• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

15/02/2026
in Politikë
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi protestën e 10 shkurtit si një nga kryengritjet më të fuqishme paqësore në historinë e Shqipërisë pas 20 shkurtit të vitit 1991.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, një ditë më parë Berisha tha se kjo protestë ishte një manifestim i dinjitetit dhe guximit të qytetarëve shqiptarë.

“Përsëris mirënjohjen time më të pakufishme për të gjithë ata që iu përgjigjën thirrjes së ndërgjegjes së tyre, që me 10 shkurt, në kryengritjen madhështore paqësore tronditën gjer në palcë narkoregjimin dhe përcollën në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, por edhe te gjithë miqtë e Shqipërisë dhe njerëzit liridashës në botë, mesazhin e shpresës.Unë mund të them se 10 shkurti ishte dita jo vetëm e guximit të madh, por edhe e dinjitetit të vërtetë të shqiptarëve”, tha Berisha.

Berisha theksoi se protesta e 10 shkurtit pati jehonë ndërkombëtare.

Ai u shpreh se kauza e opozitës është të rrëzojë atë që ai e quajti “narkoshtet”.

“Ne kryengritjen nuk e ndërpresim kurrë pa rrëzuar narkoshtetin. Ideja që të mos largohemi nga sheshi për rrëzimin e narkoshtetit është absolutisht ideja më e drejtë”, tha ai.

I pyetur në lidhje me propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore, Berisha tha se opozita do kërkojë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale, por sipas tij zgjedhje me Edi Ramën nuk ka.

“Forumi i intelektualëve që mblodhi forcat politike dy ditë më parë, paraqiti një dokument, të cilin ne e firmosëm dhe të gjitha forcat politike opozitare u angazhuan për Shqipërinë një zonë elektorale, ku pesha e votës të qytetarit bëhet e barabartë në të gjithë territorin dhe për çdo qytetar.

“Por, thënë kjo, ju lutem edhe njëherë, të mos harrojmë se absolutisht përsëri, me Edi Ramën zgjedhjet do jenë farsë dhe vetëm farsë. Cilido që të jetë sistemi, cilido që të jetë ndryshimi, shqiptarët me Edi Ramën nuk do votojnë kurrë të lirë”, tha ai.

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!