• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Rama ka në xhep ‘kartën e djeshme’ të SHBA dhe të Trump”/ Leka: Protesta? Nëse dhuna përshkallëzohet, i faturohet opozitës!

20/02/2026
in Politikë
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Analisti Martin Leka në një intervistë në “NewsLine” në “ABC News”, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në Washington.

Gjatë intervistës ai theksoi se vizita e Ramës, është një ngjarje e shënuar dhe se kryeministri tregoi guxim me fjalimin e tij, duke sjellë në fokus edhe çështjen e UÇK.

I ndalur te opozita, analisti Leka tha se është e qartë tashmë që problemi kryesor është “non-grata” e Sali Berishës.

“Nga pikëpamja e jashtme fjalimi i Ramës në Washington është ngjarje e shënuar sepse për herë të parë kryeministri i Shqipërisë shfaq disa probleme. Foli për udhëheqësit e UCK, duke u fokusuar të presidenti Thaçi dhe 3 komandantët e tjerë që po gjykohen në Hagë. Fakti që e bëri në një tribunë të rëndësishme ndërkombëtare tregon guxim dhe largpamësi në politikën e jashtme të shtetit shqiptar. Ndërsa në planin e brendshëm mendoj që ka përpjekje për ta relativizuar vizitën e zotit Rama, por kjo nuk duhet të jetë kështu. Opozita e kryesuar nga non grata, Sali Berisha, ka akuzuar Ramën se nuk shkon dot të Uashington, se nëse shkon arrithet deri te arrestimi… etj. Por Rama shkoi vetë atje, u takua me Trump. Dhe alibia e tyre ra”, u shpreh analisti Leka.

Më tej nënvizoi se vizita e Ramës në Washington ishte edhe një përgjigje për të gjithë ata kritikë që besonin se ‘Rama me të kaluar oqeanin do të arrestohej’.

“Duhet thënë se atje ka shkuar kryeministri i Shqipërisë. Këta harrojnë deri aty sa në përpjekje për të relativizuar gjëra të tilla edhe në studio serioze, i shmangen thelbit të problemit, dhe ndjesë që e them, shkojnë deri te organet gjenitale dhe jo te thelbi i çështjes. Rama duhet thënë se dallohet për fjalën, artikulimin. Presidentit Trump dhe auditorit i përmendi Hagën. Unë theksoj se e gjitha kjo ngjan me një deklaratë po kaq të guximshme vite më parë në Serbi, kur zoti Rama i përmendi Vuçiç faktin që Kosova është e pavarur dhe kjo ishte e pakthyeshme. Dhe një deklaratë e tillë në atë kohë ishte e guximshme, siç ishte edhe ditën e djeshme dhe kjo duhet të ishte përshëndetur nga të gjithë. Pra opozita duhet të mësohet se kur kryeministri, kushdo qoftë, shkon jashtë dhe mbron të drejtat e shqiptarëve, duhet të gjejë kurajën dhe forcën ta përshëndesë”, tha mes të tjerash ai.

Një koment e bëri edhe për protestën e PD, duke u shprehur se opozita duhet të deklarohet kundër dhunës dhe se protestat e dhunshme nuk i mbështesin as ndërkombëtarët.

“Nëse dhuna përshkallëzohet, faji i faturohet opozitës. Opozita duhet të jetë e përgjegjshme, të distancohet nga aktet e dhunës. Dhe në planin e brendshëm nuk mendoj se fiton pikë duke organizuar dhunë sepse Rama që në këtë rast është target kryesor ka në xhep “kartën e djeshme” të SHBA dhe presidentit Trump”, tha Leka.

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!