• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

02/03/2026
in Botë
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

Britania e Madhe ka zbuluar se një dron ka goditur goditi pistën në bazën e tyre RAF (Royal Air Force – Forcat Ajrore Mbretërore) në Qipro.

Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper deklaroi për mediat se Mbretëria e Bashkuar po bën maksimumin për t’i kthyer qytetarët e saj në rajon në shtëpi “në mënyrë të sigurt dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton Sky News.

Cooper vlerëson se rreth 300,000 shtetas britanikë ndodhen në vendet e Gjirit që tani janë shënjestruar nga Irani, përfshirë vende ku hapësira ajrore është mbyllur si rezultat i sulmeve.

“Po u themi njerëzve se gjëja më e rëndësishme për momentin është të ndjekin këshillat lokale, të cilat në shumicën e vendeve janë për të qëndruar të strehuar në vend. Po dërgojmë gjithashtu ekipe të shpejta në rajon për të punuar me industrinë e udhëtimeve dhe me qeveritë lokale, në mënyrë që qytetarët të marrin mbështetje,” tha ajo.

Lidhur me sulmin e raportuar me dron ndaj një baze britanike të RAF-it në Qipro, Cooper tha se sulmi kishte në shënjestër pistën e avionëve në RAF Akrotiri.

“Nuk jemi në gjendje të japim më shumë informacion dhe detaje në këtë moment, por padyshim që po merren të gjitha masat paraprake rreth bazës”, u shpreh ajo.

Ministria e Mbrojtjes (MoD) kishte njoftuar më herët se po zhvendoste familjet nga baza si “masë paraprake”.

E pyetur për planet e evakuimit të shtetasve britanikë në vendet e Gjirit që janë shënjestruar nga Irani, sekretarja e jashtme tha se qeveria po “punon mbi çdo mundësi të mundshme”, megjithëse synimi i saj është që “hapësira ajrore të rihapet në mënyrë që njerëzit të mund të kthehen me fluturime normale”.

Duke folur për sulmet më të gjera të Iranit në Lindjen e Mesme, Cooper tha se ka biseduar me ministra të jashtëm në vendet e Gjirit, “të cilët ishin sinqerisht të tronditur dhe të tmerruar nga mënyra se si vendet e tyre janë shënjestruar nga Irani gjatë fundjavës”.

“Ata janë të shokuar nga sulmet që kanë përjetuar nga Irani dhe po kërkojnë mbështetje, përfshirë mbështetje mbrojtëse.

“Kjo është arsyeja pse mendoj se është kaq e rëndësishme të pranojmë përgjegjësitë që kemi për mbështetje mbrojtëse në zonat ku ka qytetarë britanikë.”

Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të shohë “një zgjidhje të negociuar, një proces diplomatik” për t’i dhënë fund përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Cooper përsëriti fjalët e kryeministrit të një dite më parë se Mbretëria e Bashkuar është e përfshirë vetëm në veprime “mbrojtëse” në Lindjen e Mesme dhe se është marrë një “vendim i qëllimshëm për të mos u përfshirë ose për të mos ofruar mbështetje” për sulmet amerikane ndaj Iranit gjatë fundjavës.

E pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar është tani një objektiv i Iranit, Cooper refuzoi ta konfirmojë këtë, duke thënë se nuk dëshiron të “spekulojë” mbi sulmin ndaj RAF Akrotiri, pasi ende nuk i di të gjitha detajet.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!