• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

08/02/2026
in Kronikë
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

Për të kryer një vrasje “perfekte”, dhe që autoritetet ta kenë të vështirë gjetjen e autorëve, këta të fundit, sendet për arritjen finale të qëllimit nisin t’i sigurojnë shumë kohë më herë. Përveç armëve, të cilat gjenden në shumë raste përmes një aleance të pashkruar biznesi me grupe të tjera kriminale, me rëndësi janë makinat që do të përdoren për krimin.

Edhe vitin që lamë pas, nuk munguan rastet që makinat e përdorura në atentate të frikshme, u trafikuan nga jashtë. Por jo gjithmonë përdoren për krime. Shitja e tyre pasi fillimisht janë vjedhur në vendet evropiane, është një treg i zi i lakmuar.

Në disa raste, një punë e mirë e Antitrafiqeve, ka sjell si rezultat pikasjen e tyre dhe rrjedhimisht sekuestrimin. Një raport i Ministrisë së Brendshme nënvizon se gjatë vitit 2025, u evidentuan 224 raste të trafikimit të mjeteve motorike, 10 më shumë se sa në 2024. Kryesisht janë makina luksoze, por që nuk mungojnë edhe motoçikletat për të pasionuarit.

Tipike janë vjedhjet e në Gjermani dhe disa shtete të tjera, për t’i shitur në Shqipëri. Në shumë raste blerësi brenda vendit nuk është në dijeni, por kjo nuk i ka shpëtuar nga hetimi në gjendje të lirë. Makinat që sillen në mënyrë të paligjshme, shpesh pajisen me dokumentacion fals me akte shitjesh.

Nga ana tjetër, të dhënat zyrtare flasin për vijimësi të trafikimit të armëve. Trendi është në vijueshmëri, pavarësisht se krahasuar me 2024-ën ka ulje. Vitin që lamë pas, Antitrafiqet goditën 32 raste, 9 më pak se në 2024-ën.

Në Shqipëri të rralla janë rastet që atentatet kryhen me armë të trashëguara nga 1997-a, përveç rasteve të krimit në familje. Agresiviteti i grupeve kriminale dhe financimi i tyre u ka dhënë luksin për përdorimin e armëve të reja, në mënyrë që dështimi të jetë sa më i vogël. Armë automatike të reja dhe pistoleta prodhim i markave prestigjioze perëndimore që trafikohen brenda vendit, kryesisht përmes kufirit tokësor, por jo vetëm.

Armët e kapura edhe vitin që lamë pas vijnë kryesisht nga Serbia, kalojnë në Kosovë dhe në fund brenda vendit. Grupet kriminale që merren vetëm me trafikimin, i sheshin në çmime që variojnë nga 500 deri në 2 mijë euro, në grupe të tjera që kanë hesape të pambyllura. Territori i vendit përdoret për kalim të armëve edhe në Greqi. Një treg i lakmueshëm është kalimi i pistoletave edhe përmes porteve dhe aeroporteve, kryesisht në drejtim të Britanisë së Madhe.

Strukturat e rendit e konsiderojnë këtë fenomen si një kërcënim serioz, ndërsa theksojnë se lufta ndaj tij kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar dhe goditje të rrjeteve financiare që e mbajnë gjallë këtë treg të zi.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!