AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

by SHT Media
12/02/2026
in Politikë
6
0
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me debate të forta lidhur me protestat qytetare dhe fenomenin e dhunës në shkolla, gjatë interpelancës me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, u ndal te çështja e dhunës në shkolla, ku specifikoi rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cami dhe akuzoi qeverinë për masa propagandistike, duke theksuar se sipas të dhënave zyrtare raportohen rreth 2500 raste dhune në vit në shkolla, ndërsa studime të organizatave ndërkombëtare sugjerojnë përmasa edhe më të mëdha të fenomenit.

“E kam thirrur këtë interpelancë me ministren Kumbaro për fenomenin që po gërryen familjet shqiptare që është dhuna në shkolla.

Dhe më shumë se një vit më parë të gjithë u tronditëm nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cami dhe pas asaj ngjarje Qeveria nisi një propagandë shfrenuese, si edhe një censurë paraprake, ndonëse kjo ndalohet me Kushtetutë, duke mbyllur edhe rrjetin social Tik Tok. Përmasat e dhunës për të cilat i censuron Qeveria në shkolla janë të frikshme. Vetë ministria raporton minimumi 2500 raste në vit dhune brenda në shkollat shqiptare. Save the Children ka bërë një studim shumë serioz në shkollat shqiptare dhe thotë të paktën 40% e fëmijëve shqiptarë në sistemin parashkollor kanë përjetuar dhunë dhe çfarë është më e rënda thotë që vetëm gjysmat i kanë raportuar, gjysmat, pra vetëm 20% di ministria, gjysmën tjetër nuk raportohet për arsye të tjera. Pra dhuna si fenomen në shkollat shqiptare është dy herë më e lartë seç e di vetë Qeveria”, deklaroi Kapri.

Deputeti kritikoi masën për shtimin e oficerëve të sigurisë në shkolla, duke e cilësuar të pamjaftueshme dhe ngriti akuza edhe për emërime dhe përgjegjësi institucionale në strukturat e ministrisë.

“Tani të jeni të bindur që ministrja Kumbaro do vijë këtu edhe do thotë zgjidhja jonë është 160 oficerë të rinj sigurie në shkolla dhe do t’i sjellim shumë shpejt. Pra kaq ofron Qeveria, oficerë sigurie të keqpaguar me pagë minimale madje dhe të patrajnuar, por ajo që nuk do flasë këtu ministrja Kumbaro është modeli: dhe modeli i ministres Kumbaro është Arta Dollani. Sa herë që zonja Kumbaro shëtit nga një ministri në ministrinë tjetër, tre njëra pas tjetrës, kjo zonjë e ndjek nga pas duke marrë postet më të rëndësishme”, shtoi ai.

Më tej Kapri ngriti edhe shqetësimin për protestën e banorëve të Rrjollit, Durrësit dhe ish-minatorëve, të cilët prej disa orësh protestonin para Kuvendit. Ai kërkoi angazhimin e Kryetarit të Kuvendit për organizimin e një seance dëgjimore në komisionet parlamentare.

Sipas Kaprit, banorët e Rrjollit po përballen me ndërhyrje në pronat e tyre pa transparencë dhe pa konsultim, ndërsa në Durrës, banorë autoktonë po shpronësohen pa informacion të qartë mbi vlerën e pronës.

Xhixho: Arsimi, në emergjencë kombëtare

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cilësoi situatën në arsim si “emergjencë kombëtare” për sa i përket sigurisë dhe cilësisë. Ajo akuzoi qeverinë se përdori ngjarjen tragjike të vitit të kaluar si justifikim për mbylljen e rrjetit social TikTok, duke e konsideruar këtë si tentativë për censurë.

Duke iu referuar një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit të dhjetorit 2025, Xhixho tha se oficerët e sigurisë ndodhen nën presion dhe kanë hezitim për raportimin e incidenteve, ndërsa ministria, sipas saj, nuk ka një panoramë reale mbi nivelin e rrezikut në shkolla.

“Kur goditet një fëmijë në shesh imagjinoni sa të soigurt janë ata në shkolla. Arsimi shqiptar në emergjencë kombëtare sa i përket cilësisë.

Në vend që të garantonte siguri në shkolla, qeveria përdori vrasjen e Martin Canit si justifikimoër të mbylljen e TikTok me një vendim që ngjan si tentativë për censurë dhe kontroll të hapësirës publike.

Në dhjetor 2025 KLSH e vërtetoi këtë dështim me fakte zyrtare dhe të pakundërshtueshme.

Sipas KLSH, oficerët e sigurisë kanë frikë të raportojnë incidente. Oficertët ndodhen nën presion të drejtuesvetë shkollave. Urdhrat e ministrisë për kontrolle fizike dhe të ambienteve janë kthyer në formulë dhe formalitet pa vlerë. Instrumentet për matjen e rriskut nuk përdoren. Ministria s’ka panoramë reale mbi nivelkin e rrezikut në institucione arsimore”, tha Xhixho.

Kumbaro: Sfida globale, të mos mohojmë punën e mësuesve

Në përgjigje, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, prezantoi planin e masave për sigurinë në shkolla dhe mbështetjen psikologjike për 355 mijë nxënësit e sistemit parauniversitar.

Ajo theksoi se dhuna në shkolla është një sfidë globale, e lidhur me ndikimin e pakontrolluar të hapësirës virtuale, dhe kërkoi bashkëpunim të të gjithë aktorëve shoqërorë.

Ministrja solli të dhëna mbi stafin në sistemin arsimor: mbi 30 mijë mësues, 2670 mësues ndihmës, 1183 psikologë e punonjës socialë dhe 329 oficerë sigurie aktualisht në detyrë, ndërsa numri i miratuar arrin në 392.

Kumbaro e cilësoi “cinike” mohimin e punës së përditshme të mijëra punonjësve të arsimit dhe mbrojti rolin e mësuesve si pasuri kombëtare, duke theksuar se përballja me fenomenet negative kërkon përgjegjësi të përbashkët dhe jo retorikë politike.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.