• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

03/03/2026
in Botë
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

Versioni i dytë mbi mënyrën se si u eliminua Ali Khamenei dhe rrethi i tij i ngushtë vjen nga Financial Times. Një rrëfim i detajuar, por i shoqëruar me rezervat e zakonshme: Shërbimet sekrete rrallë zbulojnë plotësisht mekanizmat e një operacioni të suksesshëm.

Sipas burimeve të cituara nga gazeta britanike, eliminimi i liderit iranian ishte rezultat i kombinimit mes teknologjisë dhe faktorit njerëzor, dy elementë thelbësorë në operacione të këtij niveli.

Kamerat e hakeruara dhe gjurmimi i lëvizjeve

Njësia izraelite Unit 8200, sipas këtij versioni, kishte hakeruar prej kohësh kamerat e trafikut në rrugët e Teheranit. Kjo u ka mundësuar të monitorojnë hyrje-daljet në kompleksin e madh qeveritar ku ndodhej qendra e komandës dhe ku qëndronte Udhëheqësi Suprem.

Në këtë mënyrë janë rindërtuar lëvizjet e gjeneralëve, oraret dhe rutinat, duke krijuar një hartë të saktë të aktivitetit të përditshëm. Momenti i goditjes është zgjedhur kur në kompleks zhvilloheshin takime me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë. “E njohim Teheranin si Jerusalemin”, kanë deklaruar burime izraelite për gazetën.

Telefonat “të zënë” dhe paraliza e komunikimeve

Paralelisht, Izraeli ka ndërhyrë në rrjetin telefonik, duke përdorur një sistem që i mbante linjat vazhdimisht “të zëna”. Kjo ka vështirësuar komunikimin mes strukturave të sigurisë iraniane.

Rreziku i një sulmi ishte i pritshëm. Në konfliktin e qershorit, ushtria izraelite kishte depërtuar mbrojtjen iraniane duke eliminuar disa figura kyçe. Megjithatë, alarmi nuk ka funksionuar si duhet dhe regjimi është gjetur sërish i pambrojtur.

Roli vendimtar i CIA-s

Sipas rrëfimit, operacioni është finalizuar falë një informacioni të drejtpërdrejtë nga CIA. Një burim në terren ka konfirmuar praninë e Khameneit në kompleks dhe faktin që ai nuk ishte zhvendosur në bunkerin më të thellë në momentin e sulmit.

Pas sinjalit, avionët izraelitë F-15 kanë lëshuar 30 raketa “Black Sparrow” me rreze veprimi deri në 2 mijë kilometra. Goditjet kanë shkatërruar një pjesë të kompleksit qeveritar dhe kanë vrarë Khamenein, bashkëpunëtorët dhe truprojat e tij.

Një fushatë e nisur prej vitesh

Sipas Financial Times, operacioni është kulmi i një strategjie depërtimi që ka nisur që në fillim të viteve 2000, e konceptuar nga ish-shefi i Mossad, Meir Dagan, me urdhër të kryeministrit të atëhershëm Ariel Sharon.

Rrjeti i agjentëve lokalë, sipas kësaj narrative, ka bërë të mundur atentate të synuara ndaj shkencëtarëve, sabotime në impiante dhe madje vjedhjen e arkivit bërthamor iranian.

Verën e kaluar janë realizuar sulme të tjera pas vijave të frontit për të shkatërruar bateri raketore dhe objektiva ushtarake me raketa të modifikuara për operacionin.

“Ushtria e padukshme” dhe lufta e informacionit

Sipas televizionit Al Arabiya, kjo “ushtri e padukshme” ka vepruar paralelisht me bombardimet ajrore.

Nuk përjashtohet që faza e re e ofensivës së shpallur nga Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu të përfshijë më shumë qeliza të armatosura të përbëra nga kundërshtarë të brendshëm të regjimit. Pasdaranët kanë shtuar kontrollet dhe operacionet kundërspiunazhe.

Në situata të tilla, propaganda është pjesë e betejës. Përveç armëve, përdoren edhe “zbulime” dhe versione të ndryshme për të krijuar mjegull informuese. Një shembull është vrasja e Ismail Haniyeh në Teheran në korrik 2024: Versionet varionin nga bombë në apartament, në raketë ajrore apo predhë e lëshuar nga një kodër pranë zonës.

Në këtë fazë, shumë detaje mbeten të pakonfirmuara. Si në çdo konflikt të madh, e vërteta operacionale shpesh qëndron mes informacioneve zyrtare, rrjedhjeve selektive dhe luftës së narrativave.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!