Hasimen se mund të ketë trazuar doktorin se ka nxjerrë pjesë të bisedave të tyre, është gjithashtu e rëndësishm pasi tregon një potencial karakterial për një politikan që kërkon të çajë nëkëtë xhungël të mbushur me kafshë të egra.

Në hapësirën opozitare ka shumë vend për nisma apo figura të reja, madje ky komunitet ka treguar gjithë këto vite se është më i disponueshmi të votojë jashtë rreshtit sesa socialistët.

Votat për Edi Ramën në vitin 2000 e më pas nga ky elektorat ishin më të bujshmet, por të tilla ka pasur disa herë qoftë ër Spartak Ngjelën, qoftë edhe për Bamir Topin, apo edhe Benet Becin së fundmi.

Ndërkaq, socialistët nuk kanë treguar se mund të votojnë krejt pa problem emra që nuk i konsiderojnë si të “territorit”, edhe pse e majta ka qenë mjaft e hapur disa herë për emra që janë sjellë nga jashtë. Po kur janë katapultuar nga lart ama. Kjo pasi PS-ja është parti, ndërsa PD-ja nuk ka qenë kurrë e tillë.

Kozmosi i opozitës apo i së djathtës është një komunitet politik krejt ndryshe nga PS-ja. Gjë që është edhe dialektike në një mjedis të krahasuar edhe me botën. Partitë e majta janë përbindësha organizativë në territor, kurse të djathtat janë një bashkim klubesh, intereash përfaqësime të grupeve të interesit. Silvio Berluskoni e konsideronte partinë si një autobuz ku dikush hip derisa arrin stacionin e tij, ku si ideologji përdorte vetëm një idiomë: “liritë”. Ku natyrisht kishte edhe koncepte që për rivalët apo kundërshtarët e tij, konsideroheshin si sfidim apo shkelje të ligjit.

Ardhur tek ne, “Populli opozitar” është normale që pëfaqëson dialetika e realitete të ndryshme, por që të funksionojë, duhet të jetë një ose një Republikë ose një Monarki, ama kushtetuese. E jo një grupim më shumë tribal, ku nëse kritikon “Atilën” apo rrethin e tij piqesh në hell.

Të cilët, “shoqëri civile” konsiderojnë ata që të tillë i quan “Atila” apo njerëzit afër tij. Përjashtimet e fundit të Ervin Salianjit dhe mbështetësve të tij në strukturat më të organizuara të Partisë Demokratike, është pikërisht molotovi që tremb jo vetëm çdo nismë, po largon me vrap çdo nismëtar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Doja të ndikoja te të tjerët”- Doli së bashku me vajzën 1-vjeçare në protestë te Kryeministria dhe u bë viral, flet i riu: Kanë baltosur emrin tim si patronazhist

17/10/2026

Protestat në Francë, analiza e ‘Fox News’: Pas tyre fshihet rrjet ndërkombëtar komunistësh, sindikatash dhe organizatash që propagandon trazirat

17/10/2026

Dita e pestë, protestuesit pretendojnë për goditje me plumba gome, Policia: Janë shpërqendrues!

17/10/2026

“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

17/10/2026

“E besoj që ka dhe shërbime të huaja, paguhen për këtë!”- Ish-ministri Lleshaj: Protestuesit të ruhen nga të infiltruarit! Të rinjtë duhen dëgjuar

17/10/2026

Protestuesit sulmojnë me molotovë drejt Policisë te Ministria e Arsimit, efektivët i shpërndajnë me gaz e ujë, disa shoqërime!

17/10/2026

Si reagohet paqësisht ndaj dikujt me Molotov në dorë?

17/10/2026

“Fluturimet vijonë normalisht, lajme fake”- Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës reagon për situatën: Nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve

17/10/2026

Vatikani: Papa Leo do të dalë sot nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale

17/10/2026

Dhuna në protestën e sotme te Ministria e Arsimit, plagoset një efektiv i policisë, mbërrin dhe ambulanca! Nisin shoqërimet

17/10/2026

Kryeministri Rama të hënën në Austri, do pritet nga kancelari austriak në Vjenë!

17/10/2026

E paprecedentë/ Protesta ka edhe “manual” nga Serbia? Studenti e pranon publikisht: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta

17/10/2026

Kompanitë amerikane pritet të kryesojnë ekspozitën CIIE për të tetin vit radhazi!

17/10/2026

Duke pritur Godonë në Shqipëri…

17/10/2026

FOTO-LAJM/ Vandalët përdhosin monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës!

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Doja të ndikoja te të tjerët”- Doli së bashku me vajzën 1-vjeçare në protestë te Kryeministria dhe u bë viral, flet i riu: Kanë baltosur emrin tim si patronazhist
  • Protestat në Francë, analiza e ‘Fox News’: Pas tyre fshihet rrjet ndërkombëtar komunistësh, sindikatash dhe organizatash që propagandon trazirat

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.