AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

by SHT Media
20/02/2026
in Politikë
6
0
Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar se në takimin mes saj, kryeministrit Edi Rama dhe presidentit amerikan Donald Trump, është diskutuar për çështjen e Hagës dhe 4 liderëve për të cilët është kërkuar nga 45 vite burg për secilin.

Osmani u shpreh e rezervuar dhe nuk dha shumë detaje mbi atë çfarë kanë diskutuar me Trump, por në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, presidentja e Kosovës tha se ajo dhe kryeministri  Rama do të flasin më në detaje kur “të vjen momenti” rreth kësaj çështje.

Ajo theksoi se kanë marrë garanci të fuqishme nga presidenti amerikan.

“Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj. Nuk besoj që është në interesin e Kosovë në qoftë se japim më shumë detaje rreth kësaj. Mirëpo, dua të siguroj që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanci të fuqishme. Natyrisht që kur të vjen momenti edhe unë, edhe kryeministri Rama do të flasim më në detaje për këtë temë, por e kemi informuar në detaje për këto dy tema, dhe sërish dua ta them, sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e mirë për Kosovën”, ka thënë ajo.

Presidentja e Kosovës tha se pjesëmarrja e Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes i ka ngritur dy vendet në një nivel të ri në arenën ndërkombëtare. Ajo shprehet e bindur se bërja pjesë e bordit të paqes do t’i japë vendit të saj mundësi për njohje të reja.

“Jemi të bekuar, si Kosova ashtu edhe Shqipëria jemi së bashku në Bordin e Paqes si dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor, që nënkupton të dy shtetet tona po ngrihen në nivel më të lartë të përfaqësimit ndërkombëtar, dhe kjo po bëhet falë besimit amerikan. Por në përgjithësi është edhe një mundësi e mirë që edhe me shumë shtete të tjera aleate të diskutojmë të ecim përpara, dhe të gjitha këto po ngjajnë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, si herën e parë kur isha në Davos, si në Ëashington, na ka hapur rrugë të rëndësishme me shtete të ndryshme, anëtare të përfshira shtete jo-njohëse. Kjo vërtetë e ka ngritur Republikës e Kosovës në një nivel të ri sa i përket përfaqësimit në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.

Çështja e Hagës u ngrit edhe nga kryeministri Edi Rama në Uashington gjatë takimit të Bordit të Paqes, duke kërkuar ndërhyrjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Ai kujtoi se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte arrestuar pak përpara udhëtimit drejt SHBA për firmosjen e një marrëveshjeje me Serbinë, nga i njëjti prokuror, Jack Smith, i cili kishte përndjekur vetë Presidentin amerikan.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.