• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

04/03/2026
in Botë
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Çmimet e avionëve privatë për evakuimin e qytetarëve nga vendet e Gjirit Persik kanë shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet. Sipas raportimeve, disa individë shumë të pasur po paguajnë deri në 350 mijë dollarë për një fluturim drejt destinacioneve të sigurta në Evropë dhe më gjerë.

Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, shumë linja ajrore ndërkombëtare kanë anuluar fluturimet drejt Lindjes së Mesme, duke shkaktuar kaos në aeroporte dhe duke kufizuar ndjeshëm opsionet e udhëtimit. Si pasojë, kërkesa për avionë privatë është rritur ndjeshëm, duke çuar çmimet në nivele rekord.

Raketat dhe dronët iranianë kanë goditur zona si Abu Dhabi, Dubai, Katari dhe Bahreini, vende që deri pak kohë më parë konsideroheshin relativisht të sigurta. Në këto kushte, shumë qytetarë të pasur po largohen drejt Arabia Saudite, e cila po shihet si një nga rrugët më të sigurta të daljes nga rajoni.

Kryeqyteti saudit, Riad, është kthyer në një pikë qendrore tranziti, pasi aeroporti i tij mbetet funksional dhe me lidhje të rregullta ndërkombëtare. Kompanitë private të sigurisë raportohet se kanë marrë me qira flota automjetesh SUV për të transportuar persona nga Dubai drejt Riadit, një udhëtim rreth 10 orë me rrugë tokësore, përpara se të organizojnë fluturime private jashtë rajonit.

Të evakuuarit përfshijnë drejtues të lartë të korporatave financiare ndërkombëtare, investitorë dhe individë me pasuri të lartë që ndodheshin në zonë për biznes apo pushime. Sipas burimeve të industrisë së aviacionit, një fluturim me avion privat nga Riadi drejt Evropës ka arritur të kushtojë deri në 350,000 dollarë (rreth 260,000 paund), për shkak të kërkesës së lartë dhe mungesës së disponueshmërisë.

Një faktor që e bën Arabinë Saudite veçanërisht tërheqëse, është fakti se disa vende fqinje kanë kufizuar lëvizjen. Oman, për shembull, ka mbyllur disa rrugë pas një sulmi iranian ndaj një porti dhe një anijeje cisternë nafte.

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar King Khalid në Riad, i vendosur rreth 35 kilometra nga qendra e qytetit, vijon të operojë normalisht. Aeroporti ka pesë terminale dhe lidhje të rregullta me Evropën, Amerikën, Azinë dhe Afrikën. Autoritetet saudite kanë lehtësuar gjithashtu procedurat e vizave, duke u lejuar shumë shtetasve të marrin vizë në mbërritje, një masë që ka rritur ndjeshëm fluksin e atyre që kërkojnë një dalje të shpejtë dhe të sigurt nga rajoni.

Më të lexuarat

  • Atentat në Sarandë, ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti (EMRI)

    Atentat në Sarandë, ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti (EMRI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani po shkojnë drejt një marrëveshjeje afatshkurtër për t’i dhënë fund luftimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do kishte kushtuar shumë më shumë”/ Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse që i kushtoi dasma

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, policia nis që sot planin e masave, rrugët ku nuk do lejohet kalimi dhe parkimi i makinave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Fund varfërisë ekstreme”, Berisha me pensionistët: Do vendosim minimumin jetik 200 $

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mbrojti nderin”/ Adioni i “Ferma VIP” reagon sërish në rrjete sociale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sarkozy nuk do të mbajë më “byzylykun elektronik”, gjykata i zbut masën e dënimit ish-presidentit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për “gjoba” dhe pagesa false

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!