AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

by SHT Media
16/02/2026
in Politikë
6
0
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet në datën 23 shkurt në orën 10:00 për çështjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja e Këshillit do të bëhet pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi padinë e kryeministrit Edi Rama pasi gjyqtarët u ndanë 4 me 4 për vendimin. Socialistët ishin shprehur edhe më herët që rastin do ta trajtonin pasi të jepte verdiktin Gjykata Kushtetuese.

Edhe sot, gjatë prezantimit të nismës për ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, kryeministri Edi Rama u ndal te kjo temë duke deklaruar se propozimet dhe rasti i Ballukut në Kuvend nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ai deklaroi se mazhoranca do ta trajtojë fillimisht me përgjegjësi rastin e Ballukut dhe më pas do të kalojë për votim ndryshimet.

Kujtojmë se Balluku u mor e pandehur më 30 tetor, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me tunelin e Llogarasë, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra si zv/kryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, në sajë të hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe.

Qeveria e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila më 6 shkurt, vendosi që ta rrëzonte padinë, pasi gjyqtarët votuan 4 pro dhe 4 kundër. Kështu, u rikthye masa e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun, e cila ishte hequr më 12 dhjetor 2025, po me verdikt të kësaj gjykate.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.