• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

12/02/2026
in Botë
Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

Një tragjedi e rëndë ka goditur Sudanin verior, ku të paktën 21 persona kanë humbur jetën pas mbytjes së një anijeje në lumin Nil mbrëmjen e së mërkurës. Autoritetet lokale njoftuan se deri më tani janë gjetur 21 trupa, pa dhënë ende detaje mbi shkaqet e aksidentit. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të zhdukur.

Sipas dëshmitarëve që folën për AFP, varka mbante rreth 30 persona kur u përmbys mes fshatrave Taiba al-Kawad dhe Deim al-Qarai, pranë qytetit Sendi, rreth 200 kilometra në veri të kryeqytetit Khartum. Gjashtë persona arritën të shpëtohen.

Në një reagim në Facebook, autoritetet e shtetit të Nilit e cilësuan ngjarjen si një “tragjedi të tmerrshme humanitare”, duke theksuar se ajo nxjerr në pah cenueshmërinë e transportit lumor dhe mungesën e masave bazë të sigurisë.

Ata u bënë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për të shmangur përsëritjen e fatkeqësive të tilla. Shumë sudanezë varen nga anije të vogla të operuara nga individë privatë për transportin lumor, ndërkohë që infrastruktura e vendit është dëmtuar rëndë pas më shumë se tre vitesh lufte.

Një ngjarje e ngjashme u regjistrua edhe në korrik të vitit 2024, kur rreth 20 persona që përpiqeshin t’i shpëtonin luftimeve humbën jetën pas mbytjes së një tjetër anijeje në Nil, në shtetin juglindor të Shinarit. Konflikti i armatosur mes ushtrisë së rregullt dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, që prej prillit 2023, ka shkaktuar mbyllje rrugësh dhe përkeqësim të thellë të shërbimeve publike, duke e bërë edhe më të rrezikshëm transportin për qytetarët.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!