AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

by SHT Media
13/02/2026
in Kronikë
6
0
Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë me dije se qytetarët mund të shohin online të dhënat e pronave të tyre në zonat ku po zhvillohet Regjistrimi Fillestar.

Me pak fjalë, nëse zona juaj është në proces regjistrimi, tani mund të hyni në faqen zyrtare të ASHK-së dhe, përmes një harte interaktive, të kontrolloni si janë regjistruar të dhënat e pronës suaj. Kërkimi bëhet sipas zonës kadastrale ose emrit të pronarit.

Në hartë shfaqen të gjitha informacionet që janë mbledhur gjatë matjeve dhe verifikimeve në terren.

Dokumentet vijojnë të jenë të afishuara edhe fizikisht për 45 ditë në ambientet e njësive të vetëqeverisjes vendore. Kjo do të thotë se qytetarët kanë një afat të caktuar për të kontrolluar të dhënat.

Nëse dikush gjen gabime, pasaktësi apo ka pretendime për pronën e tij, duhet të paraqesë kërkesë me shkrim pranë pikave të afishimit publik ose në drejtorinë vendore të ASHK-së brenda afatit ligjor.

Ky është momenti kur çdo pronar duhet të verifikojë të dhënat e tij, pasi pas mbylljes së kësaj faze, regjistri kadastral konsiderohet i përfunduar për zonën përkatëse.

Regjistrimi Fillestar është procesi përmes të cilit regjistrohen për herë të parë të gjitha pronat në një zonë të caktuar, duke krijuar regjistrin zyrtar të tyre.

Njoftimi i plotë i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

“Transparencë më e madhe dhe akses më i lehtë për qytetarët. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se zonat kadastrale ku po zhvillohet Regjistrimi Fillestar dhe për të cilat ka nisur Afishimi Publik, tashmë mund të konsultohen edhe online në faqen zyrtare të institucionit. Përmes hartës interaktive, qytetarët mund të shohin të dhënat e pasurive të evidentuara gjatë procesit të matjes dhe verifikimit në terren. Sistemi lejon kërkimin sipas zonës kadastrale dhe emrit të subjektit, duke shfaqur të gjitha të dhënat e pasqyruara për pasurinë përkatëse. Ndërkohë, dokumentacioni vijon të jetë i afishuar fizikisht për një periudhë 45-ditore në ambientet e vëna në dispozicion nga njësitë e vetëqeverisjes vendore përkatëse, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. Gjatë kësaj faze, çdo qytetar që konstaton pasaktësi, ka pretendime apo kërkon korrigjim të të dhënave, duhet të ndjekë procedurën zyrtare përmes paraqitjes së kërkesës me shkrim pranë pikave të afishimit publik ose pranë drejtorisë vendore të ASHK-së përkatëse, brenda afatit ligjor të përcaktuar. Afishimi Publik është një moment kyç i Regjistrimit Fillestar — një fazë që garanton transparencë, përfshirje të qytetarëve dhe saktësi të regjistrit kadastral përpara përmbylljes së procesit”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.