AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

by SHT Media
15/02/2026
in Politikë
6
0
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

19 shkurti do ta gjejë kryeministrin Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë në Washington për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.

Kjo u pohua vetë nga kryemistri gjatë podkastit të përjavshëm Flasim.

“Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar,se,se,se… Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes.”, tha Rama.

Duke komentuar protestë e 10 shkurtit të opozitës kryeministri e quajti si një përshkallëzim të dhunshëm.

“Ka vetëm një parti parlamentare në Europë që të ketë në programin e aktivitetit të saj pjesë të pandarë të ekzistencës së vet që nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve deri dhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror. Kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve që veshin maska, fshehin fytyrën pas tabelave dhe presin sinjalin për të mbaruar punën për të cilën janë paguar duke hedhur molotov pa u identifikuar nga kamerat sipas planit. Dhe mercenarët u shfaqën përsëri në krye të kësaj jave dhe bënë dhe më shumë dëm duke kaluar tanimë në hedhjen e bombave të mirëfillta artizanale të përgatitura nga udhëheqja e të ashtuquajturës dhe ndjesëpastës Partisë Demokratike dhe duke plagosur ende më shumë punonjës të policisë deri në shkaktimin e plagëve nga djegia”.

Ndërsa për pretencën e prokurorisë në Hagë ku u kërkua 45 vite burg për Hashim Thaçin dhe secilin prej 3 liderëve të tjerë të UÇK kryeministri Edi Rama tha se “mu desh dhe më duhet sinqerisht më duhet kohë të kuptoj se si mund të përballet një gjë e tillë, një çmenduri e tillë, një paturpësi e tillë, një mizori e tillë, me fjalë.

“Ky nuk është një turp për ca prokurorë, për atë farë idioti ndërkombëtar që dilte dhe lexonte broçkulla. Ky është një turp për shtetet që e mbështesin atë gjykatë, që e paguajnë atë gjykatë” theksoi kryeministri Edi Rama.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.