• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Humbi jetën gjatë punës elektricisti 27-vjeçar, rrëfimi i fqinjit: Punonte në kushte të vështira

19/02/2026
in Kronikë
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rrilë, në Lezhë, ku një punonjës i OSHEE ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas informacioneve të policisë, elektricisti 27-vjeçar M.P. ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte për riparimin e një defekti, duke pësuar dëmtime fatale.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “Në Kohë Reale” në RTSH1, fqinji i viktimës, Alfons Tashaj, rrëfeu rrethanat e ngjarjes dhe kushtet në të cilat po punonte i riu.

Sipas tij, 27-vjeçari kishte rreth një vit e gjysmë që kishte nisur punë si elektricist, pasi kishte përfunduar shkollën përkatëse. Ai u përshkrua si një djalë punëtor dhe i përkushtuar ndaj komunitetit.

“Kishte rreth një vit e gjysmë që kishte filluar punë si elektricist dhe kishte mbaruar shkollën. Ishte një djalë shumë punëtor dhe inteligjent dhe ishte në shërbim të banorëve i cili sakrifikoi jetën e tij për të bërë një riparim në energjinë elektrike. Markun sot e kishin marrë në telefon të OSHEE sepse kishin probleme në Barbolloj, dhe ka shkuar në transformatorin pranë nënstacionit  të Rilës, 30 metra nga nënstacioni elektrik aty ku shkëputet energjia për të punuar punonjësit. Sipas thënieve ka hipur në transformator ndërsa kishte energji elektrike. Ky nuk është rasti i parë që ka ndodhur në Lezhë sepse ka pasur raste të tjera që kanë lëshuar energjinë organet kompetente. Marku ka punuar në kushte shumë të vështira dhe pa kushte”, u shpreh fqinji i Mark Prengës.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish, ja çfarë bisedova me Donald Trump

    Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish, ja çfarë bisedova me Donald Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je e paaftë, unë kam 30 vite karrierë”/ Plas sherri mes Ermiona Lekbellos dhe Soni Malajt! Fermerja: Ta ka bërë mirë Jonida Maliqi!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet e vërteta, ja sa para do të fusë realisht në xhep Selin nga çmimi i madh i “BBVA 5

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mateo ndryshon mendimin për Selinën: Nuk e meritonte fitoren!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!