• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

Me lajme shumë të mira erotike! Meri Shehu jep vlerësimin javor me yje për shenjat zodiake

16/02/2026
in Jetë
Reading Time: 6 mins read
Me lajme shumë të mira erotike! Meri Shehu jep vlerësimin javor me yje për shenjat zodiake
101
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Si çdo të hënë, astrologia Meri Shehu, vjen tek “Rudina” në Tv Klan, duke dhënë një vlerësim javor për çdo shenjë zodiake.

“Kjo javë ka filluar furishëm. Momenti më i rëndësishëm është dita e neserme, ku kemi Hënën e Re në Ujor, e cila përkon dhe me fenomenin e eklipsit diellor, që është eklipsi i parë i këtij viti dhe është shumë i fuqishëm. Duke qenë së Hëna e Re është në diagonalen Ujor-Luan, do shikojmë që do mbyllet një cikël dhe nesër është sikur të shtypet ai butoni i kuq që mbart rrezikshmëri, sepse në këtë eklips merr pjesë Urani nga Demi dhe është në katërkëndësh të plotë me Hënën e Re në Ujor”, tha astrologia.

Këtë javë (16-22 shkurt), do të kryesojë Ujori me 5 yje, ndërsa renditja përfundon me Demin që fiton vetëm 2 je. Por, mos u “demoralizoni”, pasi për çdo shenjë zodiake ka një surprizë…

Më poshtë, gjeni të listuar të gjitha shenjat e horoskopit dhe vlerësimi për secilën prej tyre.

Dashi – 4 yje

Dashët e lindur në 10-ditëshin e parë, në dtaën 20 është Saturni që takohet me Neptunin, që sapo është futur Saturni në Dash dhe ka një takim të bukur me Neptunin; sikur përkrahet nga Perëndia e Deteve, i Fantazisë, i Ëndrrave, por dhe i Shprësës. Domëthënë, i jep içik ngjyra jetës së tyre. Kurrsesi, Dashët e lindur në 10-ditëshin e dytë e të tretë, nuk mund të kenë qartësi në këtë periudhë e ata do të kenë probleme të fuqishme ekonomike.  

Demi – 2 yje

Demët marrin pjesë kryesisht në këtë eklips. Marrin pjesë sepse Urani është në shenjën e tyre, në 10-ditëshin e tretë të Demëve. Por, kemi shtatë vjet që flasim për Demin që Urani në shenjën e tyre ka ndryshuar me themel gjërat. Por, edhe nesër, të lindurit në 10-ditëshin e tretë, do të shikojnë që diçka do nuhasin, do bëhet, një ndryshim i madh vjen në jetën e tyre. Shpresojmë të vijë për mirë, por është një ndryshim surprizë. Më situatë të qetë kanë ata të lindurit në 10-ditëshin e dytë, ata ndoshta do kenë takime të mira, lajme pozitive deri diku dhe stabilizime familjare.

Binjakët – 3 yje

Binjakët janë në një pozicion më komod, sidomos sepse Mërkuri në Peshq është i tyre. Peshku jep disi disa tentativa, ndryshime për karrierën dhe çështje që kanë të bëjnë me ekonominë. Kështu që, shumë Binjakë të lindurit në 10-ditëshit e dytë mund të marrin një ekuilibër ekonomik, kurse të tjerët do kenë kujdes nga eklipsi. Hëna e Re vërtet i thërret për një udhëtim jashtë, ose për një çështje ligjore që dikush do ta mbyllë. Por, pikërisht atje ku duket se u rregullua, ajo shembet sepse duket bukur nga jashtë por mund të ketë një shembje.

Gaforrja – 3 yje

Të lindurit në 10-ditëshin e dytë janë me fat në këtë periudhë. Kanë një marrëveshje shumë të mirë, një komunikim me jashtë, një çështje personale, një plan, një diskutim që ecën dhe fuqizohet. Të tjerët pastaj kanë një çështje të rëndësishme karriere. Takohet Saturni me Neptunin. Aty gjërat priteshin të vështirësoheshin, por Gaforret e lindura në 10-ditëshit e para të shenjës së tyre, mund të marrin një vrull, ose një ngritje të çuditshme, për t’u dukur krejt ndryshe në sytë e të tjerëve dhe të marrin një pozicion karriere, ose në jetën personale një vendimmarrje shumë të mirë.

Luani – 4 yje

Hëna e Re në Ujor përballë shenjës së tyre është direkt në këtë diagonale. Ato ngjarje që do ndryshojnë nesër, qoftë në bashkëpunime, qoftë ne afrimitete, kontrata, nënshkrime shumë të rëndësishme fillojnë nesër e mund të përfundojnë për një muaj, por mund të përfundojnë edhe në gusht. Po kështu, edhe në çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunime afatgjata. Ka ca bashkëpunime që vendosen për tre javë, marrin fund me sukses; ka ca që mund të shtyhen, futet dhe Mërkuri kundër në datën 26 dhe shtyhet deri në gusht, po kështu edhe çështjet ekonomike.

Virgjëresha – 3 yje

Virgjëreshat janë në afate të mira pozitive ato që kanë lindur në 10-ditëshin e dytë, sepse Mërkuri është i tyre dhe i thërret në një bashkëpunim shumë të mirë, në një ekuilibër pozitiv; një mbrojtje, një përkrahje dhe duket sikur gjërat do marrin drejtimin e tyre dhe nga Jupiteri në Gaforre. Mund të themi që jemi në një pozicion të mirë. Por, me Ujorin gjërat nuk shkojnë mirë, sidomos ata të lindurit në 10-ditëshin e tretë do kenë probleme me shëndetin ose me punën. Kështu që gjithë Virgjëreshët të lindurit në 10-ditëshin e tretë që shikojnë diçka që i shqetëson, nga nesër të kenë kujdes për një tre-javësh, ose deri në gusht të vitit 2026.

Peshorja – 4 yje

Janë ndër më të favorizuarat, të paktën në ndryshimin e jetës së tyre. Janë planetet që japin këtë ngjyrim, kështu që mund të ndahen nga një bashkëpunim ose nga një marrëdhënie dhe mund të futen në një marrëdhënie, bashkëpunim të ri. Pra, jeta e tyre ndryshon komplet dhe janë një nga shenjat më të favorizuara këtë periudhë sidomos Peshoret e lindura në 10-ditëshin e dytë, që aty kemi dhe lajme shumë të mira erotike.

Akrepi – 3 yje

Akrepët e lindur në 10-ditëshin e dytë marrin lajme shumë të mira ekonomike, bashkëpunime, takijme romantike ose në një punë që ka të bëjë me artin. Ata të lindurit në 10-ditëshin e tretë, eklipsi i kap drejtpërdrejtë, një shkëputje, një paqartësi një ndarje, ose një ndryshim jete tërësore i pret. Ai “butoni i kuq” shtypet nga nesër, për tre javë do shikohet ça ka ndodhru dhe deri në gusht ose do ta rregullojnë ose… le të shohim.

Shigjetari – 4 yje

Hënën e Re në Ujor e kanë pozitive, nëse marrin vendimin të ndryshojnë diçka të rëndësishme në jetën e tyre siç është puna, ose përditshmëria e tyre. Si kanë qenë tani, nuk do jenë. Meqë Shigjetarët janë optimistë, do përshtaten shpejt, prandaj kanë marrë 4 yje, sepse do përshtaten shpejt në këtë periudhë sa i përket ndryshimeve të mëdha në jetën e tyre. Vetëm kujdes nga shpenzimi i tepërt i energjisë, çështjet shëndetësore por dhe ndryshimi i punëve të papritura. Shigjetarët e lindur në 10-ditëshin e dytë do marrin lajme shumë të mira ekonomike.

Bricjapi – 4 yje

Bricjapët do kenë lajme të mira ekonomike, shpirtërore, personale, takime shumë të frytshme për ata që kanë lindur në 10-ditëshin e dytë. Të tjerët pastaj do kenë një rreshqitje të fuqishme në çështjet ekonomike, një paqartësi, një investim që shkon dhe nuk dihet se ku shkon. Gjërat janë jashtë kontrollit, sidomos në jetën personale. Nëse keni lindur në 10-ditëshin e tretë nuk është momenti të mërziteni nëse ndodh diçka që ju nuk e kontrolloni dot në fund të fundit.

Ujori – 5 yje

Ujorët me 5 yje sepse eklipsi i parë i këtij viti që është kaq i fuqishëm, me Hënë të Re në shenjën e tyre. Ndodhin ndryshime të mëdha në jetën e tyre që kanë të bëjnë me dëshirat, me raportet me punën, me raportet me ekonominë, familjen, ndryshime të mëdha shtëpish, ndryshime të mëdha biznesesh familjare, vendi, qyteti, shteti… Pra, ndodh diçka dhe Ujorët e lindur në 10-ditëshin e tretë, për ata shtypet nesër “butoni i kuq”. Në çështjet ekonomike, Ujorët e lindur në 10-ditëshin e dytë, u garantohet një sukses i plotë.  

Peshqit – 3 yje

Peshqit kanë një garanci të mirë ekonomike [ër ata që kanë lindur në ditët e para të shenjës së tyre sepse Saturni dhe Neptuni i tyre takohen dhe bëhet një marrëveshje shumë e mirë kësaj jave. Plus, ata që kanë lindur në 10-ditëshin e dytë që do të jenë mirë në erotizëm, me komunikimet, çështjet ligjore… Pra, ngelet e keqja gjithmonë tek 10-ditëshi i tretë, që përballen me Hënën e Re. Hëna e Re shton më shumë fobi tek Peshqit, mbylljen në vetvete, ose i zmadhon shqetësimet e tyre, kështu që duhet të kenë kujdes. Ata që janë shumë delikatë këtë kohë mos të dëgjojnë shumë lajme, të mos bëhen pjesë e gjërave më të mëdha se sa ata vetë mund t’i përballojnë.

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

16/02/2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

16/02/2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

16/02/2026
Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

16/02/2026

Recent News

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

16/02/2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

16/02/2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

16/02/2026
Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

16/02/2026
AlbTimes

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport