• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

10/02/2026
in Botë
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një zgjedhjeje vendimtare, të shndërrohet në një fuqi globale ose rrezikon të mbetet i pambrojtur dhe të “eliminohet” nga konkurrenca ndërkombëtare.

Në një intervistë për shtatë gazeta evropiane, Macron theksoi se që nga publikimi i raporteve të hartuara nga Mario Draghi dhe Enrico Letta, Kina ka përshpejtuar ndjeshëm rritjen ekonomike, duke arritur një suficit tregtar me pjesën tjetër të botës prej rreth 1.000 miliardë eurosh, shkruan A2 CNN.

“Nëse Europa mbetet thjesht një treg i hapur në të katër anët, do të shkatërrohet. Europa duhet të vendosë nëse është e aftë të bëhet një fuqi ekonomike, financiare, ushtarake dhe demokratike”, u shpreh Macron.

Sipas tij, aktualisht Europa po shërben si faktor rregullues për pjesën tjetër të botës, pa pasur mjetet e nevojshme për të mbrojtur interesat e veta strategjike, teksa paraqiti katër objektiva kryesore për ringritjen e Bashkimit Evropian, raporton A2 CNN.

Së pari, thjeshtimi dhe përfundimi i tregut të përbashkët, për të rritur konkurrueshmërinë dhe efikasitetin ekonomik.

Së dyti diversifikimi tregtar dhe reduktimi i varësive strategjike të krijuara ndër vite, përmes rikthimit të kapaciteteve prodhuese evropiane. Në këtë kuadër, Macron përmendi nevojën për forcimin e rolit ndërkombëtar të euros, përfshirë futjen e euros digjitale dhe zhvillimin e stablecoin-eve në euro.

Së treti promovimi i “preferencës evropiane”, duke vendosur klauzola mbrojtëse në sektorë kyç si industria e çelikut, automobilave, kimisë dhe mbrojtjes, me synimin që prodhimi evropian të ketë përparësi në tregun evropian, përcjell A2 CNN.

Dhe së fundi investimi në inovacion, të cilin Macron e cilësoi si thelbësor për të ardhmen e kontinentit.

“Shpesh përqendrohemi vetëm te thjeshtimi dhe diversifikimi, duke harruar preferencën evropiane dhe domosdoshmërinë e investimeve të përbashkëta evropiane”, përfundoi presidenti francez.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!