AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

by SHT Media
19/02/2026
in Politikë
6
0
“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama sot në 19 shkurt në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ngriti çështjen e pretencës të Prokurorisë së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sejamini u shpreh se deklarata e Ramës ishte e nevojshme. Ai shtoi se Bordi i Paqes ishte një zhgënjim, duke thënë se gjatë gjithë eventit, kishte vetëm lavdërime për presidentin amerikan Trump e se nuk janë parë rezultate konkrete nga ky Bord.

“Rama bëri mirë që e përmendi çështjen e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së se ishte në audiencë ndërkombëtare. Fjalimi nuk ndikoi askënd dhe nuk mund të themi se “jehoi fjalimi”. Shumë mirë që e ngriti këtë çështje. E përdori këtë moment dhe nuk ka asgjë të keqe. Nuk mund të vazhdojmë të themi se “liderët tanë bënë namin” apo “i treguan vendin botës”, se këto janë gjëra që i kalojnë së kaluarës. Takimi i Bordit të Paqes nuk ishte ndonjë ngjarje e madhe, ishte ngjarje personale e Trump. Gjithçka ishte Trump, të gjithë e lavdëruan, nuk pati diçka të re. Ishte një ngjarje, që nuk ndryshoi asgjë në realitetin politik botëror.

Shqipëria nuk është vend kaq i rëndësishëm për politikën e jashtme amerikane. Uashingtoni nuk do të merrej me vendin tonë, nëse nuk ka një problem në Ballkan. Rama ka pasur raport ndryshe, pra më të mirë me qeverinë amerikane në të kaluarën, sepse ka pasur akses të priviligjuar te Uashingtoni. Rama ka humbur aksesin në qeverinë e SHBA-ve, që e kishte dikur. Trump vetë ka thënë se prioritet i Amerikës është interesi amerikan dhe siguria e brendshme. Rama është përpjekur që të ketë akses më të madh në SHBA, por se nuk ia ka arritur”, tha Sejamini.

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë ditës së sotme, në Bordin e Paqes në Uashington, në prezencë të presidentit amerikan Donald Trump, tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet të bëjë diçka, në lidhje me atë që po ndodh në Hagë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

EMRAT/ Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, arrestohet autori

23/11/2026

Tronditet Fieri, gjendet i vrarë me armë zjarri “Seli i Malit”. Historia e përplasjes me “Ben Qimen” dhe dyshimet për ekzekutimin e sotëm

23/11/2026

Dilemat e Gjykatës së Posaçme: Çfarë është një krim i rëndë në Shqipëri?

23/11/2026

Pas aludimeve për Shqipërinë, Zelensky merr përsipër sulmin ndaj anijes ruse

23/11/2026

Pallati pesëkatësh kthehet në gërmadhë pas sulmit rus, 11 viktima në Ukrainë

23/11/2026

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

23/11/2026

Tirana mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes luftarake ruse: Akuza të pabazuara!

23/11/2026

Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

23/11/2026

Ndërpritet koncerti në Mançester, evakuohen mbi 12,000 persona pas lëshimit të një substance të panjohur

23/11/2026

Sulm i befasishëm në zemër të Mesdheut, goditet me dronë anija luftarake ruse pranë Italisë (VIDEO)

23/11/2026

Na duhet edhe policia e gjuhës

23/11/2026

Demokratët arrijnë shumicë historike në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, më e larta që nga 1992

23/11/2026

Elisa, ky yll i zbukuruar me byrek hithrash dhe dhallë

23/11/2026

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRAT/ Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, arrestohet autori
  • Tronditet Fieri, gjendet i vrarë me armë zjarri “Seli i Malit”. Historia e përplasjes me “Ben Qimen” dhe dyshimet për ekzekutimin e sotëm

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.