AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

by SHT Media
22/02/2026
in Botë
6
0
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA sulmon Iranin? Duket se situata po afrohet drejt një goditjeje ndaj Teheranit. Prej javësh, Uashingtoni ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duket gati të grumbullojë më shumë fuqi ajrore në rajon, se sa në çdo moment që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.

Aleatët arabë të SHBA në Gjirin Persik thuhet se kanë paralajmëruar për pasojat e paparashikueshme të një sulmi, duke pasur frikë se “efekti boomerang” do të binte mbi ta.

Prandaj, edhe nëse objektivat ushtarake janë relativisht të parashikueshme, pasojat përfundimtare nuk janë. Nëse negociatat dështojnë dhe presidenti Donald Trump vendos të urdhërojë një sulm, këto janë 7 skenarët më të diskutuar.

Në këtë skenar, forcat ajrore dhe detare amerikane kryejnë sulme të kufizuara dhe të sakta ndaj objektivave kyçe: bazave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), njësisë paraushtarake Basij, depozitave dhe lëshuesve të raketave balistike, si edhe elementëve të programit bërthamor.

Rezultati “ideal” do të ishte rrëzimi i një regjimi tashmë të dobësuar dhe një tranzicion i ngadaltë drejt një demokracie funksionale, ku Irani do të mund të ribashkohej me botën. Por ky është skenar shumë optimist: ndërhyrjet perëndimore në Irak dhe Libi nuk prodhuan tranzicione të qeta. Ato rrëzuan diktatura, por hapën edhe vite kaosi, gjakderdhje dhe fragmentim institucional.

Ky mund të quhet “modeli venezuelian”: një veprim i shpejtë dhe i fuqishëm amerikan e lë regjimin në këmbë, por e detyron të zbusë politikat.

Në rastin e Iranit, kjo do të thoshte që Republika Islamike mbijeton (gjë që nuk do t’i kënaqte shumë iranianë), por detyrohet të kufizojë mbështetjen për milicitë në rajon, të frenojë programet bërthamore dhe raketore dhe të ulë represionin ndaj protestave.

Edhe ky skenar shihet si më pak i mundshëm, sepse lidershipi iranian ka qëndruar i palëkundur për dekada. Udhëheqësi suprem Ali Khamenei, tashmë në moshë të thyer, përshkruhet shpesh si jashtëzakonisht rezistent ndaj kompromisit.

Shumë analistë e shohin këtë si një nga skenarët më të mundshëm. Edhe pse regjimi është jopopullor dhe valët e protestave e kanë dobësuar, në Iran ekziston një “shtet i thellë”, i organizuar dhe i rrënjosur, me interes të madh për ruajtjen e status quo-së. IRGC, për shembull, ka ndikim të gjerë edhe në ekonomi.

Një arsye pse protestat nuk e kanë rrëzuar ende regjimin është mungesa e “dezertimeve” të mëdha nga brenda aparatit të sigurisë, si dhe gatishmëria e pushtetit për të përdorur forcë ekstreme. Në rrëmujën pas një sulmi, është e mundur që vendi të përfundojë nën një qeveri të fortë ushtarake, të dominuar nga figura të IRGC.

Ky skenar konsiderohet shumë i mundshëm. Irani ka paralajmëruar se do të përgjigjet ndaj çdo sulmi, dhe retorika e udhëheqjes ka qenë e qartë: “gishti është në këmbëz”.

Edhe pse Irani nuk e rivalizon dot fuqinë e Marinës dhe Forcave Ajrore amerikane, ai mund të godasë me arsenalin e raketave balistike dhe dronëve, shumë prej të cilëve mund të jenë të fshehur në shpella, nëntokë ose në zona malore.

Në anën arabe të Gjirit ka baza amerikane (p.sh. në Bahrein e Katar), por Irani mund të shënjestrojë edhe infrastrukturë kritike të vendeve që i konsideron bashkëpunëtore, si Jordania, ose objektiva izraelite. Sulmi i vitit 2019 ndaj objekteve të Aramco-s në Arabinë Saudite (i atribuuar një grupi të lidhur me Iranin) tregoi sa të prekshme janë edhe fuqitë e Gjirit.

Një tjetër formë hakmarrjeje do të ishte vendosja e minave detare në Gjirin Persik, një kërcënim i njohur që nga lufta Iran-Irak (1980–1988), kur u minuan korridoret e lundrimit dhe u deshën operacione të gjera pastrimi.

Ngushtica e Hormuzit, midis Iranit dhe Omanit, është një “grykë shishe” strategjike. Një pjesë e madhe e naftës dhe gazit të lëngshëm (LNG) kalon aty. Çdo ndërprerje do të godiste tregtinë globale dhe do të shtynte çmimet e energjisë lart.

Paradoxi: humbësi më i madh do të ishte vetë Irani, sepse edhe ai varet nga eksportet e naftës për të ardhura, po ashtu edhe klientët e tij kryesorë në Azi, veçanërisht Kina.

Një skenar më i frikshëm (edhe pse më pak i mundshëm) është fundosja e një anijeje amerikane, përmes asaj që quhet “sulm në tufë”: shumë dronë shpërthyes dhe anije të shpejta me torpedo që synojnë të tejkalojnë mbrojtjen e afërt të anijes.

Forcat detare të IRGC janë stërvitur prej kohësh për luftë asimetrike: jo për të mposhtur teknologjinë amerikane në mënyrë klasike, por për të gjetur vrima, të krijojnë kaos dhe të prodhojnë goditje simbolike.

Një anije e fundosur dhe kapja e të mbijetuarve do të ishte një poshtërim i madh për SHBA-në dhe do të nxiste një përgjigje shumë të ashpër. Historia ka precedentë tragjikë: USS Cole u sulmua në Aden në vitin 2000, ndërsa USS Stark u godit në vitin 1987 në Gjirin Persik.

Ky është rreziku “sirian-libian”: rënia e regjimit pa një plan të qartë pasues. Mund të nënkuptojë luftë civile, fragmentim shtetëror dhe shpërthim tensionesh etnike, ndërsa minoritetet (kurde, beluçe, azerbajxhanase e të tjera) kërkojnë të mbrojnë komunitetet e tyre në një vakum pushteti.

Shumë aktorë rajonalë do të donin fundin e Republikës Islamike, veçanërisht Izraeli, që e sheh Iranin si kërcënim ekzistencial. Por pothuajse askush nuk dëshiron që vendi më i madh i Lindjes së Mesme për nga popullsia (rreth 93 milionë banorë) të zhytet në kaos, sepse kjo do të sillte një krizë humanitare dhe refugjatësh me efekt domino.

Rreziku më i madh është që një luftë të nisë pa një “fund të qartë”: një fushatë që fillon me objektiva të dukshme, por përfundon në një spirale hakmarrjesh dhe përshkallëzimi, me pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin, dhe për botën. / BBC – Bota.al

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.