• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

08/02/2026
in Kryesore, Politikë
Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

 

Bashkë me tërmetet, qeveria mund të bëjë me detyrime dhe sigurimin e pronave nga përmbytjet. Ministria e Financave iu ka çuar për konsultim institucioneve të linjës projektligjin e rishikuar “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” të cilit i bashkëngjiten edhe përmbytjet.

Sipas dokumentit që i është dërguar për konsultim Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Institutit të Gjeoshkencave dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile, në Fondin për Sigurimin nga Tërmetet dhe Përmbytjet do përfshihen banesat, njësitë tregtare dhe zyrat. Ndërkohë nuk do mund të sigurohen ndërtesat që përbëhen nga argjile apo qerpiçi, strukturar me fibër-kallami apo objektet e lëvizshme.

Në rast të tërmeteve apo përmbytjeve do të kompensohen dëmet materiale deri në një masë, por jo dëmtimet fizike apo humbjet e jetëve. Gjithashtu sendet brenda banesës nuk do mund të sigurohen dhe as humbjet financiare nga ndërprerja e veprimtarisë dhe fitimi i munguar nuk do të kompensohen.

Sigurimi i detyrueshëm ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve do të vlejë si për qytetarët shqiptarë ashtu edhe për shtetasit e huaj. Kontrata e sigurimit do të përmbajë emrin dhe të dhënat mbi pronën e të siguruarit, datën e fillimit dhe mbarimit të policës së sigurimi, shumën dhe primin e sigurimit.

Fondi për Sigurimin nga Tërmetet dhe Përmbytjet financohet nga primet e qytetarëve dhe bizneseve, komisionet nga risigurimi, të ardhurat nga investimet, mbështetja e buxhetit të shtetit, grante dhe donacione, si dhe të ardhura të tjera ligjore, duke siguruar mbulimin e rreziqeve natyrore dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Nëse nuk bëhet sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet dhe përmbytjet, disa shërbime nuk do të jenë të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset. Këto përfshijnë shërbimet në Kadastër, përgatitjen dhe regjistrimin e kontratave vullnetare të sigurimit, disa shërbime të ofruara në platformën e-Albania, si dhe shërbime në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu i sigurimeve në Shqipëri dominohet nga sigurimet motorike, të cilat përbëjnë 69,5% të totalit. Sigurimet për pronën dhe shërbimet e tjera zënë 16,1%, ndërsa sigurimet për jetë dhe shëndet përbëjnë 14,3% të tregut. Kjo strukturë tregon se pjesa më e madhe e aktivitetit të sigurimeve lidhet me automjetet, ndërsa segmentet e tjera mbeten më të vogla.

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!