• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

24/02/2026
in Botë
Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

Parisi ka ndaluar ambasadorin amerikan Charles Kushner të takohet me ministrat e qeverisë franceze, pasi ai nuk u paraqit në një takim në Ministrinë për Evropën dhe Çështjet e Jashtme për të sqaruar deklaratat e bëra nga administrata Trump pas vrasjes së një aktivisti francez të ekstremit të djathtë.

Vendimi u njoftua të hënën, 23 shkurt, nga Ministria e Jashtme franceze, ndërsa marrëdhëniet diplomatike mes Parisit dhe Washingtonit po përkeqësohen për shkak të disa mosmarrëveshjeve, duke përfshirë tarifat tregtare, luftën në Ukrainë dhe rolin e Europës përballë Rusisë.

“Duke pasur parasysh këtë mungesë të dukshme të kuptimit të kërkesave bazë të detyrës së ambasadorit dhe të nderit për të përfaqësuar vendin e tij, ministri Jean-Noel Barrot ka kërkuar që Kushner të mos ketë më qasje direkte tek anëtarët e qeverisë franceze”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Megjithatë, ambasadori amerikan mund të vazhdojë detyrat diplomatike dhe të ketë “shkëmbime” me zyrtarë të tjerë.

Ministri Barrot e thirri Kushner pas publikimit nga ambasada amerikane në Paris të deklaratave të administratës Trump në lidhje me vrasjen e aktivistit të ekstremit të djathtë Quentin Deranque, 23 vjeç, i cili vdiq gjatë një përleshjeje me të ashtuquajtur aktivistë të ekstremit të majtë, një incident që tronditi Francën.

Në vend që të përgjigjej personalisht, Kushner dërgoi në takim një zyrtar të lartë të ambasadës, duke justifikuar mungesën me angazhime personale. Kjo nuk ishte hera e parë që ambasadori refuzonte të paraqitej në thirrje të Ministrisë së Jashtme franceze.

Në gusht 2025, Kushner ishte thirrur gjithashtu në ministri pasi qeveria franceze reagoi ndaj kritikave të tij për Presidentin Emmanuel Macron, duke thënë se nuk po luftonte antisemitizmin. Në atë rast, pjesëmarrës ishte vetëm përfaqësuesi amerikan në vend të ambasadorit.

Refuzimi i Kushner për të takuar ministrin mbushi faqet e para të gazetave franceze, me tituj që flisnin për “tensionet e larta” mes ministrisë dhe ambasadës amerikane.

Kushner, babai i dhëndrit të Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka qenë gjithmonë person i diskutueshëm në SHBA. Ai ishte i dënuar më parë dhe përfundoi 2 vite burg për kontribute të paligjshme në fushatat elektorale, shmangie tatimore dhe pengim të dëshmitarëve, dhe më pas u fal nga Trump.

Postimet në rrjetet sociale që “acaruan” qeverinë franceze dhe më pas u shpërndanë nga ambasada amerikane, u bënë nga Byroja e Shtetit për Kundërterrorizmin, e cila tha se vrasja e Deranque “duhet t’i shqetësojë të gjithë”.

Postimi paralajmëronte gjithashtu për rritjen e “radikalizmit të dhunshëm të majtë” në Francë dhe rolin e tij në vdekjen e Deranque, duke theksuar kërcënimin për sigurinë publike.

Ministri Barrot reagoi me zemërim ndaj deklaratave amerikane, duke theksuar se Franca nuk ka nevojë për mësime.

“Nuk kemi asgjë për të mësuar, veçanërisht për dhunën, nga lëvizjet reaksionare ndërkombëtare”, theksoi ai.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!