AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së”, Rama: Turp për idiotin ndërkombëtar që e lexoi!

by SHT Media
15/02/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Rama: Shqipsharësit, tifozë të budallakisë patriotike, po e trajtojnë Hashimin si armik
6
SHARES
312
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në podcastin e tij “Flasim”, si çdo të dielë, kryeministri Edi Rama u prononcua për momentet më kyçe të javës që po lëmë pas.

Ai fillimisht u ndal në protestën e fundit të Partisë Demokratike, atë të 10 shkurtit, që u shoqërua me incidente. Po ashtu foli për gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vendimin për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, e të tjera.

Protesta e opozitës/ Rama: Jashtëderdhje e plakut që na prish imazhin në Evropë

Kryeministri Rama u shpreh se pjesëmarrësit në protestë, të cilët shpesh maskohen dhe përdorin mjete të rrezikshme si molotovë, kanë plagosur punonjës të policisë dhe kanë dëmtuar pronë publike dhe madje janë paguar për këtë.

“Kisha shumë kohë, s’mbahet mend pa komentuar ndonjë protestë të opozitës deri kur dy javë më parë pas një përshkallëzimi të dhunshëm bëra një koment për të thënë diçka sa të thjesht, aq dhe të vërtete. Sepse është e vërtetë, në Europë ka protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, antiglobalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj neofashistë që dalin në rrugë për arsyet e tyre. Maskohen, armatosen me molotovë, thyejnë, djegin, plagosin punonjës policie, shkatërrojnë prona. Por qysh nga koha e partive famëkëqija e 100 viteve më parë, atyre në Gjermani dhe në Itali, të cilat i paraprinë pastaj epokës së zymtë sa s’thuhet të fashizmit dhe të nazizmit, ka vetëm një parti parlamentare në Europë që të ketë në programin e aktivitetit të saj pjesë të pandarë të ekzistencës së vet që nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve deri dhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror. Kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve që veshin maska, fshehin fytyrën pas tabelave dhe presin sinjalin për të mbaruar punën për të cilën janë paguar duke hedhur molotov pa u identifikuar nga kamerat sipas planit.

Dhe mercenarët u shfaqën përsëri në krye të kësaj jave dhe bënë dhe më shumë dëm duke kaluar tanimë në hedhjen e bombave të mirëfillta artizanale të përgatitura nga udhëheqja e të ashtuquajturës dhe ndjesëpastës Partisë Demokratike dhe duke plagosur ende më shumë punonjës të policisë deri në shkaktimin e plagëve nga djegia.”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri theksoi se fenomeni nuk është i krahasueshëm me protesta normale në Europë, por përfaqëson një degjenerim të një force politike, e cila ka si qëllim vetëm prishjen e imazhit të vendit.

“Është e qartë që këto farë protestash me atë pisllëkun që krijojnë në bulevard, ja shikojini dhe mendojini kështu si po ju them, janë një jashtëderdhje në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon dhe pastaj fërkon duart kur pamjet e jashtëderdhjeve të tij dalin nëpër mediat e huaja duke lënduar imazhin e Shqipërisë dhe duke krijuar idenë se ç’po ndodh në Shqipëri.

Në fakt ajo që po ndodh në raport me sa po themi është një degjenerim i pandalshëm dhe shpërthimi i një dëshpërimi të pa ngushëllueshëm, rezultati rrudhja e mëtejshme e një partie t’i thuash, e një force, se di çfarë force ka më, e një arabeje politike që s’ka asnjë mision, por ka vetëm një funksion, të shkarkojë rropullitë e plakut. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Vaj medet pikë e zezë.”, shtoi ai.

Pretenca për ish-krerët e UÇK-së, Rama: Turp për idiotin ndërkombëtar që e lexoi, prokurorët, dhe shtetet që…

Mes të tjerash, kryeministri Rama u ndal edhe tek gjyqi që po zhvillohet në Gjykatën Speciale të Hagës kundër ish-krerëve të UÇK-së. Kryeministri u shpreh nuk ka prova të mjaftueshme për të lidhur drejtëpërdrejt krimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për Hashim Thaçin dhe për secilin prej tre udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Mu desh dhe më duhet sinqerisht, më duhet kohë të kuptoj se si mund të përballet një gjë e tillë, një çmenduri e tillë, një paturpësi e tillë, një mizori e tillë, me fjalë.

Kërkesa për 45 vite burg për të katër figurat domethënëse të Luftës Çlirimtare, ishte një bombë e hedhur mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës. Një prokurori krejt e padenjë, e cila për të marrë në shqyrtim historinë e përgjakshme të Luftës Çlirimtare të Kosovës bëri gjashtë vite hetim dhe doli me pretendimin se gjatë viteve ‘98-99, qenkan kryer krime kundër njerëzimit dhe krime luftës ndaj civilëve. Por nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar, që lejon dënime mbi pretendime të tilla dhe pa asnjë provë të qartë se ekziston një plan dhe një forcë e organizuar për të sulmuar dhe për t’u marrë jetën civilëve si të tillë, pse janë civilë.”, tha Rama lidhur me pretencën e Prokurorisë Speciale për t’i dënuar ish-krerët e UÇK-së me 45 vjet burg secili.

Ai kritikoi prokurorët e Hagës, duke thënë se kjo pretencë nuk është turp vetëm për ta, por edhe për shtetet që e mbështesin dhe e paguajnë atë gjykatë.

“Po ashtu, nuk ka asnjë lloj ligjësie dhe asnjë ligj ndërkombëtar që i hap rrugën dënimit të një udhëheqësi në një luftë çlirimtare, vetëm se ka qenë udhëheqës. Ama, pa provuar se ka dhënë urdhëra për të sulmuar civilët, se ka pasur kontroll real mbi të gjitha formacionet luftarake në territor të një ushtrie çlirimtare në emër, por të një tërësie forcash të bashkuara nga i njëjti ideal dhe qëllim, por jo në të njëjtin organizim në territor apo se ka pasur ndonjë lidhje tjetër drejtpërdrejtë me vepra penale të kësaj ububushmërie.

Dhe ajo farë prokurorie dështoi të sillte, qoftë në një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore pas gjashtë a pak a shumë gjashtë vitesh hetime e mbështetur nga një zinxhir shtetesh demokratike, të cilat duhet të ndjehen të turpëruara nga një maskaradë e tillë. Ky nuk është një turp për ca prokurorë, për atë farë idioti ndërkombëtar që dilte dhe lexonte broçkulla. Ky është një turp për shtetet që e mbështesin atë gjykatë, që e paguajnë atë gjykatë, që mundësojnë rroga marramendëse për personazhe të kësaj injorance dhe njëkohësisht dhe të kësaj… nuk di çfarë të them, nuk di çfarë të them.”, shtoi kryeministri.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Shqipërua nuk mbahet peng nga dhuna, maskat e frika”- Koçiu viziton godinat e dëmtuara në Qytetin Studenti: Kjo nuk është protestë e studentëve, e papranueshme!

16/10/2026

“Katastrofale pse goditet ekonomia!”- Bizneset kërkojnë mbrojtje, mbi 15 filiale bankash të dëmtuara!

16/10/2026

Këlliçi akuza Qeverisë për dhunë në protestë: Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë!

16/10/2026

Protesta një ditë më parë në Kukës, Kryebashkiaku apel të rinjve: Dëmtimi i pronës nuk është mënyra për të shprehur pakënaqësitë!

16/10/2026

Protesta, Meçe zbulon planin e Berishës: Synonte skenarin e “21 janarit”! Për këtë shkak Policia…

16/10/2026

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

16/10/2026

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

16/10/2026

“Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”- Kreu i Rendit për protestën: 127 arrestime, 244 procedime dhe 120 policë të plagosur

16/10/2026

Protesta/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës!

16/10/2026

Ambasada e Polonisë në Tiranë paralajmëron udhëtarët që të shmangin protestat në Shqipëri!

16/10/2026

I vranë vëllanë para syve në Itali, shqiptari reagon pas vendimit të gjykatës për autorin: Për sa kohë të marr frymë, s’ka ligj ta shpëtojë

16/10/2026

Dhuna në protestë, arrestohen 56 persona dhe procedohen 97 të tjerë, mes tyre edhe të mitur!

16/10/2026

Braçe publikon pamje nga shkollat në ditën e katërt të protestave: Gjithçka është jetë, fëmijët janë mirë!

16/10/2026

Atentati në Gjirokastër me bombë në makinë ku u vra Beqir Devolli, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Shkak, prishja e pazareve të drogës, Policia zbulon detajet

16/10/2026

Krim në familje në Vaun e Dejës, burri godet bashkëshorten me sqepar, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë!

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Shqipërua nuk mbahet peng nga dhuna, maskat e frika”- Koçiu viziton godinat e dëmtuara në Qytetin Studenti: Kjo nuk është protestë e studentëve, e papranueshme!
  • “Katastrofale pse goditet ekonomia!”- Bizneset kërkojnë mbrojtje, mbi 15 filiale bankash të dëmtuara!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.