AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

by SHT Media
18/02/2026
in Politikë
6
0
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Korridori VIII nuk është thjesht një investim. Ai është një domosdoshmëri strategjike“, kështu deklaroi nga Ministeriali për Korridorin e VIII që po mbahet sot në Tiranë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Spiropali mbajti fjalën e saj në nisje të sesionit qendror me praninë e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit për Punët e Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timčho Mucunski, Zëvendës Ministrit të Jashtëm të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, dhe Ambasadorit të Rumanisë në Shqipëri, Octavian Şerban.

“Është kënaqësi t’ju kemi sot këtu, në një takim që nuk lidhet thjesht me një vijë në hartë, por me formën e së ardhmes së rajonit tonë. Korridori VIII është ndërlidhja e munguar lindje–perëndim e Ballkanit Jugor. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi, tregjet me tregjet dhe rajonin tonë me zemrën e Europës. Dy mijë vjet më parë, Via Egnatia arriti pikërisht këtë: lidhi portet, qytetet dhe njerëzit në të njëjtën hapësirë gjeografike. Sot, nuk po shpikim diçka të re. Ne thjesht po përfundojmë një detyrë që historia e ka përcaktuar tashmë për ne: ta bëjmë këtë pjesë të Europës realisht të ndërlidhur“, tha Spiropali.

Sepse ndërlidhja, shtoi Ministrja e Jashtme, nuk lidhet vetëm me asfaltin dhe hekurudhat.

“Ndërlidhje do të thotë mundësi. Do të thotë qëndrueshmëri. Dhe në Europën e sotme, nënkupton edhe siguri“, theksoi Spiropali.

Ministrja e Jashtme deklaroi se “në të gjithë vendin, korridori është në qendër të strategjisë sonë kombëtare të transportit” dhe se “Shqipëria po bëhet një nga nyjet e më të besueshme të këtij projekti”.

“Ne kemi një portofol projektesh prioritare me vlerë mbi dy miliardë euro dhe shumica e tyre janë tashmë të gatshme për zbatim. Në sektorin hekurudhor, linja Durrës–Rrogozhinë po avancon me financim evropian. Punimet inxhinierike për segmentin pasues drejt Pogradecit kanë nisur. Ndërkohë, linja e re hekurudhore që lidh Tiranën me Durrësin dhe aeroportin ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit. Në sektorin rrugor, segmentet kryesore nga porti drejt kufirit lindor janë në ndërtim ose në faza të avancuara përgatitore. Në sektorin e energjisë, interkonjeksioni 400-kilovolt me Maqedoninë e Veriut, që ndjek gjurmën e korridorit, është pranë përfundimit. Pra, porta perëndimore e Korridorit VIII nuk është më një ide. Ajo është një paketë projektesh konkrete në terren, me financim, kontrata dhe afate të përcaktuara“, tha ajo.

Spiropali u ndal edhe në rëndësinë e Korridorit VIII si aset strategjik për ndërveprueshmërinë dhe sigurinë europiane.

“Rrugët, hekurudhat, portet dhe lidhjet energjetike janë asete strategjike. Korridori VIII është i vetmi aks i vërtetë lindje–perëndim në Europën Juglindore. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes vendeve tona, të gjitha anëtare të NATO-s. Kjo i jep këtij korridori një dimension të dytë, shumë praktik. Ai nuk është vetëm një projekt ekonomik dhe integrues.

Ai është edhe një korridor ndërveprueshmërie. Ai mundëson që forcat aleate, pajisjet dhe furnizimet të lëvizin më shpejt dhe në mënyrë më të parashikueshme në rajon, duke forcuar arkitekturën e sigurisë së krahut jugor të Aleancës.

Vetëm pak ditë më parë, në Takimin Ministror të Mbrojtjes të NATO-s, u riafirmua rëndësia strategjike e mobilitetit ushtarak në krahun juglindor, duke mundësuar avancimin e përdorimit të dyfishtë të Korridorit VIII përmes financimit të përbashkët të Aleancës. Në këtë kuptim, Korridori VIII kontribuon jo vetëm në tregti dhe rritje ekonomike, por edhe në mbrojtjen kolektive, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin në hapësirën më të gjerë të Detit të Zi dhe Mesdheut”, deklaroi Spiropali.

Ministrja u ndal edhe te nevoja për përfshirjen e të gjitha segmenteve të Korridorit brenda rrjetit europian të transportit.

“Për sa kohë që segmente kyçe të Korridorit VIII mbeten jashtë rrjetit bazë TEN-T, korridori nuk mund të tërheqë shkallën e financimit dhe prioritetit politik që meriton. Ai mbetet strategjikisht i rëndësishëm, por financiarisht dytësor. Prandaj hapi i ardhshëm është i qartë.

Korridori VIII duhet të njihet brenda rrjetit bazë ose rrjetit bazë të zgjeruar TEN-T. Ky vendim do të zhbllokonte financimet, do të sinkronizonte investimet dhe do ta kthente këtë korridor në një prioritet të vërtetë evropian.Kjo nuk është çështje e një trajtimi të veçantë. Është çështje logjike strategjike. Europa nuk mund të flasë për qëndrueshmëri, zgjerim dhe autonomi strategjike, ndërkohë që aksin e saj të vetëm jugor lindje–perëndim e lë jashtë rrjetit të saj bazë të transportit.”

Spiropali nënvijëzoi se faza e ardhshme e projektit duhet të jetë më praktike për ta bërë Korridorin VIII një arterie funksionale europiane.

“Na duhen afate kohore të sinkronizuara ndërmjet vendeve.

Na duhen standarde teknike të ndërveprueshme. Na duhen procedura kufitare më të shpejta.

Dhe na duhet financim i koordinuar nga instrumentet evropiane dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Korridori VIII është, gjithashtu, një nga mënyrat më konkrete për ta afruar rajonin tonë me Bashkimin Europian. Ai shkurton distancat. Ul kostot. Lidh bizneset, krahun e punës dhe tregjet. Dhe e shndërron gjeografinë në mundësi.

Për rajonin tonë, ky nuk është vetëm një projekt transporti. Është një deklaratë politike. Ai tregon se Adriatiku dhe Deti i Zi nuk janë skajet e Evropës, por portat e saj hyrëse”, përfundoi Spiropali.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.